– Kam një pyetje për ju, Dr. Evi. Kam lexuar që ka dalë një aparaturë për rritjen e penisit dhe që kjo aparaturë ka ardhur edhe në vendin tonë. A mund të thoni sa efekt jep ajo dhe sa kushton? Faleminderit. Kemi besim te ju…
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Madhësia e penisit te një mashkull normal është mesatarisht, 12-14 cm në ereksion, por çdo mashkull, në thellësi të tij, dëshiron ta ketë penisin në përmasa më të mëdha. Sipas një studimi, kjo dëshirë nuk është karakteristikë vetëm e atyre që kanë një penis me madhësi mesatare, por edhe e atyre që kanë penis mbi mesataren, rreth 18 cm. Kjo psikologji, sigurisht, nuk është vetëm për shqiptarët, por për meshkujt e të gjitha kombësive; aziatikë, afrikanë apo evropianë. Mashkulli dëshiron ta kënaqë sa më shumë partneren e tij dhe, duke pasur një penis të madh, mendon se do të jetë më i pëlqyeshëm dhe më potent para partneres. Siç thamë, kjo dëshirë ka bërë që shumë klinika apo labaratore kërkimore shkencore të prodhojnë preparate për rritjen e penisit. Megjithëse janë bërë përpjekje të mëdha, ilaçet e marra nga goja nuk kanë arritur efektin e dëshiruar (po të kishte një preparat të tillë, ky ndoshta do ishte preparati më i shitur në botë apo me fitime më të mëdha). Megjithatë, përpjekjet kanë arritur tashmë në një moment optimizmi, pasi një androlog spanjoll ka eksperimentuar një lloj aparati të cilin pacienti do ta mbajë gjatë gjithë ditës me vete. Aparati e mban të tërhequr penisin dhe rezultatet tregojnë që penisi arrin të zmadhohet 0-5 cm në muaj dhe, për një periudhë 6-9 mujore, arrin deri në 3-4 cm plus. Ky aparat është futur edhe nga ne dhe e kanë marrë disa pacientë, por jemi akoma në studim të rezultateve të tij. Në rast se aparati do të japë efektin e duhur (deri tani jemi optimist), këtë aparat do ta kemi në dispozicion shumë shpejt, ndoshta nga shtatori, në një masë të madhe. Ju përcjell optimizëm për këtë problem.
Advertisement