Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 supersticione të lidhura me Vitin e Ri kinez

Viti i Ri kinez po afrohet (më 19 shkurt), por ai nuk ka vetëm zbavitje dhe fishekzjarre. Ka edhe një listë tabush dhe supersticionesh të shoqëruara me vitin e ri hënor, që nga evitimi i veshjeve të zeza e deri te ngrënia e ananasëve për fat. Ja, cilat janë ato:

1. Portokallet dhe mandarinat
Portokallet dhe mandarinat simbolizojnë fatin e mirë dhe mbarësinë, prandaj shihen gjithkund gjatë Vitit të Ri Hënor. Të bësh vizita te miqtë dhe të afërmit pa u sjellë këtë frut si dhuratë, shihet si mungesë respekti.
2. Zarfat e kuq
Dhënia e dhuratave në formë parash të futura në zarfa të kuq, është një mënyrë për t’u “dhënë fatin e mirë” atyre që i marrin. Është mendimi ai që ka rëndësi, jo domosdoshmërisht sasia e parave, megjithëse sa më shumë, aq më mirë.
3. Fishekzjarret
Sipas mitologjisë së lashtë kineze, është një përbindësh, gjysmë dragua, gjysmë luan, që ha njerëz dhe që quhet Nian, i cili zbret nga malet dhe terrorizon njerëzit çdo vit. Megjithatë, njerëzit e kanë kuptuar se Niani i urren zhurmat e larta, kështu që ata vendosën të përdorin fishekzjarrë në ditën e parë të Vitit të Ri, për të trembur bishën. Natyrisht, kjo praktikë është bërë pjesë e pandarë e festimeve për Vitin e Ri Hënor.
4. Ngjyra e kuqe
Niani urren edhe ngjyrën e kuqe, kështu që njerëzit vishen me këtë ngjyrë gjatë Vitit të Ri Kinez, për ta trembur atë. Tani, kjo është bërë ngjyra e ogurit të mirë.
6. Ngjyra e zezë
E zeza i bashkangjitet vdekjes dhe fatit të keq, kështu që kinezët evitojnë veshjet me këtë ngjyrë gjatë ditës së parë të Vitit të Ri.
7. Ananasët
Ananas, në gjuhën mandarine, do të thotë “mbarësi”. Kjo shpjegon edhe fiksimin e kinezëve pas këtij fruti gjatë Vitit të Ri, që nga llampadarët me formë ananasi e deri tek ëmbëlsirat me të.
8. Peshku dhe abalone (një lloj molusku)
Përsëri nuk ka lidhje me vetitë ushqimore, por me emrat e tyre në mandarin. Peshku lexohet “ju”, ndërsa abalone, “bao ju”, ku fjala kyç është “ju”, e cila në gjuhën kineze tingëllon njëlloj si fjala bollëk. Është e rëndësishme për kinezët të jetojnë në bollëk dhe të mos privohen nga asgjë në vitin që vjen.
9. Pastrimi i përgjithshëm
Pothuajse në çdo shtëpi kineze bëhet pastrimi gjeneral para Vitit të Ri, për të hequr qafe gjithë “gjërat e pisëta” në shtëpi. Në këto “gjëra të pisëta” bëjnë pjesë që nga pluhuri dhe deri te shpirtrat e këqinj.
10. Ndalohet fshirja me fshesë
Mendohet se fshirja me fshesë gjatë Vitit të Ri, largon fatin e mirë. Për këtë arsye, ndalohet fshirja me fshesë. Mund të përdoret vetëm fshesa elektrike.
11. “Ruajtja e viteve”
Besohet se fëmijët duhet të rrinë zgjuar deri natën vonë në vigjiljen e Vitit të Ri, për të “ruajtur vitet” për prindërit e tyre. Sa më vonë të flenë ata, aq më shumë do të rrojnë prindërit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Luziana: Artisti matet nga talenti, jo nga centimetrat e fustanit

Advertisement