Dashi
Dielli dhe Urani janë në harmoni, gjë që lehtëson marrëdhëniet tuaja me seksin tjetër. Ju do të gjeni mënyrën për të komunikuar me partnerin/en, shefin, apo ndonjë koleg pune dhe do të bëni përpjekje për të kuptuar këndvështrimin e tyre. Në planin sentimental, keni nevojë të sqaroni marrëdhënien tuaj. Ju ndjeni një lloj largimi të partnerit/es suaj, që është i/e hutuar dhe nuk e ka mendjen aty. Jeni gati të dëgjoni atë që ai/ajo ka për të thënë. Një shok/shoqe ju tregon një sekret të sikletshëm, të cilin ju do ta keni të vështirë të mos ia thoni askujt.
Demi
Puna do të marrë shumë nga koha dhe energjitë tuaja këtë javë, sepse do të jeni të detyruar të merrni përsipër një punë që nuk e prisnit. Do ta pranoni gjithçka, pa u ankuar, por keni dëshirë të kërkoni një rritje rroge në pranverë, ndaj jeni gati të provoni se ia vleni. Mund të organizoni një fundjavë të bukur që të gjithë të jenë të lumtur dhe të qeshur. Jupiteri ju shtyn të jeni më të dhënë pas familjes. Do të dilni me një grup miqsh, për të shpëtuar nga rutina.
Binjakët
Problemi i një shoku apo të afërmi tuaj, do t’ju prekë edhe juve. Ju do ta ndihmoni me sa të mundeni dhe kështu, do t’i provoni që e mbështesni. Në dashuri, ju bëni përparime çdo javë dhe për këtë ju ndihmojnë edhe planetet. Nëse jeni të martuar, do të thoni atë që mendoni, pa pasur frikë nga tjetri. Edhe profesionalisht jeni në formë, megjithëse nuk bëni më shumë përpjekje se zakonisht.
Gaforrja
Do të jetë një javë e qetë si nga ana personale, ashtu edhe nga ajo profesionale. Do të bëni disa punë rutinë, si edhe rregullime e punë burokratike, që do t’ju duken të mërzitshme, por që janë të domosdoshme. Do të doni të kaloni një fundjavë jashtë shtëpisë bashkë me partnerin/en; mos e shihni si gjë të parealizueshme, pasi me organizim, çdo gjë është e mundur. Beqarët mund të ndjehen paksa të mërzitur, por mendoni se zgjedhjet për ju janë të pafundme, bota ju përket! Shumë shpejt do të gjeni edhe ju njeriun e duhur.
Luani
Ju doni të fitoni më shumë para për të përmbushur nevojat tuaja për luks. Disa objekte ju duken të domosdoshme për jetën tuaj: Një çantë e mirë, një orë luksozë, një makinë e bukur, etj. Ju keni nevojë të keni identitetin tuaj shoqëror, po aq sa bukurinë tuaj. Në punë, do të irritoheni nga një person që ju jep mendimin e tij/saj për gjithçka që ju bëni. Për fat të mirë, merreni vesh mirë me pjesën tjetër të kolegëve. Mos përfitoni nga kjo për të kritikuar kolegen tuaj, sepse mund të kthehet kundër jush.
Virgjëresha
Këtë javë do të jeni të përqendruar te çifti, do t’i jepni partnerit/es të kuptojnë se çfarë prisni për Shën Valentin. Keni dëshirë gjithashtu të krijoni gjëra të qëndrueshme dhe afatgjata në lidhje. Nëse jeni vetëm, të gjithë ata/o që do t’ju pëlqejnë do të jenë të zënë… Profesionalisht, jeni në formë. Dielli dhe Mërkuri ju mprehin intuitën dhe ju do t’u gjeni zgjidhje gjithë problemeve që ju dalin përpara.
Peshorja
Shumë evenimente në punën tuaj, të rejat pasojë njëra-tjetrën: Një shtatzani, një ndarje, një martesë, një ndryshim vendi pune… Gjithçka është në lëvizje dhe juve ju pëlqen ky ortek ndryshimesh. Ju jeni në dijeni të gjithçkaje, përgëzoni dikë, ngushëlloni dikë tjetër, por jeni të pranishëm për të gjithë. Tensionet në çift do të zgjidhen pas një skene grindjeje që do t’ju lejojë të dyve të thoni atë që keni në zemër.
Akrepi
Kujdes buxhetin tuaj! Një shtim i vogël i të ardhurave nuk ju autorizon t’i bëni të gjitha rrush e kumbulla. Do të ndjeheni më afër prindërve tuaj dhe mund t’u bëni edhe ndonjë kritikë, duke buzëqeshur. Risitë në punë ju bëjnë të mendoni për pozicionin tuaj: Një shef i ri, një program i ri kompjuterik, etj. Ju do t’u përshtateni këtyre ndryshimeve. Në dashuri, pasioni është i zjarrtë, romantik dhe seksi. Do të ndjeheni të kënaqur.
Shigjetari
Ju do të merreni shumë me shtëpinë, me rregullime dhe heqjen qafe të gjithçkaje që nuk ju duhet. Këtë gjë do ta bëni edhe në punë dhe për këtë, shkaktar do të jetë Marsi. Do të jetë një sjellje pak si kompulsive, por efikase. Megjithatë, kjo gjendje duhet mbajtur dhe kjo nuk është një nga cilësitë tuaja; preferoni rregullimet spektakolare. Në dashuri, jeni paksa të irrituar. Ju e doni, por ai/ajo ju irriton.
Bricjapi
Përsëri dhe gjithmonë do t’ju duhet të zgjidhni. Nganjëherë, ju i bëni vetes shumë pyetje… Mjaft me analizën e thellë dhe torturimin e vetes, kur kjo nuk është e nevojshme. Nëse keni nevojë t’i kërkoni një kredi bankës, apo prindërve, do ta merrni; ju i keni dhënë provat se jeni të besueshëm në këtë drejtim. Do të përgatisni një fundjavë shumë të këndshme, një surprizë për partnerin/en, të cilën do ta mbajë mend gjatë. Profesionalisht, jepni maksimumin e mundshëm.
Ujori
Truri juaj do të punojë 24 orë në 24, do të keni ide me shumicë, një krijimtari interesante dhe do të mbaroni shumë punë. Gjithashtu, do të keni përpara një dilemë: Të ndërroni punë apo të rrini aty ku jeni? Përgjigjen do ta merrni para fundit të muajit. Ndërkohë, ju punoni me gjithë forcat tuaja. Flisni për punën gjithë kohën, por mundohuni të gjeni pak kohë edhe për lidhjen, pasi tjetri/a ka gjëra për t’ju thënë dhe… mos harroni ditëlindjen tuaj.
Peshqit
Neptuni, Afërdita dhe Marsi në shenjën tuaj janë të mirë për dashurinë tuaj. Nëse jeni në çift, do të ndjeheni shumë afër tjetrit, por mos u bëni të ngjitur. Nëse jeni beqar, mund të bëni një takim interesant, ku tjetri do t’ju pëlqejë edhe fizikisht, edhe intelektualisht. Jeni në qiellin e shtatë, vetëm për këtë mendoni. Nga kjo, harroni madje edhe të hani… Në punë, kujdes mos bëni ndonjë budallallëk, ngaqë s’e keni mendjen aty. Jeni të ngarkuar me shumë emocione…
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)