Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Shoh ëndrra që përsëriten
– Çfarë kuptimi ka të shohësh në ëndërr të njëjtin person pothuajse çdo natë? Më duket sikur më përndjek dhe nuk më lë të fle. Është ëndërr përsëritëse, e shoh kaq shpesh saqë kam filluar të shqetësohem.
– Shpesh, ëndrrat që përsëriten, kanë një mesazh. Gjersa ju ta kuptoni, ajo ëndërr do t’ju përndjekë përsëri. Ju duhet t’i jepni rëndësi ëndrrës përsëritëse dhe të kuptoni mesazhin që përcjell. Në momentin që ju do të reagoni ndaj një situate apo diçkaje për të cilën ëndrra po ju paralajmëron, edhe ëndrra nuk do t’ju shfaqet më. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, vetëm mundohuni të mbani mend detajet e ëndrrës. Gjithë të mirat!

Merimanga
– Jam Sabina. Motra ime shikon shpesh ëndrra me merimanga. Çfarë do të thotë të shikosh ëndrra të tilla?
– Merimanga në ëndërr ka shumë kuptime, ndaj unë po ju jap një shpjegim të përgjithshëm. Merimanga simbolizon ngatërresën, kontrollin, fuqinë dhe krijimtarinë. Në shumë raste, tregon se ju ndjeheni të huaj në disa situata, ose në të tilla raste, dëshironi të qëndroni larg dhe të krijoni prapaskena. Po kështu, merimanga simbolizon fuqinë femërore dhe mund t’i referohet një force të madhe mbrojtëse, gjer në atë pikë sa është gati të shkelë çdokënd që ka përreth. Në qoftë se shikoni duke vrarë një merimangë, ëndrra parashikon vështirësi në jetë dhe në fat. Nëse shikoni merimangën duke thurur rrjetë, nënkupton se ju do të shpërbleheni në jetë apo në punën tuaj profesionale, sepse dini se si të thurni intriga, gjersa të arrini atë që dëshironi. Në qoftë se motra juaj është çift dhe ka parë një merimangë të ngjitur pas rrjetës së saj, tregon se ndodhet e bllokuar në marrëdhënien e saj, ka një problem, të cilit nuk po i jep dot drejtim. Ndërsa kur shikon në ëndërr që një merimangë kafshon, ëndrra tregon konflikt me një person shumë më të fortë në jetën reale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (3) View Comments (3)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Misteri i orgazmës femërore

Next Post

Është zbuluar një asteroid me madhësinë e një mali

Advertisement