Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund të dalë në pension të parakohshëm?

– Kam një pyetje për babain tim në lidhje me pensionin. Në qoftë se del në pension të parakohshëm, a i lind e drejta që ta ndërpresë pensionin dhe të punojë e të derdhë siguracionin për disa vite, në mënyrë që të sigurojë një pension më të lartë apo i duhet ta ndërpresë pensionin dhe të paguajë sigurim vullnetar për të pasur pension më të lartë? Çfarë thotë ligji i siguracioneve në këtë rast? Faleminderit.
Insituti i Sigurimeve Shoqërore: – E nderuar vajzë, eksperti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore sqaron se: Pension pleqërie të parakohshëm nuk ka, por ka pension pleqërie të reduktuar. Pensioni i pleqërisë i reduktuar, jepet në zbatim të nenit 31/1, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili thotë se: “Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, kur:
a) Kanë plotësuar jo më pak se 35 vjet sigurim;
b) Kanë mbushur moshën 62 vjeç për burrat e 57 vjeç për gratë, kur mosha e daljes në pension të plotë pleqërie, sipas nenit 92, është më e madhe se këto mosha;
c) Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.
– Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koefiçientin mujor të reduktimit. Koefiçienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, është 0.6 % në muaj. Ky pension nuk ndërpritet, pasi këtë të drejtë e përfiton, kur ke plotësuar 35 vite periudha sigurimi dhe burri ka plotësuar moshën 62 vjeç, ose gruaja ka plotësuar moshën 57 vjeçe. Uroj të kemi qenë të qartë në atë çfarë kërkoni. Nëse keni paqartësi, mjafton të na dërgoni emrin dhe mbiemrin e saktë, moshën, punën, kontributet që ka derdhur babai juaj dhe t’ia dërgojmë sërish Institucionit të Sigurimeve për të parë rastin konkret dhe për të llogaritur pensionin e tij. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç’thotë kodi i punës kur të ngacmojnë seksualisht?

Next Post

Si ta dalloj që më përgjohet telefoni?

Advertisement