Edhe një paradoks tjetër Filozofia e pas 21 Janarit të vitit 2011 ka qënë kjo: To turn albanians VICTimization into VICTory… domethënë – të kthejme Viktimizimin e shqiptareve në Fitore. Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Dje i pashë viktimat e 21 janarit sërish viktima; kurse inkuzitorin e tyre, Meta, e pashë të takohej me Kryeministrin e Maqedonisë. Mos u mërzitni: ky është një paradoks shqiptar; sepse këta injorantë që drejtojne me ligësi në Shqipëri në 100 vjet, kanë ecur gjithmonë mes paradoksesh. Kur do të shpetojmë nga këto paradokse? Kur të shpetojmë nga injorantët që, me ligësi, drejtojnë Shqipërinë në 100 vjet. Kryeministri shqiptar dje, në përkujtimin e të vrarëve të 21 janarit, luante rolin e viktimës, kurse familiarët e të vrarëve nuk e kuptonin dot se çfarë i duhe kryeministrit shqiptar për t’i ikur ajo “mërzitje aq e madhe” për të rënët e 21 janarit . Mos ndoshta, për çudi, po kërkon edhe ky të bëht mbret? Po pse, a nuk ishte i mërzitur, në rol, inkuzitori Berisha sa herë që përkujtonte viktimat e komunizmit, disa prej të cilëve i kishte denoncuar vetë? Nuk ishte edhe ky një paradoks si ky i sotmi? Eh, sa ka të tillë!…Pse, a nuk qante Enver Hoxha për heronjtë e popullit që i kishte vrarë vetë, me urdhër, prapa koke nëpër prita? Asnjëhërë nuk e pranoi familja e Qemal Stafës për vizitë Enver Hoxhën, por Hoxha vijonte të qante e të qantë “për Qemalë”.Por tani, në janarin e këtij viti, e rëndësishme është thirrja: Shpëtoni Kryeministrin e sotëm shqiptar nga viktimizimi i tij për shkak të 21 janarit, se po e ndien shumë rëndë! E dini pse? Sepse, vitin tjetër mund të shihni që, për viktimat e 21 janarit, “të qaje” në rol dhe vetë inkuzitori Meta; pavarësisht se familjet e të vrarëve kurrë nuk do ta pranojnë për vizitë në shtëpitë e tyre, edhe pse këtë mund t’ua kërkojë vetë kryeministri Rama. Mos u mërzitni shume, sepse këto janë paradokset e qeverisjeve tona heroike në këta 100 vjet – gjithmonë injorancë dhe ligësi…
Advertisement