Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta rigjesh pasionin?

Seksi spontan dhe vlerat e tij

Sikurse e tregon edhe vetë termi, seks spontan në marrëdhëniet bashkëshortore quhet ai lloj kontakti intim që nuk kryhet në një orë dhe vend të paracaktuar, pra, vetëm në shtratin bashkëshortor, por në mënyrë krejt spontane, sa herë krijohet një mundësi e tillë. Ky lloj seksi është para së gjithash manifestim i një qëndrimi aktiv dhe krijues, është aftësi për të shfrytëzuar momentin e përshtatshëm që t’i shprehësh partnerit dashurinë, pasionin dhe ndjenjat e tua. Është aftësi për të kapur shkrepëtimën veguese të syve, gjestin e njeriut të dashur, aftësi për t’u ndezur flakë prej partnerit dhe për ta ndezur flakë edhe atë fare papritmas. Dhe në qoftë se fillimisht do të duket si një mënyrë “për të shuar etjen”, me kohë, përgjatë marrëdhënieve bashkëshortore, ajo bëhet një mënyrë e zakonshme për ta shkaktuar vetë këtë “etje”…

Të provokosh një skenë seksi spontan…
Shumë njerëz e kuptojnë seksin spontan si një afërsi intime pa “prelud”, por nuk është kështu. Prelud për këtë lloj seksi është gjithë jeta e përbashkët me partnerin, gjithçka që ka ndodhur deri në atë moment. Pastaj, le të mos harrojmë se prekja krejt rastësore e bërrylit apo e kofshës së femrës, aroma e parfumit të preferuar prej tij, një kopsë e zbërthyer rastësisht që zgjeron paksa dekoltenë, janë mjete nga më efikaset që e akordojnë atë patjetër në diapazonin e valës së dëshirimit… Edhe një kundërshtim i lehtë nga ana juaj kur ai fillon lojën, mund të luajë fare bukur rolin e preludit… Kështu, fare “rastësisht” pra, ndizen flakë të dy pjesëtarët e një çifti bashkëshortësh që e duan dhe e dëshirojnë njëri-tjetrin.
Gratë, duke u marrë me hallet e tyre dhe me “punët e shtëpisë”, shpesh, as që e mendojnë se seksi mund të bëhet çdo minutë. Mund ta dinë këtë teorikisht, por nuk e marrin mundimin ta “ndezin zjarrin” të parat… Kur janë në shtëpi, ato e lënë veten pas dore, harrojnë të hedhin parfum nga ai që i pëlqen atij (këtë e bëjnë vetëm kur dalin nga shtëpia), nënvlerësojnë rolin e “veshjes së lehtë” dhe të bukur në shtëpi, mbështjellin rreth trupit lloj-lloj vjetërsirash dhe, më e keqja, nxjerrin me dhjetëra pengesa kur vënë re ndonjë vegim dëshire në sytë e bashkëshortit për t’u qëndruar pranë…
Ja, thoni, kur keni “provokuar” ju vetë për herë të fundit një skenë të seksit spontan? Para dy muajsh? Vjet? Parvjet? Apo… as që ju kujtohet?

Advertisement

Një psikolog tregon…
Dy bashkëshortë erdhën për konsultim në studion time sepse muajt e fundit kishin vënë re një përkeqësim në jetën e tyre seksuale. I këshillova të aplikonin seksin spontan dhe të mbanin ditar për një muaj rresht për rrethanat dhe cilësinë e marrëdhënieve të tyre intime. Ja çfarë ishte shkruar në atë ditar:
“Ne, që të dy, sipas rekomandimeve të psikologut, filluam të aplikojmë seksin spontan. Unë e kisha harruar fare porosinë e tij, kur një ditë, im shoq, fare papritur më rrëmbeu dhë më shtriu aty ku isha, në dysheme. Unë, të them të drejtën, u tremba… Ai filloi të m’i hiqte rrobat një nga një. Unë isha veshur sikur do të shkoja në ndonjë ekspeditë në Alpet e Veriut… Fanellë e trashë, triko pas trikoje, çorape të trasha… Kur im shoq m’i hiqte nga trupi me një buzëqeshje paksa ironike, por mirëdashëse, që shprehte edhe një ndjenjë keqardhjeje, të them të drejtën, më vinte turp nga vetja; isha veshur tamam si ato plakat e motit në palcë të dimrit… Por, qëllimit ia arritëm, ama!”.
Kjo është situata tipike e një çifti tradicional me stazh të gjatë martese. Sidomos gruas, seksi spontan i duket diçka e papajtueshme me “moshën” dhe “gjendjen shoqërore”, madje, diçka qesharake. Vërtet në kushtet tona është e vështirë ta përfytyrosh një skenë të tillë ku mbizotërojnë pasionet rinore midis dy njerëzve “të pjekur” dhe seriozë.
Kam edhe dy klientë të tjerë… Sh. punon si llogaritare (është në vitet e fundit para pensionit) në një ndërmarrje ndërtimi, kurse P. është në vitin e parë të pensionit (edhe ai ka punuar llogaritar në një bankë). Vetë ata, të cilët e kanë kaluar gjithë jetën të veshur me kostume rigoroze (madje P. nuk e heq kravatën nga qafa as tani kur është në shtëpi) e kanë të vështirë tani ta përfytyrojnë veten e tyre edhe duke i buzëqeshur njëri-tjetrit e jo më… Ty do të të vijë për të qeshur, por ushtrimi më i zorshëm për ta kur erdhën të konsultoheshin tek unë, ishte ai kur u thashë ta shikonin njëri-tjetrin buzagaz drejt e në sy…

