Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Det
– Shpesh shoh në ëndërr detin, sikur është i pastër dhe unë lahem në të. Herën e fundit isha në breg të detit dhe shihja dallgët. Çfarë do të thotë?
– Deti ka shumë kuptime. Nga ana psikologjike, tregon mendimet tuaja, karakterin, situatën në të cilën ndodheni dhe mënyrën se si po e përjetoni atë. Në rastin tuaj, meqenëse e keni parë detin të pastër, ëndrra tregon se gjithçka e keni nën kontroll. Çdo gjë do të shkojë shumë mirë dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë shpirtërisht e psikologjikisht. Vazhdoni në këtë mënyrë.

Djem
– Kam parë në ëndërr sikur po rrija në oborrin e shkollës me shoqen time. Aty erdhi A., një djalë që më pëlqen dhe B., djali që i pëlqen shoqes time. Unë tërhoqa B.-në, e shtyva drejt shoqes sime e ai ra sipër saj. Shoqja ime më shtyu sipër A.-së, por unë vetëm iu afrova, s’e preka. Çfarë kuptimi ka ëndrra?
– E nderuar vajzë, ëndrra nuk ka ndonjë kuptim të veçantë. Ajo tregon dëshirat tuaja për t’u lidhur me këta djem dhe faktin që nuk keni shumë guxim. Ju mendoni shpesh për djalin që keni parë në ëndërr, por keni frikë të nisni një lidhje me të. Ju uroj fat!

Funeral
– Kam parë në ëndërr sikur isha në një makinë funerali dhe po ruaja arkivolin e mamasë time (mamaja më ka vdekur vërtet). Kishte shumë njerëz, por unë isha shumë e shqetësuar që nuk po merrja dot pjesë në ceremoni. Një person më pengonte dhe unë nuk mund të shikoja fytyrën dhe fizikun e mamasë time. Ç’do të thotë kjo ëndërr? Arieta
– E dashur Arieta, ngushëllimet e mia për mamanë. Përveç faktit që keni mall për mamanë, ëndrra juaj tregon edhe frikën që keni se mos ju braktisin të gjithë njerëzit tuaj më të dashur. Kohët e fundit, jeni shumë e brishtë dhe ndiheni paksa e vetmuar. Ju duket sikur ju kanë braktisur të gjithë, por nuk është e vërtetë. Kjo është vetëm pjesë e imagjinatës tuaj, pasi ju nuk ndiheni mirë psikologjikisht. Ëndrra ju dërgon një mesazh shumë të qartë: Mos rrini e mënjanuar, bashkojuni shumicës së njerëzve, duke përfshirë këtu familjen, shoqërinë etj. Në këtë mënyrë, do të bëheni më e fortë dhe do të ndiheni më pak e vetmuar.

Advertisement

Rroba
– Në ëndërr kam parë sikur motra po më jepte shumë rroba për t’i provuar. Vishesha e zhvishesha dhe s’e kuptoja çfarë po kërkoja. Bëja vetëm ato që më thonin. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Elona
– E nderuar Elona, zëri juaj i brendshëm po ju sugjeron të mbroheni nga naiviteti që shpeshherë ju shpie në grackë. Ju u besoni më shumë se ç’duhet njerëzve që ju rrethojnë. Këtu nuk e kam fjalën për motrën tuaj, por për njerëz që janë jashtë rrethit tuaj familjar.

Forcë e panjohur
– Para disa netësh kam parë një ëndërr shumë të frikshme, sikur një forcë e panjohur dhe e padukshme më kapi nga mbrapa shpatullave dhe më ngrinte lart, deri afër soletës së shtëpisë. I shikoja mobiljet dhe sendet e shtëpisë nga lart. Isha tmerrësisht e frikësuar dhe po më rrotullohej shtëpia, por nuk bërtisja dot. Në fakt, nuk është hera e parë që e shoh një ëndërr të tillë. Do t’jua dija shumë për nder po të më tregonit kuptimin e saj. Fiori
– E dashur Fiori, e kuptoj frikën tuaj. Shpesh, personazhe të tilla, siç janë kafshët, forcat e panjohura e fantazmat, janë pjesë e karakterit tonë, që nuk i njohim ose nuk i pranojmë dhe shfaqen pastaj në atë mënyrë. Ëndrra tregon që ju jeni shumë e ashpër me veten, në lidhje me seksualitetin tuaj. Keni frikë nga marrëdhëniet dhe thellimi i problemeve në një lidhje. Diçka nuk shkon mirë me karakterin tuaj ose nuk ndiheni shumë rehat me personin që keni në krah. Nëse është kështu, duhet të gjeni patjetër një zgjidhje dhe, nëse është nevoja, t’i jepni fund lidhjes tuaj. Gjithë të mirat!

Kruajtëse dhëmbësh
– Kam parë në ëndërr sikur po haja kruajtëse dhëmbësh. Gjatë ëndrrës, ndjeja edhe dhimbje fizike. U zgjova nga gjumi i djersitur. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Nadi
– Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Kohët e fundit ju po bëni diçka që as juve vetë nuk po ju pëlqen. Zëri juaj i brendshëm po ju paralajmëron të reshtni së bëri gjëra që ju bëjnë të ndiheni keq. Mos shkoni kundra rrymës! Në radhë të parë, dëgjoni nevojat tuaja e pastaj vihuni në shërbim të të tjerëve. Gjithë të mirat!

