Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rrëfimi i piktores që nuk flet e nuk dëgjon

Dua t’ju tregoj per mbesen time, Lidia Capa, vajza që nuk flet e nuk dëgjon, por qe ka hapur ekspozite me piktura ne mes te Tiranes, te Muzeu Historik, me temë “Heshtja që flet”…

Kjo vajzë vjen nga një familje e thjeshtë dibrane, me prindër shembullorë e shumë punëtorë, që si motiv kanë vetëm punën e këtë ndjenjë i kanë kultivuar edhe Lidias. Talentin e pikturës ajo e ka trashëguar nga i ati, Trifoni, i cili ka të njëjtin fat, pra, edhe ai nuk flet e nuk dëgjon… Edhe dy xhajat e saj kanë këtë talent, bile njëri prej tyre ka mbaruar Liceun Artistik e sot, krahas punës, merret edhe me pikturë në Itali. Lidia ka lindur me pikturën, por neve na u desh ta zbulonim këtë në kohën që ajo ishte në klasë të shtatë. Jemi kujdesur shumë për këtë vajzë dhe unë, jam përpjekur ta marr me vete në kurse trajnimi e duke e angazhuar me aktivitete shoqërore që ajo të ishte e zonja për të ardhmen. Përpiqesha të gjeja prirjet e vajzës, që ajo të ishte mirë me veten e me atë që do zgjidhte në jetë për të ardhmen e jo e privuar nga rrethanat e fatit. Fillimisht, e çova në një kurs rrobaqepësie me stilisten e talentuar Mirela Nurçe. Teksa Mirela shpjegonte, vajza rrinte ulur në qoshe e, me intuitën e saj, ndiqte vetëm me sy se si skiconte Mirela një mëngë xhakete. Asnjëra nga vajzat që ishin në kurs nuk e kapi shpjegimin e vetëm, ndërsa Lidia kishte skicuar atë që ajo shpjegonte. E befasuar, Mirela i puthi duart, duke e inkurajuar. Kam qarë me lot nga gëzimi. Shikoja që edhe ajo vetë bënte përpjekje në maksimum për t’i kuptuar gjërat, dëshira e saj ishte e madhe dhe unë përpiqesha ta ndihmoja, por më tepër s’bëja dot sepse rrobaqepësia kishte prerje matematikore. Në këtë pikë, e pashë se duhet ta ndërprisnim këtë përpjekje…
Në një ditë me shi, fëmijët, për të mos bërë zhurmë e rrëmujë, i mblodha në një dhomë e i stimulova që të bënim një lojë si në shkollë; kush do të bënte vizatimin më të mirë do t’i vinim notën dhjetë e do t’i blinim një dhuratë. Të gjithë u angazhuan e në fund erdhi radha e Lidias; ajo kishte skicuar nga kapaku i një reviste diçka. Kur e pamë fletën e saj, u befasuam! Ishte identike me faqen e revistës, me ndryshimin e vetëm se kjo e fundit ishte me ngjyra, kurse ajo që kishte bërë Lidia, ishte bardhë e zi. Një ndjesi nga brenda më bënte të bërtisja me zë nga gëzimi! E mora fletën, e shëtita nëpër të gjithë pjesëtarët e familjes e në fund, vendosa që Lidia të vazhdonte me pikturën. Menjëherë kërkuam një pedagog për një kurs paraprak. Kështu, Lidia shkoi te profesor Ermir Grezda, i cili u tregua i gatshëm ta ndihmonte. Duke e parë me syrin e tij si artist, ai vendosi që ajo të konkuronte si të gjithë të tjerët për të vazhduar shkollën në këtë drejtim ku kishte prirje.
Erdhi edhe dita e konkurimit dhe ne vendosëm të takonim drejtorin, zotin Bujar Agalliu, për t’i sqaruar rrethanat e vajzës dhe për ta pyetur nëse kishte ndonjë kriter për këta persona. Ai tha se kriteri i vetëm, si për të gjithë të tjerët, ishte konkurimi. Kështu, Lidia u fut në konkurs dhe u gjend para jurisë, e cila e pyeste, por ajo nuk dëgjonte e nuk fliste dot me ta… Lidia më ka treguar:
