Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të dua…

Të të them qe te dua me duket pak, dikush duhet te shpikë fjale te reja per te percaktuar ndjenjat e mia te lidhura me ty, qe me bejne te kem nevoje per ty çdo sekondë. Të them qe te dua, por ti tani e di, ndoshta ngaqe e them shpesh kjo fjale mund te zbehet por, çdo here qe ta them është sepse dashuria ime per ty rritet. Dua që ta dish, nuk të dua ne te shkuaren, nuk të dua në të tashmen, as ne ardhmen, është nje dashuri pa kohë, gjithashtu nuk ka distanca, është thjeshte nje dashuri e paster, e mbushur me iluzione, me premtime qe nuk duan te permbushen sepse u permbushen te gjitha ne momentin qe të takova. Evisa.
Te dua, si dy fjale qe formojne nje buzeqeshje ne buzet e tua. Te te duash ty ne realitet është nje çmim, nuk e di ne te meritoj por une luftoj qe te te meritoj, është nje çmim, nje dhurate qe çdo person do kishte fat po ta harronte, por qe e kam vetem unë. Tania.
Vallë ç’t’i bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s’të ka? Oh… Zot, si nuk erdhe të ma marrësh këtë shpirt që të mos vuaj më? Ç’t’i bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç’t’u bëj syve që ndjejnë mall e duan të të shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç’t’i bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetës këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka te ti, një ndjenjë të vogël dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshi nga kujtesa jote! Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbyll brenda në shpirtin tim dhe kurrë s’do ta tradhtoj veten time. Nëse do të më marrë malli për ty, do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra. Ty, për ty dhe vetëm ty! Denit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A përfitoj nga ligji i amnistisë për sigurimet shoqërore?

Next Post

Mos është alergji sysh?

Advertisement