Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çmimi i dashurisë

Nuk e bleva dhe nuk e shes, në këtë botë erdha me të. Me të rroj dhe dua të vdes, nuk e shkëmbej dot me asgjë. Kur më qeshin a kur qanin, më mbante të fortë si gur, kur më hidhnin e kur më mbanin, rrinte e gdhendur në mur. Nuk e blej se njeri s’shet, vetëm një e ka dhe jep. Atje në kryq paguar përjetë, çmim i dashurisë së vërtetë. Alban Arapi.
Ne thellesi te harreses time do te mbetesh nje kujtim, nje njeri i veçante, qe le gjurme ne shpirtin tim. Kur te trokasesh ne zemren time, edhe pse porta do jete e zene, mos harro se brenda saj jane gjurmet qe ke lene. Ne çdo cep te jetes sime, kur per ty te mendoj, ne brendesi te zemres, do mundohen te te kujtoj. K.
Droge nuk pi, por ne mbidoze jam, kjo me ndodh sepse ty s’te kam. Alkooli s’me pelqen, por tape rri çdo ditë, u lodha nga pritja dhe tani kam frike. Cigaren e ndez, tymin ne zemer kaloj dhe me çdo rrahje te saj, ty te kujtoj. Alani.
Hapa deren e rrembyer dhe zbrita shkallet me nxitim, se ktheva koken nga dritarja, veç fillova te qaj per fatin tim. Sms qe lexova, kur ti po flije gjume, nuk me bene te te urreja, por te te doja me shume. Ajo tjetra t’i dergonte dhe une qaja pa pushim, por ç’e doja jeten une, kur tjetra po merrte te dashurin tim? Me shpalle lufte moj k… dhe nga duart ti ma more, konviktorke e mallkuar, mos kujto se lehte ia hodhe. Ta mbash mendte moj vajze e zgjuar, zemra ime nuk dorëzohet, ai prapë tek une do kthehet, buka e vjeter nuk harrohet. Dhe kur ti ta kesh humbur, do te jesh per meshire, dikur qeshje ti me mua, une neser do qesh me deshire. Do te shoh me urrejte, ai do vije te krahet e mi, mos harro moj shpirt katrane, une mbetem gjithmonë e tij përgjithmonë. Neta.
Sa mua më dashurove! Sa mua më dhurove! A thua, sa m’u kushtove?! Sa më mundove! Sa më lëndove. A thua a u pendove? Sa më kërkove dhe prapë ma punove! Po, po, edhe mirë ma punove! Mu sa herë më afrove, a e kupton tani se mua më largove? Sa mua të më shohë syri, ty do të të kërkoj. Sa të më rrahë zemra, ty do të të kujtoj. Sa mundet me ec këmba, Ty do të të kërkoj. Sa të më rrjedhë gjaku, aty ti do të notosh. Rruazë e kuqe, rruazë e bardhe, aty ti do të jetosh. Sa më lëndove, në fund sa më ofendove, oh sa mire në fund mua ma punove, a thua sa u gëzove?!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

Urime & pershendetje...

Advertisement