“Një mendje më thoshte ta lija këtë punë e të ikja, se e shihja të pamundur të vazhdoja… Si do të bëja? Askush nuk komunikonte me mua! Por, në kohën që isha me këtë dilemë, më dha forcë e kurajo një person që kaloi te të gjithë nxënësit. Ai ndaloi tek unë dhe, duke më vënë dorën në sup, më tha: “Je okej!”. Ajo dorë në sup e ajo buzëqeshje më shoqëroi edhe më vonë, derisa mbarova provimin… Doli që kisha fituar e kështu filluan peripecitë e tjera; regjistrimi, marrëdhënia me shokët e klasës që dëgjonin e flisnin, kurse unë isha vetëm, por falë Zotit kam patur fat që të kem shokë e miq të mirë, si shoqja ime e ngushtë Ori Ivo, Anisa Ada e shumë e shumë të tjerë. Shkolla vazhdoi me shumë sakrifica… Diçka më shpjegonin shoqet e diçka pedagogët se unë s’pata asnjëherë interpretë. Në vitin e dytë të Liceut, në vitin 2006, një mësuesja ime më tha të dërgoja një pikturë për në Amerikë, me fondacionin e zonjës Liri Berisha. As që e mendoja se do të fitoja, po erdhi lajmi që piktura ime kishte fituar në 52 shtete! U habita e u gëzova pa masë… Pas fitores iu dërgua një falënderim shkollës që më kishte mësuar mua. Aty, më vlerësuan e më dhanë një rëndësi tjetër të gjithë pedagogët, duke më mësuar… Atë ditë u shtrua një koktejl në ambientet e shkollës. Në këtë event erdhi personalisht zonja Liri Berisha. Ishte një gëzim për të gjithë shkollën e në veçanti për mua dhe fjalët e saj më kanë shoqëruar edhe në vitet e mëpasme. Një mirënjohje e veçantë shkon për këtë grua, me dorën e kujdesin e së cilës u ndjeva e sigurtë në rrugën e vështirë të jetës. Zonja Liri Berisha e cila erdhi për të më dhënë çmimin që kisha fituar, më premtoi që ajo vetë do kujdesej që unë të vazhdoja edhe Akademinë. Edhe në Akademi më shoqëruan shokët e Liceut e, për tetë vjet, ata mësuan edhe gjuhën e shenjave. Kam patur vështirësi edhe me disa pedagogë, por për mua, kanë qenë një makth i vërtetë orët e provimeve. Ka patur raste që edhe nuk më kuptonin, ose vështirësi me oraret e vendet e takimeve. Pastaj dolën telefonat e m’u lehtësuan disa gjëra… Në këtë ditë të Personave me Aftësi të Kufizuara e ngre zërin që kjo kategori të vlerësohet më shumë në çdo fushë, të kenë interpretë në shkollat që ndjekin e t’u jepet mundësia të jenë të barabartë mes të barabartëve dhe të punësohen… Unë mbarova shkollën dhe dua të filloj punë se për këtë mbarova e sakrifikova deri tani…”
Lidia jonë ka marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera, në ekspozita, në një ekspozitë në Itali, Estoni e këtu në Tiranë, ku është vlerësuar më çmime. Studentja e Akademisë së Arteve që mbaroi sivjet Masterin, vajza e talentuar e me shpirt artistik, vajza që vjen nga shkolla e fëmijëve që nuk dëgjojnë, arriti të hapë ekspozitën e saj personale dhe ky është një gëzim i madh për ne… Suksese, mbesa ime e mirë!

Venka Capa

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I rrita vëllezërit e më kthyen shpinën!

Next Post

Kallashin e emocionon një Porsche Cayenne me vlerë 100.000euro

Advertisement