Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shpjegimi i endrrave tuaja…
Mund të kesh kaq shumë sëmundje?

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Vëllai do vriste të shoqen
– Pashë sikur vëllai im më tha që do të vriste gruan se kishte bërë diçka. Unë e dëgjova dhe po shkoja që t’i thoja asaj, pastaj vëllai po më ndiqte. Shkova te burri dhe i thashë se do t’i thoja diçka. Më pyeti se çfarë dhe unë i thashë: “Mos bërtit!”. Aty pashë dorën e vëllait në derë me dorashka. Po më shikonte me shumë urrejtje. Pastaj e pashë veten që ai po më gjuante shumë fort. Unë kisha shumë dhimbje dhe kërkoja ndihmë. Aty ishte një dhomë me të rinj, që disa i njihja, disa jo dhe kërkoja ndihmë, por askush nuk u ngrit. Po shikoja këmbët e mia që po më kullonin ujë e jo gjak dhe qaja aq shumë, saqë më zgjoi burri se po qaja me zë.
– Vëllai juaj do të kalojë një siklet familjar (mund të jetë një keqkuptim, një grindje familjare etj.), ndërsa ju vetë do të kaloni një siklet shëndetësor, që mund të jetë grip ose dhimbje reumatizmale. Dhimbja tregon sikletin shëndetësor, ashtu si edhe këmbët tuaja, që i keni parë duke ju kulluar ujë. Megjithatë, e qara me zë në ëndërr tregon çlirim nga të gjitha sikletet që do përjetoni apo keni përjetuar tashmë në realitet.

Flija në varreza
– Kam parë në ëndërr sikur po flija në varrezat e një fshati tjetër, por nuk e di me kë isha sepse nuk i mbaj mend. Pas pak u çova dhe u thashë se nuk po më merrte gjumi sepse kisha frikë. Pastaj vazhdova rrugën. Përpara më dukej se më dilnin përsëri varreza dhe i thoja vetes: “Unë nuk trembem sepse besoj në Zot dhe ai më ndihmon mua”. Ndonjëherë, sikur fluturoja për të kaluar pengesat. Çfarë kuptimi ka?
– Fjetja në varreza tregon njëfarë pasiviteti, brenga të së kaluarës që ju kanë ngelur të pazgjidhura dhe shumë frikë për të ardhmen. Nga ana tjetër, ëndrra paraqet edhe fundin e një sjelljeje që ju është bërë monotone, si edhe fundin e shqetësimeve. Do të keni një rilindje të brendshme, gjë që do të ndikojë në ndryshime pozitive në të ardhmen. Për momentin, mund të ndiheni i trishtuar, por me kalimin e kohës, gjithçka do të zgjidhet ashtu siç dëshironi ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Next Post

Mund të kesh kaq shumë sëmundje?

Advertisement