Lëndina
Bar i ngrënë
Nga
Kafshët,
Plot me flutura
Dashurie,
Gjurmë
Dhembjesh
E ripërtëritje
Ëndrrash,
Ishte e gjithë
Jeta e saj. Miltiadh Davidhi
Do më kujtosh mua me mall
Një ditë pranvera do të dalë
Po për ty s’do ketë shkelqim,
Do më kujtosh mua me mall
Do me kujtosh ne çdo agim.
Do kujtosh një djalë të heshtur,
Një shikim të humbur, një mister.
Në atë moment një qiell i vrenjtur
Do të trokasë, si rrallëherë.
Do dynden retë, do fillojë një shi,
Asgjë s’do jetë më si më parë.
Trupi yt nga i ftohti do të ngrijë,
I imi do jetë tretur në varr
Dhe kur kohë e gjatë të kalojë
E unë s’do të bëhem i gjallë,
Do thuash me veten: – Ku shkoi,
Ku humbi, ku u tret ai djalë?!
Atëhere s’do të mundesh më,
Do formosh numrin tim të vjetër,
Mes lotësh do dëgjosh një zë
Ai ka shkuar në një botë tjetër.
Nga dora telefoni do të rrëshqasë,
Do qash me lot, me plot trishtim.
S’do jetë më ai djali që do të bërtasë
dhe do të gjykojë për çdo gabim.
Por në fillimin e verës së nxehtë,
Kur çdo gjë mbi tokë lulëzon,
Më sill një lule mbi varr të shkretë,
Aty ku qyqja e vetme po këndon.
Veç të lutem, mos qaj mbi varr!
Merre një letër, shkruaj poezi!
Dhe në vargun tënd të parë
Mos përmend vdekje, por dashuri.
Tani, lamtumirë! Lamtumirë o dashuri!
Përtej jetës së gjallë të uron ky djalë!
Por prapë, në një ditë të mbushur me shi,
Do më kujtosh, do më kujtosh mua me mall. Izmir Todaj
Të jetosh këtu…
Me këta shpirtra të tharë, të mplakur.
Me këta njërëz bosh, pa mend,
Me këto kufoma të diktaturës së zgjatur;
Një arenë kanibalësh ligjvënës ky vend.
Oh, ç’ma kanë pështirosur shtëpinë e të parëve!
Këta ujqërit modernë llufitës të oksigjenit tim.
Ndaj si Magelani eksploroj toka e oqeane,
Më kot vuaj, s’dal dot nga qerthulli im.
Po përse, përse nuk gjallon hap e kilometër,
Paqja, përqafimi, dashuria, lumturia?
Ngazëllimi i njeriut të lirë, e asgjë tjetër,
Ky vend i marrë peng, ta kish emrin MIRËSIA! Flamur Cepele
Ku do t’i gjej gjurmët
(Me shumë respekt, shokut tim të fëmijërisë, Dr. I.S. Cullit)
Dhjetë fëmijë kishte xha Sulua
Me djersë të ballit i rriti
Si yjet në rrezatim
Secili majat i ngjiti
Rezo, pagëzoi njërin djalë,
U bë ushtarak i lartë
Si dashnor i letërsisë
Vargje derdhi përmbi kartë.
Por te tjetri unë do ndalem
Tek Izeti, miku im,
Për mjekësi u diplomua
Vargje shkroi me frymëzim
Xha Sulua dot s’e mendoi
Larg, në kohën e vështirë
Se njëri nga djemtë e tij
Do bëhej një mjek i mirë
Në Kurveleshin malor
Ku mungonte dhe xhadeja
Asnjë mjek nuk kishte shkelur
Njerëzit faleshin te feja
Këto kujtonte Izeti
Ndaj shërbente sa më mirë
Rrugën e jetës kish gjetur
Të shëronte njerëzinë
Përherë mirëpritur pacientët
Dhe fjalë e ëmbël shëroi
Gjatë kohës shërbeu mjekun
Mandej studioi e krijoi
Përherë në roje të jetës
Kohën sfidoi pa kursim
I pasqyroi të vërtetën
Mirënjohjen mori shpërblim
Herë pas here, kokën mbrapa
Rrugën e jetës kujtoi
Duke vlerësuar të tashmen
Më mirë të ardhmen shikoi
Ne të dy, miq të pandarë
Ndonëse puna na largoi
Zemrat tona pranë e pranë
Besa njerëzit i afroi
Izet, kudo t’i gjej gjurmët
Në Gërxhunë e Bohotinë
Në çdo skaj të Progonatit
Me muzë flladit Labërinë… Shefik K Koka
Jetë në letër
Shi që bie orëve të vona
Të rrëmben të shpie larg
Ku vijnë zëra si jehona
E ku shpirti, bëhet varg…
Bëhet vargje. Vargje shumë
Derdhin mall e nostalgji.
Rrjedhin gërmat si një lumë
Përmbi letër, poezi…
Përmbi letër shtrohet malli
Qerpikët ndeshen në qet’si
Bul’za djerse mbushet balli
Përmbi letër, nostalgji.
E ndër gërma nis udh’timi
Koha bëhet më e hirtë
Zemra del nga mallëngjimi
Permbi letër, derdhet shpirt.
E me mallin përqafuar
Shpirti bëhet më i gjerë
Zemra rreh e dashuruar
Përmbi letër, jetë e tërë
Jetë e tërë shkruar me gërma
Lapsi letrën e gërvisht
U mbush zemra me të thëna
Jeta mbet’ ajo që ish! Bledi Ylli
Veç atëherë…
Atje ku bashkohen dy hënat
Atje, në asgjëkund
Dhe dashuria ime për ty
Atje e gjen një fund
Ku dielli bëhet akull
E deti bëhet shkrumb
Dashuria ime për ty
Atje e gjen një fund.
Kur të gjesh fundin e botës
E tokën ta bësh dy
Atëhere dhe mund të masësh
Atë çka ndjej për ty…
Në ndodhtë apokalizëm
Mbarë botës, shkatërrim
Atëhere gjithçka do zhduket
Jo ti, nga shpirti im… Bledi Ylli