– Jetoj në një provincë në Jug. Burri im është emigrant. Jetoj vetëm me vjehrrin dhe dashnoren e tij. Kështu i duhet thënë përderisa nuk është i martuar ligjërisht me të, dhe gruaja e tij, ndjesë pastë, ka vdekur prej kohësh. Më akuzon për tradhëti ndaj tim shoqi, dhe do që të më ndajë nga ai. A ka ndonjë ligj që të më mbrojë, si të veproj që të mos e humbas tim shoq? I kam thënë tim shoqi, dhe ai nuk e beson këtë gjë. Dhe më thotë nëse është e vërtetë që ti më ke tradhëtuar do të vras. Jam me një fëmijë të vogël, dhe ndihem e pambrojtur. Si të veproj në rast se im shoq më nxjerr jashtë, po ta denoncoj vjehrrin tim, a më mbron ligji në fuqi? Ju lutem më thoni një informacion të plotë mbi të drejten e femrave nga ana ligjore se po çmendem.
Av. Aurel Celibashi, “Celibashi & Associates”, email: acelibashi@gmail.com, Celular: 0672011401, 0693082255: – E nderuar zonjë! Situata të tilla mund të ndeshesh gjithmonë në jetë. Jo vetëm duke të akuzuar vjehrri, por çdokush tjetër. Rëndësi ka që ju në shpirt të jeni e pastër dhe askush nuk do ketë mundësi tu hedhë baltë në mënyrë të padrejtë. Bashkëshorti juaj nuk duhet të bjerë viktimë e thashethemeve, por të ketë besim tek ju. Nëse nuk ka, le të vijë e të punojë dhe jetoj në Shqipëri, nëse mendon se mund ta keni tradhëtuar, duke ju kapur ai vetë dhe jo duke dëgjuar llafe pazari, fenomen ky i vjetër që karakterizon popullin tonë.
Mendoj se nuk ia vlen të bësh denoncim në polici ndaj vjehrrit tuaj, pasi vetëm do përkeqësoni gjërat. Bashkëshorti juaj duhet të luaj një rol aktiv dhe të vijë të bisedojë me babain e vet, duke i kërkuara të mos ju bezdisë me të tilla histori të rëndomta. Shpresoj që ujërat e turbullta në familjen tuaj të qetësohen sa më shpejt. Me respekt.
Advertisement