Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur dhe si ta marrë insulinën?

– Përshëndetje, doktor Dashamiri! Babai im vuan nga diabeti dhe ndjek këtë rregull: në vakt të drekës, merr 4 njësi insulinë, ndërsa në mbrëmje e ha darkën nga ora 18.00 dhe merr edhe insulinën. Merret menjëherë me sport dhe i bie niveli i sheqerit në 3. Merr edhe 50 gramë banane dhe pak lëng frutash e vazhdon i rritet më pas, gjer në 20. Nuk e di, por mua më duket pak lëmsh mënyra se si e merr insulinën, sepse niveli i sheqerit nuk është asnjëherë njësoj. Ai merret edhe me sport, shkon edhe në palestër, ndaj ju pyes, a i shkakton ky lloj regjimi ndonjë dëm? Si duhet të ushqehet? Babai im ka diabet të tipit 2. Pres një informacion më të hollësishëm për ngrënien dhe se si duhet ta marrë insulinën.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar letërshkruese, duke ju kuptuar drejt në përcjelljen e shqetësimit tuaj, mendoj se rasti i babait tuaj nuk është një rast i vetëm, por një fenomen shumë i përhapur në të sëmuret diabetikë në vendin tonë. Kur them se është i përhapur, nuk nënkuptoj thjesht sëmundjen, por mosekuilibrimin dhe përmirësimin e mirë të sëmundjes. Në shfaqjen e problematikave të tilla te diabetikët, luajnë rol disa faktorë. Kryesisht, janë faktorë që kanë të bëjnë me mospërshtatshmërinë e mirë të sëmurit, në radhë të parë, mosrespektimin e dietës që kërkon diabeti, në radhë të dytë, mospërshtatja me mjekimin që marrin dhe sidomos me insulinën, si në rastin e babait tuaj, në radhë të tretë, me mospërshtatjen e mirë në drejtim të aktivitetit fizik që duhet kryer. Për secilin nga faktorët që përmendëm më lart, mund të ndaleshim jo vetëm në një përgjigje, por në shumë shkrime, ndaj nuk po futemi në detaje të caktuara, por po konfirmoj direkt kryeproblemin dhe jokorrektësinë e të sëmureve rreth sëmundjes së diabetit.
– Në vendet e zhvilluara, edukimi në lidhje me diabetin është gur themeli në suksesin e gjithë strukturave mjekësore dhe në mposhtjen e këtyre epidemive masive që kanë kapluar mbi 10 % të popullatës botërore. Kur themi edukim, në një kuptim të thjeshtë të fjalës, do kishim një qasje racionale të saktë të të sëmurit rreth sëmundjes së tij, rreth detyrimeve dhe kushteve që kjo sëmundje mbart në jetën e secilit diabetik. Kushtet nënkuptojnë një regjim të ekuilibruar ushqimor, me një dietë të përllogaritur në mënyrë preçize përsa i përket sasisë së kalorive ditore, si dhe ruajtjes së raporteve mes lëndëve të ndryshme ushqimore, sheqernave, proteinave dhe yndyrnave. Babai juaj, me sa kuptoj nga pyetja, ka tentuar të zbatojë një rregull të caktuar, por fatkeqësisht, nuk është orientuar mirë dhe ka përvoja jetësore jo pozitive në lidhje me diabetin. Ju bëj me dije gjithashtu se te babai juaj qëndron edhe një problem tjetër, fakti që në ditë të caktuara, bën aktivitet fizik ndoshta të tepruar dhe në ditë të tjera, pak ose aspak. Mjekimi i diabetit është ekuacion i vështirë, aq më tepër, kur pjesë e mjekimit është insulina. Bazuar në sa keni shkruar, mendoj që insulina në terapinë e babait tuaj është e pandryshuar. Atëhere, edhe vetë mund të kuptoni çfarë ndodh kur një element i ekuacionit është fiks dhe të tjerët sillen si ndryshore. Me pak fjalë, kjo do të thotë që të kemi herë vlera herë të larta e herë shumë të ulëta të sheqerit.
Kur dhe si duhet ta bëjë insulinën? Përgjigjja në këtë rast ka të bëjë me tipin e insulinës që merr i sëmuri. Në përgjithësi, ne kombinojmë insulinën që vepron gjatë, me insulinën me kohë të shkurtër veprimi. Si rregull, insulinat merren pak para se diabetiku të hajë ushqim, por ka edhe përjashtime, siç janë insulinat e fundit apo analoge, veçanërisht ato me veprim afatgjatë. Duke përfunduar, ju bëj me dije sërish se ka shumë gjëra që duhen ndryshuar ndoshta edhe në mjekim, por mbi të gjitha, në këshillimin e babait tuaj rreth dietës, aktivitetit fizik, mjekimit etj. Meqenëse nuk keni as emrin, as gjininë në pyetjen tuaj, më mbetet t’ju them thjesht faleminderit dhe të shkuara babait.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ia nxiva jetën vjehrrës, edhe në prag të vdekjes

Next Post

10 simptomat e anemisë... Mos i nënvlerëso!

Advertisement