Jam nje vajze 25 vjeçe, jetoj në Tiranë, kerkoj të njoh një person mosha 27-32 vjeç per mbeshteje emocionale. Jam simpatike dhe dua qe te më afrohet. Te jete me arsim te larte dhe ne pune. Te jete i perkushtuar dhe njerezor.
Jam një vajzë 26 vjeçe nga Dr. me arsim të lartë, simpatike dhe dua të njoh dikë për qëllime serioze deri në moshën 32 vjeçe. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam një zonjë 40 vjece e divorcuar por pa fëmijë, kam një problem me shëndetin, jam me epilepsi, kërkoj një person te moshës 40-50 vjec, që të ketë edhe ai një problem me shëndetin, ose të ketë edhe ai të njëjtin siklet që kam unë, vetëm për të krijuar familje. Nëqoftëse egziston ndonjë person, të shkruajë nr. e telefonit në gazetë. Me respekt zonja nga Vlora.
Jam një vajzë 48 vjeçe nga Dr. beqare pa histori dashurie, me trup shumë të rregullt, nuk lind fëmijë. Kërkoj një zotëri për lidhje serioze, të jetë i ve, larg veseve të këqia, të jetë i zoti me mbajt familjen. Pretendimet më kanë bërë që të mos ta gjejë njeriun e duhur. Ndoshta dhe fati ska qënë me mua. Prandaj dua të njoh një njeri të sinqertë siç jam vetë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Nëse ka ndonjë njeri që i ka vdekur gruaja, të jetojë vetëm të jetë mirë nga ekonomia, të jetë familjar i rregullt, i mbajtur siç jam vetë se unë jam e vuajtur shumë dhe vitet që më kanë ngelur dua të jem e lumtur. Banoj në Tiranë jam 55 vjeç dhe zotëria i jetës time të jetë deri në moshën 58 vjeç. Quhem Ada, ju lutem përgjigjuni në gazetë. Ju lutem jo për aventura, por të jetë serioz sepse kam nevojë për një njeri të mirë dhe familjar. Tek unë do të gjejë ngrohtësinë, të jetë i mirë nga ekonomia, familjar i rregullt, i mbajtur siç jam vetë se dhe unë jam shumë e vuajtur dhe vitet që më kanë ngelur dua të jem e lumtur. Pres të më lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për kontakt.
Kërkoj një biznesmen që të jetë vetëm për lidhje të fshehtë. Të interesuarit të lënë nr. kontakti në gazetë.
Përshëndetje, jam një zonjë 60 vjeçe, vejush shumë e varfër e mbajtur, e sinqertë e komunikueshme, e vuajtur shumë nga jeta. Kërkoj të njoh një zotëri nga mosha 60-70 vjeç, të banojë në Durrës se aty banoj dhe unë, mundësisht të ketë një makinë. Faleminderit. Pres të më lini ju numrin e telefonit ose dërgoni sms.
Përshëndetje Intervista, jam shumë e çuditur kur lexoj faqet që shkruajnë tek gazeta juaj. Thonë se duan mike apo dashnore kur janë pa punë ose rrogëtar dhe një kafe nuk u japin dot, jo më t’ju plotësojnë tekat. Prandaj u them o meshkuj që dashuria do kulet dhe buxhet jo si në kohët e mëparshme që hanin një ashure. Tani ti kthehem përse kam shkruar. Jam 45 vjeçe, poqese ndonjë mashkull serioz e lexon këtë mesazh dhe e kupton, të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një zonjë nga Dr. 38 vjeçe kërkoj një lidhje serioze me një zotëri deri në moshën 50 vjeç por vetëm nga Dr. dhe jo nga qytetet e tjera dhe jo për aventurë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit, faleminderit.
I drejtohem zotërisë nga Tirana që është rreth 47 vjeç, dhe që jeton vetëm me djalin 12 vjeç, të shkruaj numrin e telefonit në gazetë, unë që po ju shkruaj jam një zonjë 40 vjeçe nga Vlora. Ju faleminderit.
Advertisement