Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si do të dukemi ne, pas 100 mijë vjetësh?

Sa rrugë të gjatë ka përshkuar njeriu, që nga australopiteku e deri te homo sapiens, në 3 milionë vjet! Por, si do të evoluojmë ne në mijëvjeçarët që do të vijnë? Kjo është ajo që janë përpjekur të imagjinojnë dy amerikanë…
Gjenetika njerëzore është në ndryshim të vazhdueshëm dhe njeriu i përshtatet mjedisit, me qëllim që t’i rezistojë më mirë atij. Kështu, tiparet dhe trupi ynë do të evoluojnë në mijëvjeçarët që do të vijnë. Të frymëzuar nga kjo, dy amerikanë janë përpjekur të skicojnë fytyrën e njeriut të së ardhmes. Doktori Alam Kuan, ekspert në gjenomikë (shkencë që merret me genet) në Universitetin e Uashingtonit dhe artisti Nikolai Lamn, janë përpjekur të imagjinojnë se si do të ngjajmë ne pas 20, 60 dhe pas 100 mijë vjetësh.
Këto studime, të botuara në gazetën “Huffington Post”, tregojnë se «biologjia u përshtatet nevojave njerëzore». Në këtë mënyrë, njeriu do të bëjë një jetë gjithnjë e më sedentare dhe truri i tij do të zhvillohet. Nëse sot bioetika na e ndalon të zgjedhim tiparet e fëmijëve tanë, në të ardhmen, kjo do të bëhet e mundur. Ne do të privilegjojmë atëhere «linjat e forta dhe madhështore të fytyrës, një hundë të drejtë, sy të mëdhenj dhe një fytyrë harmonike, duke respektuar rregullat e simetrisë e majtë/e djathtë». Sipas doktor Kuanit, mbase ne do t’i mbyllim qepallat anash (jo lart-poshtë si tani), me qëllim që të mbrojmë sytë nga rrezet X. Sipas tij, deri atëhere ne do të kemi kolonizuar hapësirën dhe, si pasojë e «ndryshimit të mjedisit, më afër Diellit sesa Toka», sytë tanë do të jenë më të mëdhenj. Lëkura jonë do të bëhet edhe më e errët, për të reduktuar ndikimin e rrezeve UV, më të dëmshme jashtë shtresës së ozonit. Për të kompensuar efektin e bezdisshëm të mungesës së rëndesës, ne duhet të kemi edhe qepalla më të trasha dhe një hark vetullash më të dalë. Me një fjalë, do të jemi pa dyshim simpatikë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

TA NISIM DITEN DUKE QESHUR

Next Post

Ish-burri nuk paguan detyrimet për fëmijët...

Advertisement