Vepro edhe ti si ai
Në rast se seksi spontan nuk është më pjesë e jetës tuaj intime, provoni ta riktheni atë duke i buzëqeshur njëri-tjetrit. Shikojeni në sy dhe buzëqeshini. Keni për të parë se jo vetëm që do t’u jepni fund atyre “gërvëreve” të kota që ju qepen si rrodhe, por do ta ndjeni veten shumë më afër njëri-tjetrit. Dilni mbi rutinën e jetës, kthejuni kurrizin halleve, merrni njëri-tjetrin dhe dilni e shëtisni në ajër të pastër, kur të ktheheni në shtëpi, shikoni njëri-tjetrin në sy me dashuri dhe buzëqeshje, si dikur…
Një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve intime-familjare luan, sigurisht, gruaja. Mendoni seriozisht për të mirat dhe dobitë e seksit spontan. Bisedoni për këtë shtruar me partnerin tuaj. Nxirrni përfundimet e duhura dhe përpiquni të shfrytëzoni dijet e përvojën tuaj në dobi të të dyve. Eshtë gabim i madh të mos pranosh “propozimin e tij” sido që ta shprehë, me shenja, me fjalë, me një vështrim ngulmues në sy apo vetëm me një buzëqeshje të ëmbël… Ndoshta ti në ato momente s’je “në qejf”, nuk “ia ke ngenë”, ndofta je ithtare e seksit në krevat, në një orë të caktuar. Pas ledhatimeve, pas puthjeve të lehta, pas përkëdheljes së dorës së tij të ngrohtë, pasi sheh të shkrepëtijnë në sytë e tij rrezet e pasionit të papërmbajtur, mund të kthesh mendje. Mund të jesh mësuar të jesh gjithmonë objekt i dëshirave të tij dhe të kundërshtosh paksa me naze përkëdhelëse, por lëri të gjitha këto mënjanë dhe hyr në lojë menjëherë, vendos sakaq: Plotësoja dëshirën, aty, në atë çast! Madje, merre vetë iniciativën në duart e tua. Akti intim e shton dashurinë tuaj për njëri-tjetrin.

Çoje lojën deri në fund
Ti mbase je mësuar që, pas seksit, të vraposh në banjo dhe të bësh avash-avash një dush që të shkosh pastaj të shtrihesh dhe të humbasësh në përqafime për një kohë të gjatë, mirëpo bashkëshorti yt, i lodhur në punë, pasi ka marrë gjatë seksit një dozë të mirë adrenaline dhe endorfine, kërkon të hajë dhe të flejë. Mbaje mirë parasysh këtë. Lëre hë për hë higjienën personale dhe zakonin tënd për të bërë dush, ushqeje mirë bashkëshortin tënd pas seksit dhe shtrihu së bashku me të në krevat jo për t’u përkëdhelur dhe humbur në përqafime, por pikërisht për të fjetur. Ai do ta vlerësojë shumë edhe këtë akt. Egoja e tij prej mashkulli do të mbetet e kënaqur. Ai do të mendojë: “Derisa ajo do të flejë, derisa po shtrihet me mua, kjo do të thotë se akti seksual e ka lodhur, e ka kënaqur”. Kështu, ai do të flejë i qetë. Edhe ti do të flesh e do të çlodhesh, do të ngrihesh e freskët dhe e kënaqur… Ju do t’i buzëqeshni me dashuri e afërsi njëri-tjetrit dhe, kur të zgjoheni, nëse do t’ju lejojnë rrethanat, vazhdoni bisedat e ngrohta e intime…

Si të sillesh me të?
Është vënë re se shumicës së grave u pëlqen të bëjnë seks në një ambient ku të mbizotërojë gjysëmerrësira, ndërsa meshkujve, përkundrazi, u pëlqen t’i shikojnë të gjitha hollësitë. Përpiqu t’ia plotësosh këtë dëshirë bashkëshortit tënd, mëso të bësh dashuri me sy hapur, shikoje dhe admiroje trupin e tij. Mos ki turp ta ndalësh vështrimin edhe në pjesët më intime. Meshkujve u pëlqen kjo gjë. Preke dhe fërkoje, jo për të rinisur lojën, por thjesht sepse të pëlqen ta shikosh, ta përkëdhelësh, ta prekësh… Thuaji bashkëshortit tënd edhe ndonjë fjalë të mirë, bëji një kompliment. Vetëm kujdes, mos gënje! Burrat e kuptojnë sakaq dhe efekti do të jetë i kundërt.
Shumë meshkujve u pëlqejnë fotografitë dhe filmat porno. Mbase edhe yt shoq sjell ndonjëherë në shtëpi dhe përpiqet të fshehë në ndonjë qoshe diçka prej tyre. Mos bëj sikur nuk e vure re. Merre, nxirre në shesh. Së pari, mos shfaq neveri, reago ndaj tyre natyrshëm dhe në rast se diçka të pëlqen e të nxit, mos ia fshih atij. Nëse ai ende nuk i njeh preferencat e tua, propozoji të shikoni së bashku një film erotik apo edhe porno, mos u druaj se do ta marrë për keq. Ndonjëherë, kur s’janë fëmijët në shtëpi, mund “të harrosh” hapur edhe ndonjë faqe të revistës apo kompjuterit të shtëpisë, ku të ketë fotografi dhe tablo të tilla erotike. Çështja është ta marrë vesh partneri yt se ti e dëshiron e do ta kesh pranë atë në situata sa më intime. Le t’i ngulitet atij se seksi me të zë një vend të rëndësishëm në jetën tënde.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sa lloje zgjatimesh ka?

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement