Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fillimi i marrëdhënieve intime pas shtatzanisë

Kjo temë është shumë aktuale për nënat e reja, të cilat duan të kenë një jetë seksuale aktive dhe, në të njëjtën kohë, nuk e shohin veten të gatshme për një shtatzani të re. Kur duhet të fillojnë pra, marrëdhëniet seksuale pas shtatzanisë dhe cilat metoda mbrojtëse janë më efektive e të sigurta në këtë periudhë?

Kujdes me paragjykimet pa baza shkencore!
– Së pari, duhet të shmangemi nga disa paragjykime që nuk kanë baza shkencore. Një prej tyre është edhe pikëpamja e përhapur se “përderisa një femër nuk ka menstruacione, ajo nuk mund të mbetet shtatzënë”. Shkenca pohon të kundërtën: Pas lindjes së parë, mund të ngelesh shtatzënë edhe në rast se cikli mujor nuk ka rifilluar. Për këtë arsye, masat mbrojtëse duhen marrë që në kontaktin e parë seksual pas lindjes, i cili është mirë të rifillojë pas dyzet ditësh, por ky afat nuk respektohet pothuajse nga asnjë çift (Sipas një rekomandimi të përgjithshëm, jeta e rregullt seksuale pas barrës duhet të rifillojë jo përpara pesë-gjashtë javësh pas ditës së lindjes).
– Ka edhe një pikëpamje tjetër që thotë se “përderisa nëna e ka foshnjën në gji, ajo nuk mund të mbetet shtatzënë”. Shkencërisht, pranohet se gjatë periudhës që femra e ushqen fëmijën me gji, në organizmin e saj përpunohet vërtet një hormon profilaktik, që stimulon prodhimin e qumështit dhe ushtron presion mbi ovulacionin, por sipas specialistëve, në këtë rast, mundësia e shtatzanisë vetëm ulet, por nuk evitohet plotësisht. Rreziku për një shtatzani të re është i pranishëm, prandaj duhen përdorur patjetër masat mbrojtëse…
– Dëshirojmë të shtojmë dy fjalë edhe për metodën “natyrale” të parandalimit të barrës, e cila mbështetet në llogaritjen e saktë të ditëve të menstruacioneve, duke llogaritur ditët “e rrezikshme” dhe ato “të parrezikshme”. Shumica e specialistëve mbajnë një qëndrim mjaft skeptik ndaj kësaj llogaritjeje. Mjekët mendojnë se edhe kur të përmuajshmet janë shumë të rregullta, efektiviteti i kësaj metode lë shumë për të diskutuar dhe, në rastet më të mira, mund të jetë i sigurtë vetëm 50%.
“Por, cilat janë mjetet më efikase të mbrojtjes?”, mund të pyesni me të drejtë ju. Si çdo “mjekim” e kurë, edhe mbrojtja, në këto raste, ka karakter individual dhe duhen marrë parasysh jo vetëm disa veçanti të secilit nga partnerët, por edhe dëshirat e tyre. Sidoqoftë, nisur nga kjo, do të ishte mirë që të mos rifillohej kjo veprimtari me një lloj të caktuar mjetesh parandaluese, pa një bashkëbisedim me mjekun gjinekolog. Nisur nga përvoja e përgjithshme, ne do të japim disa rekomandime, duke ju lënë fushë të gjerë për zgjedhje…

Parandaluesit “barrierë”
– Midis tyre, vendin e parë, atë të veteranit, vazhdojnë ta zënë perzervativët e zakonshëm. Mjetet e tjera, siç janë, fjala vjen, spermicidet, diafragma dhe ndonjë tjetër, nuk janë edhe aq të përhapur. Xhelet, kremrat dhe “qirinjtë” që përmbajnë spermicide, mund të përdoren si mjete mbrojtëse vetëm në periudhën kur nëna e re e ka fëmijën në gji. Kjo metodë bazohet në “vrasjen” e spermatoidëve gjatë rrugës, para se ata të arrijnë në mitër. Ato blihen në farmaci dhe zakonisht janë të pajisur me udhëzues, kështu që s’kemi pse të zgjatemi më tej.
– Diafragma (membrana që futet në vaginë). Atë zakonisht e përdorin së bashku me ndonjë spermicid.
– Një mjet që përdoret gjerë është edhe spirali. Ky spiral futet në mitër dhe pengon implantimin e vezës. Ai futet nga mjeku personal jo para se të mbushet një muaj e gjysëm nga lindja e fëmijës. Në asnjë mënyrë, mos provoni ta vendosni vetë.
– Vitet e fundit po përhapen ne shkallë të gjerë edhe kontraceptivët oralë, pra, që merren nga goja. Ata janë kontraceptivë hormonalë, që mund të merren vetëm pas një konsultimi me mjekun personal, prandaj, në rast se vendosni t’i përdorni si mjet mbrojtës, duhet të konsultoheni patjetër me një mjek specialist. Kështu, fjala vjen, nënave me fëmijë në gji, nuk u rekomandohet asnjë kombinim hormonesh, pra, nuk u lejohet të përdorin si mjet mbrojtës një kontraceptiv oral, që të ketë më shumë se një hormon, pasi veç të tjerave, ata mund të ndikojnë në pakësimin e sasisë së prodhimit të qumështit. Veprimi i kontraceptivëve oralë mbështetet në pakësimin e sasisë së lubrifikuesit të qafës së mitrës dhe shtimin e viskozitetit të saj, ose në pengimin e rritjes dhe “pjekjes” së folikulës.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A shkakton neurozë ndrydhja e dëshirës seksuale?

Next Post

Çfarë ndikon në shfaqjen e yndyrnave?

Advertisement