– Kam konflikt me vëllain, sepse ai më ka dërguar nënën në Azil. Kur unë po ikja në emigrim i thashë amanet nënën, dhe ai më tha do ta mbaj shumë mirë, njësoj e kemi. Por kur u martua gruaja si duket ja mbushi mendjen dhe e çoi në Azil. Kur e mora vesh mu duk se mu shemb gjithë bota përreth, dhe nuk gjeja dot rehat. Dhe ka lindur një konflikt i madh mes meje dhe vëllait, unë i kam thënë nuk të flas më për gjithë jetën. Unë dua ta marr nënën në Angli, por ai më thotë nuk të lejoj, sepse më duket se ka hallin e shtëpisë se është në emër të nënës. Ai tashmë më kërcënon, më thotë po e more nënën unë do të tregoj që ti një herë e një kohe je marrë me dokumenta të rreme për emigrantët, se ashtu merresha në fakt por tani nuk merrem më. Kam ra në hall, dhe nuk di si të veproj. Unë dua ta marr nënën time, por ai më kërcënon.
Advertisement