Eskallopi është një gatim i shpejtë, për të cilin mund të përdoren mishra të ndryshme dhe shoqërohet në mënyra të ndryshme. Një mënyrë është edhe kjo me limon, të cilën po jua shpjegojmë më poshtë:
Përbërësit:
4 feta mish derri ose viçi të butë
miell për lyerje +2 lugë,
Lëngu i 2 limonave
Lëkura e një limoni
1 lugë vaj,
1 lugë gjalpë,
1 gotë qumësht
kripë e piper.
Përgatitja:
Rrahim mishin dhe e lyejmë me miell nga të dyja anët. E skuqim në temperaturë të ulët në tigan, me vajin dhe gjalpin bashkë. Pasi kanë marrë ngjyrë të artë, shtojmë lëkurën e grirë të një limoni, 1 gotë qumësht, miellin dhe lëngun e dy limonave. I trazojmë që të mos të ketë kokrriza dhe i lëmë të marrin një valë. Shtojmë kripën e piperin dhe i servirim të ngrohta me ndonjë fetë limoni për zbukurim dhe sallatëra të ndryshme.