Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Çorape të bardha
– Kam parë një ëndërr sikur udhëtoja në një autobus. Aty ishte tezja ime që ka vdekur dhe unë s’i dhashë shumë rëndësi e muhabet. Në të njëjtin autobus udhëtonte edhe një djalë që mua më ka hyrë në zemër në jetën reale. E kam njohur këtë djalin vetëm nga unaza që mbante në gisht dhe thashë se “ky është personi që më ka hyrë në zemër”. Autobusi sikur ndaloi në stacion dhe ky djali iku e u fut në një klinikë aty afër stacionit. Unë ngela në autobus. Erdhi një burrë që më kërkoi një palë çorape për këtë djalin e zemrës sime dhe unë sikur i hoqa nga këmbët e ia dhashë. Ishin çorape të bardha. Çfarë kuptimi ka ëndrra?
– E nderuar lexuese, siç edhe e keni shprehur vetë në letrën tuaj, ndjenjat që ushqeni çdo ditë për këtë djalë, po ju bëjnë të fiksoheni gjithnjë e më shumë pas tij. Duhet të keni kujdes, se ndonjëherë, dashuria e vërtetë, ngatërrohet me fiksimin. Fiksimi nuk është dashuri, por një sëmundje dhe nëse kjo dashuri do të bëhej realitet, do të shikonit që ndoshta në të vërtetë nuk jeni e dashuruar pas tij. Autobusi përfaqëson kohën që po i merrni vetes duke menduar për këtë djalë. Djali ka zbritur dhe ju keni ngelur në autobus, pra, është shumë domethënës fakti që ju po i bëni dëm vetes me fiksimin që keni ndaj tij. Duhet të shikoni përpara dhe nëse është e shkruar që ju të ndesheni një ditë dhe të provoni diçka, do të bëhet. Nëse nuk është e shkruar, nuk mund të bëhet asgjë, por të qenit e fiksuar ndaj tij, do t’ju bëjë të jeni komplet e verbër ndaj rasteve te tjera, ndaj bëni kujdes. Ju jeni shumë e pastër dhe e gatshme të sakrifikoni gjithçka për atë djalë… Po ai, do të bënte të njëjtën gjë për ju? Jo! Atëhere, hiqeni fiksimin dhe shihni përpara.

Përqafim nga të vdekurit
– Vajza ime ka parë në ëndërr sikur ishte në kuzhinë dhe, kur shkoi atje, iu shfaq tezja e saj, pra, motra ime, të cilën e kam në fotografi aty. Kjo e fundit i del shpesh në ëndërr, por këtë herë i kishte dalë nga fotografia dhe e kishte përqafuar (aq shumë sa kishte ndjerë dhimbje në trup) dhe i kishte thënë: “Duhet të vish me mua”. Vajza i kishte thënë “jo, unë dua të jetoj” dhe ishte shkëputur me vështirësi nga tezja, por e trembur është zgjuar nga gjumi. Dua të theksoj se motra e ka dashur shumë vajzën time, ishte e fiksuar pas saj, por në ëndërr i del gjithmonë shumë negative, sikur do ta marrë me vete. Jam shumë e shqetësuar për vajzën. Ç’do të thotë ëndrra, ju lutem? Faleminderit.
– E nderuar zonjë, e kuptoj shqetësimin tuaj. Shpeshherë e kam shpjeguar që të vdekurit në ëndërr nuk vijnë për të na bërë keq, por në shumicën e rasteve, për të na këshilluar e ndihmuar. Përqafimi i tezes është një shenjë e mirë, tregon që vajza do të ketë porta të hapura në jetë, sado që frika që ka shprehur ajo, e zbeh pak këtë mundësi të mirë, pasi nuk do të arrijë të guxojë. Biseda që ka bërë me tezen, tregon jetë të gjatë dhe përmirësim të gjendjes së saj. Ikja nga ajo, tregon shmangie të përgjegjësive dhe nga ndonjë situatë jo e mirë. Pra, në përgjithësi, ëndrra që ka parë është pozitive, nuk duhet të ketë frikë, por besim në vetvete e shumë durim. Ndonjëherë, duhet edhe të guxojë e të hedhë hapa të mëtejshëm.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Doktor Evi, kam nevojë për ndihmë!

Next Post

Përsëris 20 herë të njëjtin veprim

Advertisement