Puthje inçestare
– Më vjen pak zor ta them, por kam parë në ëndërr sikur takova kushëririn tim me të cilin shkoj shumë mirë në realitet. Ai më provokonte, më përqafonte dhe më puthte me pasion, sikur të ishte i dashuri im. U zgjova nga gjumi shumë e tronditur. Ç’do të thotë?
– Duke qenë se ëndrra juaj lidhet kaq shumë me pasionin, ajo të bën të mendosh dhe parashikon njëkohësisht një periudhë paksa të vështirë për ju. Ju, kohët e fundit, po bëni disa gjëra kundra dëshirës tuaj. Dëshironi të bëni diçka tjetër dhe nuk arrini ta realizoni. Diçka ju pengon të përjetoni atë pasion që ju bën të lumtur. Duke qenë se ky veprim duket i ndaluar, ai ju shfaqet në ëndërr si puthje pasionante me kushëririn. Uroj t’i jepni fund sa më shpejt kësaj periudhe dhe të realizoni atë që dëshironi.

Martesë
– Jam Ina. Shoh shumë shpesh në ëndërr martesa. Çfarë kuptimi ka kjo ceremoni, e parë në ëndërr?
– Varet se si e shikon ëndrrën dhe çfarë gjendjeje shpirtërore ke përjetuar në të. Nëse keni qenë e lumtur, ëndrra tregon se do të jeni e aftë të ndërtoni një marrëdhënie të lumtur. Nëse e shikoni veten të trishtuar, do të thotë se do të ndiheni e dobët para problemeve që do t’ju dalin. Në lidhje me parashikimin në kompleks, ëndrra tregon që do të vijnë të reja e ndryshime që do t’ju bëjnë të ndiheni e sigurtë në të ardhmen. Nëse e shikoni veten sikur jeni e ftuar në një dasëm, do të merrni pjesë në raste të mëdha, që do t’ju japin shanse pozitive. Pak a shumë, këtë kuptim ka martesa. Gjithë të mirat!

Rënie
– Kam parë në ëndërr sikur po bija në një hapësirë të madhe. Nuk e ndjeja as që po bija në tokë, por edhe nuk isha i plagosur. Ç’do të thotë kjo ëndërr? Astriti
– I nderuar Astrit, ëndrra që keni parë, në rastin tuaj, tregon që jeni i shqetësuar për diçka dhe ky është një paralajmërim për të qenë i kujdesshëm. Pra, ëndrra në këtë rast po ju ndihmon duke ju këshilluar në mënyrën e saj. Jini i kujdesshëm në ditët në vazhdim. Gjithë të mirat!

Fluturim
– Kam parë në ëndërr sikur po fluturoja dhe po e shijoja më shumë se kurrë këtë fluturim. Isha shumë e kënaqur, por edhe pak e habitur se si fluturoja. Jam kurioze të di kuptimin e kësaj ëndrre…
– Fluturimi ka shumë kuptime, por në rastin tuaj, tregon që kohët e fundit ju ka lindur një ndjenjë e re dhe po e shijoni në maksimum atë. Përveç kësaj, ëndrra do të thotë që ndiheni e kënaqur me veten dhe superior ndaj të tjerëve.

Ndjekje
– Përshëndetje astrologe. Mbrëmë pashë në ëndërr sikur dikush po më ndiqte dhe unë e ndjeja që isha në rrezik. Nga frika, u zgjova nga gjumi. Ju lutem, më thoni ç’do të thotë se jam vërtet e shqetësuar. Eri.
– E dashur Eri, ëndrra juaj tregon që dikush po ju kërcënon ose frikëson. Gjithsesi, nuk keni pse të shqetësoheni. Edhe pse ndiheni e kërcënuar, askush nuk do t’ju bëjë asgjë të keqe. Thjesht, largojeni frikën nga vetja, që të mos ia pasqyroni atij që ju frikëson kaq shumë, pasi do të bëhet më ngulmues. Nëse tregoheni e fortë në sytë e tij, do të jetë ai që do të ketë frikë nga ju.

Përqafim
– Ç’do të thotë nëse sheh në ëndërr sikur të përqafojnë?
– Do të thotë se ju pëlqen dikush dhe ndjeni se mund të keni besim tek ai apo ajo.

Dështim
– Në ëndërr pashë sikur kisha një projekt në dorë dhe nuk po arrija ta realizoja me sukses. Po përpiqesha aq shumë, por përsëri e shikoja që nuk po më ecte. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Alda
– E nderuar Alda, ëndrra juaj do të thotë që ndiheni e pasigurtë rreth diçkaje dhe jeni e shqetësuar se mos nuk do të keni sukses në një projekt. Ruani qetësinë dhe merreni çdo gjë shtruar, duke menduar pozitivisht. Kështu, gjithçka do të shkojë në vendin e vet. Gjithë të mirat!

Fitore
– Jam Deni. Kam parë në ëndërr sikur isha në një garë shkolle dhe e fitova unë medaljen e artë. Më doli gjumi nga gëzimi. Çfarë parashikon kjo ëndërr?
– I nderuar Deni, ëndrra juaj është shumë e bukur dhe do të thotë se jeni i kënaqur me diçka që keni bërë. Kjo që keni arritur do të japë rezultatet e saj pozitive edhe në ditët në vazhdim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (7) View Comments (7)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Aragona Band: Nuk jemi aventurier...

Next Post

Dua të kem flokë të shëndetshëm

Advertisement