Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajza ka pengesë në hundë

– Ju përshëndes përzemërsisht dhe kërkoj ndihmë nga ju e nga një profesionist, për një problem timin. Jam shumë e shqetësuar për vajzën time 21 vjeçare. Ajo ka disa vite që ka dhimbje koke te pjesa e ballit, sytë dhe te tëmthat. E kam dërguar shumë herë për vizitë, si në qytetin tim, ashtu edhe në Tiranë dhe më thonë që ka sinusit e i japin qetësues, i cili e qetëson për momentin. Më shumë ka dhimbje kur ka zhurma, kur udhëton dhe kur ka provime. E dërgova përsëri para një jave tek i njëjti doktor dhe më tha që sinusit nuk ka, por ka një pengesë te hunda që i duhet operuar. A është e mundur kjo dhe nëse po, ku mund të drejtohem në Tiranë te një mjek specialist, për t’u konsultuar dhe për të vendosur se ç’do të bëj me vajzën time. Ju lutem, më ktheni përgjigje sa më shpejt se jam shumë e shqetësuar. Ju falënderoj.
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Sipas të dhënave tuaja jo të plota, mendoj se vajza juaj mund të ketë një migrenë, e cila është një dhimbje e fortë koke në trajtë krizash, por një vizitë nga ne mjekët neurologë si dhe bërja e ndonjë ekzaminimi (si për shembull EEG, ose RM të kokës), do t’ju ndihmonte si ju, ashtu edhe mjekët. Përsa i përket pranisë së një kocke të deformuar të hundës, mendoj se ajo ndikon në dhimbjen e kokës, pra, e shpërthen këtë të fundit. Kjo mund të jetë e karakterit rrahës e zgjat nga disa minuta deri në 72 orë. Shtoj se shqetësimi shihet në të sëmurë që kanë prindër ose të afërm që kanë patur dhimbje koke, ose kanë punuar me dorë të majtë. Në këto raste, nuk kemi dëmtime të sistemit nervor. Krahas mjekimit, këtyrë personave u këshillohet që të shmangin ambientet me zhurma, diferenca temperature ose mbingrëniet, sidomos në mbrëmje, ose të mos përdorin ushqimet pikante (si turshitë, kafetë, kakao etj.)
– Përsa i përket mjekimit, do të këshilloja që të merrte:
1. Stugeronë 25 mgr. 3 x 1 në ditë, pas buke.
2. Noofeni 250 mgr. 3 x 1 në ditë, pas buke.
3. Difmetre 1 kapsulë në dhimbjet e forta të kokës (kur ajo sapo ka filluar).
4. Sol Vigor Stress 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, të pihet nga goja.
5. Sol Energun 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, të pihet nga goja në mëngjes, me pak ujë. Mendoj se kështu, vajza juaj do të qetësohet, por ndërkohë duhet të konsultohet edhe me mjekun otojatër se çfarë duhet bërë me kockën e shtrembër të hundës. Së fundi, i uroj shërim sa më të shpejtë vajzës suaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Përsëri për ty...

Next Post

Nuk bëra dot seks me femrën që e dëshiroja aq shumë

Advertisement