Sic dihet, në sezonin e ri të emisionit “Pasdite në Top Channel” Ulpiana Lame u zvëndësua nga Kozeta Turishta, me mendimin për të sjellë një frymë të re në këtë lloj formati. Por mesa duket kjo gjë nuk ishte menduar aq mirë ng ana e organizatorëve të cilët duket se nuk i ka bindur Turishta. Ata po mendojnë të rikthejnë përsëri Ulpianën në ekran në rolin e prezantueses së “Pasdite në Top Channel”. Ajo që i ka shtyrë organizatorët të marrin këtë vendim kanë qenë edhe komentet negative ndaj Kozeta Turishtës vecanërisht për faktin se ajo nuk i respekton të ftuarit, duke mos dëgjuar përgjigjet e tyre, për paaftësi për të realizuar intervistë me pyetje spontane etj.. Nuk e dimë ende se cila do të jetë përgjigjia e ish moderators. A do të pranojë ajo të rikthehet në programin nga ku u largua?! Presim që ta shohim..
Advertisement