Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam vrarë testikulin…

– I nderuar doktor Evi! Jam një qytetar nga Korça që dëshiroj të ngelem anonim. Para 23-24 vjetësh, kur punoja si gomist, pa dashje më shkiti leva nga dora dhe më goditi në testikulin e djathtë. Shkova te mjeku, i cili më vizitoi dhe më tha se nuk kishte asnjë problem, por unë kam 2-3 vjet që ndjej dhimbje. Këtë vit, dhimbja më ka zgjatur më tepër; veç testikulit, kam një dhimbje muskulare në pjesën e brendshme të po kësaj ane, nga rrëza e kofshës deri afër gjurit. Para 10 muajsh shkova te mjeku dhe bëra eko. Që atëhere, kam marrë mjekim. Pas një muaji shkova përsëri për kontroll dhe mjeku më tha se nuk kisha probleme, por ky infeksion i testikulit është pak i ngadalshëm dhe i zgjatur. I thashë se shqetësimet që kisha më vazhdojnë përsëri, bëra një eko tjetër dhe të gjitha organet rezultojnë normale. Po kështu, edhe testet më dolën normal. I vetmi ndryshim është në prostatë, që nga 36 mm, ka shkuar në 39 mm. Gjithsesi, mjeku më tha se kanali ishte i lirë e s’kishte pengesë. Po ju dërgoj edhe ekon që kam bërë dhe e pres përgjigjen tuaj me padurim…
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – E studiova me shumë kujdes letrën tuaj dhe e kuptoj shqetësimin që keni. Ju ankoheni përsëri dhe jeni konsultuar dy-tre herë me mjekët e Korçës. Keni marrë edhe mjekim, megjithatë, keni vazhdimisht ankesa, ndërkohë që, pas bërjes së ekografisë, mjekët nuk shohin ndonjë patologji. Unë mendoj se kemi të bëjmë me një rast të veçantë, që duhet thelluar me ekzaminime. Vizita duhet plotësuar edhe me disa analiza laboratorike për të konkluduar për këtë gjendje dhe për të marrë një vendim të saktë, në qoftë se do të ketë një patologji. Do të më falni, por nuk mund të sqarojmë shumë gjëra nëpërmjet gazetës për problemin që ju paraqisni sepse ai është paksa i ndërlikuar. Ju rekomandoj një konsultë së cilës do t’i kushtoj një vëmendje të veçantë. Ju mirëpres, kur të keni kohën e duhur!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të marr librezë shëndetësore?

Next Post

Më del gjak nga dhëmbët

Advertisement