Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të pëlqen të tërheqësh vëmendjen e të tjerëve?

testEntuziazmohesh kur të tjerët kthejnë kokën për të të parë kur kalon, apo preferon të kalosh pa u vënë re? Kërko përgjigjen e kësaj dhe pyetjeve të tjera duke bërë testin tonë.

 

  1. Të pëlqen të bësh skena të ndryshme në publik, si për shembull, të kërcesh rrok të shfrenuar në një dasëm?
  2. Sigurisht! Më pëlqen kur kamarierët shqyejnë sytë nga habia.
  3. Jo, aspak. Do të më prishej reputacioni.
  4. Jo, por nganjëherë kam kërcyer edhe mbi tavolinë…
  5. Për të shkuar në një festë që organizohet në një vilë me pishinë…
  6. Mban një veshje seksi dhe përzihesh me të ftuarit e tjerë.
  7. Vesh një palë pantallona të shkurtra, ulesh diku dhe nuk ngrihesh më prej andej.
  8. Je e para që hidhesh në pishinë, veshur me bikini.
  9. Është festa e lamtumirës së beqarisë së shoqes tënde më të ngushtë dhe ti vjen me lajme të reja: I dashuri të ka kërkuar të fejoheni bashkë. Si vepron?
  10. Lajmëron me zë të lartë: “Vajza, gjejeni kush e ka radhën tani për t’u martuar!”
  11. Ua thua vetëm nëse të pyesin.
  12. Ua thua në vesh disa mikeshave.
  13. Përfundo fjalinë: “Sapo hyj në një festë drejtohem për tek…”
  14. Një cep ku mund t’i shoh të tjerët pa u vënë re.
  15. Grupi më i madh me njerëz.
  16. Vendi që është në qendër të vëmendjes.
  17. Ji e sinqertë: Do të ishe një pjesëmarrëse e mirë në një realitet-shou?
  18. Sigurisht, ama nëse ti je protagonistja absolute.
  19. Mbase, nëse je pjesë e një grupi si ai tek “Kafazi i artë”.
  20. Jo, të tmerrojnë kamerat.
  21. Hyn në një mbledhje dhe menjëherë tre djem të përshëndesin “Mirëdita”. Ti:
  22. Buzëqesh dhe vazhdon të ecësh e kënaqur nga jeta.
  23. Skuqesh flakë. Mbase fundi është shumë i shkurtër ose të është ulur dekolteja…
  24. I përgjigjes edhe ti përshëndetjes.
  25. Shefi yt do të organizojë një festë dhe ti del vullnetare…
  26. Për të dekoruar ambientin. Preferon të qëndrosh në prapaskenë.
  27. Për të ndarë medaljet dhe për të gjallëruar atmosferën me ndonjë kërcim, etj.
  28. Për të servirur pijet dhe të ngrënat. Kështu do të kesh kohë për të bërë muhabet me kolegët.
  29. Kur një shoqe pëlqen xhinset e tua të reja, ti…
  30. Thua: “Faleminderit, më kënaqe”
  31. Pohon: “Po, të bukura janë”
  32. Pyet: “Vërtet? Nuk i kam ca të ngushta?”
  33. Cila nga dy situatat të duket më e keqe: Që të gjithë të flisnin për ty, apo që askush mos të të zinte me gojë.
  34. Kjo e dyta s’më pëlqen fare
  35. Varet. Do të ishte shkëlqyeshëm të flisnin për mua nëse thonë gjëra të mira.
  36. Do ta kishe problem nëse të gjithë flasin për ty.
  37. Po dëgjon një disk ndërsa pret në stacion dhe del kënga jote e preferuar. Ti…
  38. Mban ritmin me këmbë dhe kokë.
  39. Këndon këngën me vete.
  40. Fillon të kërcesh se nuk reziston dot.

 

Advertisement

Rezultatet

Nëse ke marrë 15 pikë ose më shumë: Dëshiron të jesh në qendër të vëmendjes

Disa vajzave u pëlqen shumë kur të tjerët kthejnë kokën për t’i parë, bile shkojnë edhe më tutje, duke kërkuar që të tjerët të shqyejnë sytë kur ato kalojnë. Është diçka e mirë të sjellësh energji në çfarëdolloj feste, por nëse përpiqesh që të gjithë të reagojnë në praninë tënde, kjo është një lloj pasigurie. Kjo që po krijon ti është një flluckë e madhe sapuni, që mund të plasë nga momenti në moment. Mundohu që ndonjëherë, kur të dalësh me miqtë, të mos tregohesh e ekzagjeruar. Kur të shkosh në festën e lamtumirës së një shoqeje mundohu ta ndihmosh me sa mundesh. Kështu do të mbetesh në qendër të vëmendjes, por njëkohësisht, të gjithë do të admirojnë bujarinë dhe dëshirën tënde për të ndihmuar të tjerët.

Nëse ke marrë 7-14 pikë: Ti ia di vlerat vetes

Nganjëherë të pëlqen që të gjithë të të shohin, por jo derisa të bëhesh qesharake dhe të gjithë të flasin për ty. Për shembull, nëse shkon në një festë integrohesh shumë mirë në ambientin e saj, por jo deri në atë pikë sa të dalësh vetëm në mes të sallës duke kërcyer për të tërhequr vëmendjen. Nuk është nevoja të jesh në qendër të vëmendjes së të tjerëve për t’i mbushur mendjen vetes se sa vlen. Nganjëherë të pëlqen të jesh protagoniste dhe nganjëherë kënaqesh me rolin e një aktoreje dytësore. Pikërisht kjo, mosnjohja e rolit që do të luash herën e ardhshme, është pjesë e aftësisë tënde për të joshur.

Nëse ke marrë 6 pikë ose më pak: Mos më shih, mos më shih!

Ti ke shumë frikë të jesh në qendër të vëmendjes, sepse mendon se të gjithë do të të kritikojnë ose do të qeshin me ty. Për këtë arsye krijon një botë të veçuar rreth teje, ku një rrezik i tillë nuk ekziston dhe ulesh në një karrige pa lëvizur asnjë muskul dhe pa u ngritur, ndërsa vajzat e tjera qeshin, kërcejnë dhe flirtojnë. Pranoje: Nuk ndjehesh pak vetëm? Që të tjerët mos të të ngatërrojnë me një mobilje të shtëpisë, mundohu të gjallërohesh pak me shoqet e tua. Tregoji shoqes tënde një anekdotë zbavitëse nga pushimet e tua ose falëndero ata që të vlerësojnë me një buzëqeshje ose fjalë. Vlerësoje veten, flit mirë për të, mësohu me faktin që të tjerët të interesohen për ty dhe mundohu që ky interes të jetë reciprok. Së shpejti do të jesh mbretëresha e festës. Të duhet vetëm të afirmohesh pakëz…

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alergjitë nga aromat dhe mënyrat për të shpëtuar prej tyre

Next Post

Anxhela Peristeri: 24 orët e mia janë të paparashikueshme

Advertisement