– E di që ndoshta më gjykoni po si do të vepronit ju po të ishit në vendin tim dhe në këtë situatë që ndodhem. Jetoj jashtë shtetit prej vitesh, kam ndërtuar një jetë të mirë, në shkollë, në punë. Vëllai im kishte probleme në Shqipëri dhe e mora me vete në shtëpinë time. Ka një vit që jeton me mua, dhe vetëm shpenzon lekët e mia, e fus në punë ikën nga puna, më ndau nga djali që doja dhe që ishim gati për tu martuar. Me pak fjalë ma ka nxirë jetën, dhe nuk është i vogël, është 26 vjeç. Unë jam 30 vjeçe, dhe po mundohet të më mbajë nën kontroll, më gjykon ashpër, më thotë mos u lidh me asnjë mashkull, të martojmë ne. Më thotë kështu, ndërkohë që mbahet me lekët e mia. Më ka mërzitur shumë, kam folur me familjen dhe më thonë duro, ndoshta ndryshon, por shoh që po më përmbyset bota ime, jeta që kam ndërtuar. Dua ta nxjerr jashtë, që të bëhet i zoti i vetvetes, të zërë mend, por jam në udhëkryq dhe nuk di si të veproj? Cfarë më këshilloni?
Advertisement