– Ka dy javë që ndihem i turbullt dhe shpesh më vjen për të vjellë. Ndonjëherë kam edhe dhimbje stomaku, të cilat herë pas here më kalojnë nga shpina. Kam pasur edhe diarre, 2-3 ditë rresht. Dua të di çfarë të bëj dhe kujt t’i drejtohem?
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – Në bazë të ankesave që paraqitni, mund të mendojmë që kemi të bëjmë me një gastroenterokolit. Në qoftë se vazhdoni me heqje barku, duhet të bëni ndonjë analizë të feçeve për candida ose kopro-kulturë. Do t’ju këshilloja të bëni edhe një eko barku. Mirë është të bëni vizitë te mjeku gastro-hepatolog për një diagnozë të saktë dhe mjekim korrekt.
Advertisement