Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Veza, i meriton të gjitha “nderet”!

Është e çuditshme, por një fakt i pakundërshtueshëm: Veza e zakonshme e pulave, të cilën mund ta gjesh në dollapin apo frigoriferin e çdo shtëpie, ka Ditën e saj Botërore. Kjo ditë kremtohet në shumë vende të botës në të premten e dytë të muajit tetor. Dita Ndërkombëtare e Vezës! Të vjen për të qeshur, por po ta mendosh thellë, veza e meriton këtë nder…

 

Veza është thesar lëndësh të dobishme për organizmin e njeriut, burim proteinash, yndyrnash, vitaminash A, B, B6, D, E. Përveç vitaminave, e verdha e vezës përmban mikroelementë të tillë si kaliumi, kalciumi, hekuri, fosfori, jodi, kobalti dhe bakri. Veç këtyre, në të verdhën e vezës është zbuluar edhe një substancë unikale, ljuteina, një antioksidant shumë i fuqishëm, që ndihmon, ndër të tjera, për shëndetin e syve. Veza është shumë e dobishme, sidomos për gratë shtatzëna sepse përmban holinë e lecitinë, që janë shumë të dobishme për rritjen e fëmijës. Shkencëtarët amerikanë pohojnë se edhe kolesterina e vezës nuk e dëmton organizmin, pasi përmban fosfolipidë që e “neutralizojnë” atë. Duke patur gjithë këto lëndë të dobishme, si dhe aminoacide të shumta, veza është një produkt dietik, me kalori të pakëta. Pikërisht për këtë arsye, specialistët rekomandojnë që çdo njeri të konsumojë të paktën një vezë në ditë. Dieta e vezës për t’u dobësuar ka edhe epërsi të tjera: Së pari, ajo është afatshkurtër. Duke e kombinuar vezën me ushqime të tjera, kryesisht sallata dhe fruta, çdonjëri, brenda shtatë ditëve, mund të heqë 3-4 kilogramë të tepërta. Rëndësi të madhe ka sigurisht përgatitja e vezës. Ajo është mirë të konsumohet në këtë rast, e zier. Sipas dietologëve, veza duhet të ziejë plot 12 minuta, asnjë sekondë më shumë, asnjë më pak. Zierja e vezës duket si një veprim i thjeshtë, por ka edhe ajo rregullat e saj. Kështu, për shembull, sipas kimistit dhe dietologut francez Erve Tis, e bardha e vezës fillon të mpikset që në nxehtësinë 60 gradë celcius ndërsa e verdha, në 63,5 gradë. Koagulimi ose procesi i ngurtësimit të vezës përfundon në temperaturën 70-75 gradë. Në këtë mënyrë, e verdha mbetet e butë, ndërsa e bardha nuk forcohet si gomë, gjë që do të ndodhë në rast se zjarri do të jetë më i fortë dhe zierja do të vazhdojë më shumë. Përfundimi i Tisit: Në përgatitjen e vezës si ushqim nuk ka shumë rëndësi kohëzgjatja, por temperatura e zierjes. Ajo duhet të fillojë me 60-64 gradë dhe të vazhdojë me 70-75 gradë. Por, ka edhe disa rregulla të tjera: E dini ju vallë se vezën nuk është mirë ta ziejmë në tenxhere alumini? Ky metal, kur nxehet, lëshon në ujë disa lëndë të rrezikshme, të cilat mund të hyjnë në vezë dhe pastaj të dëmtojnë organizmin. Dhe, më në fund, disa këshilla praktike:

Advertisement

  1. Për ta dalluar nëse një vezë është e freskët, apo jo, duhet ta hedhim atë në ujë; veza e freskët bie në fund, ndërsa e vjetra, qëndron përsipër.
  2. Përpara se ta hedhim një vezë në ujë për ta zier, është mirë ta shpojmë me një gjilpërë të hollë në “barkun e saj”. Kësisoj, ajo nuk do të pëlcasë gjatë gatimit.
  3. Për zierje, është më mirë të përdorim vezë të ndenjura (por jo të prishura) sepse të freskëtave fare, mezi u hiqet lëvozhga.
  4. Hidhni pak kripë në ujin ku do të zieni vezë, sepse kjo parandalon plasjen e lëvozhgës gjatë zierjes dhe pastrimin e saj më të lehtë.
  5. Nëse nuk e dini a është zier veza, rrotullojeni atë mbi një pjatë; po të rrotullohhet lehtë, është zier.
  6. Veza “rrufkë” zihet brenda 3-5 minutave, ndërsa “e forta” duhet të qëndrojë mbi zjarr deri në 10-12 minuta.
  7. Mos e hidhni lëvozhgën e vezës, pasi ajo është një burim naturor kalciumi, vlen sidomos për të plehëruar lulet e bimët e tjera, por në mjekkësinë popullore përdoret edhe në ushqimin e njerëzve, aq më tepër kur dihet se sasia e kalciumit që marrim ne nga ushqimet e tjera, është e pamjaftueshme…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Omëletë ala gjeorgjiane

Next Post

Zbulohet sekreti i “anijeve të alenëve”

Advertisement