Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ramiz Alia përballë studentëve

11 dhjetor. E martë. Në orën 16 shkova në Qytetin e Studentëve I shoqëruar nga gazetari Gëzim Sinemati. Rrugës mora vesh se ishte mbledhur Plenumi i KQ të Partisë. Kishte pasur debate të forta. Ishin shkarkuar 7 anëtarë të Byrosë Politike. Me dy vota kundër-Spiro Koleka dhe Shefqet Peçi-Plenumi kishte vendosur të lejohej pluralizmi. Dhe së fundi nga radha, por jo nga rëndësia: Shoku Ramiz Alia do të takohej me një përfaqësi të studentëve.

Ora 20.00: Në autobus hipën përfaqësuesit e studentëve. Ne shikonim gjithë ankth rrugën. Shoferi e preu timonin majtas. Në turmë u shtua ankthi. Pas disa minutash, dikush tha: “Autobuzi u fut në Pallatin e Brigadave”…Natë. Errësirë. Kallkan. Mijëra njerëz kodrave të Qytetit të Studentit. Shumica studentë. Bashkë me ta, prindër. Kishte punëtorë nga kombinati i autotraktorëve “Enver Hoxha”. Tipografë. Qytetarë nga Tirana, por edhe nga Durrësi, Shkodra, Kavaja… Thirrje në kor. Poshtë diktatura! Enver-Hitler! Poshtë dinastia! Nga parullat në këngë. Korale. Motive patriotike: “Se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri”…
Presidenti Ramiz Alia në mes. Në një krah Skënder Gjinushi, ministër i arsimit. Në anën tjetër Lisen Bashkurti, sekretar i parë i Rinisë. Përballë studentë e pedagogë. Qetësi. Frymëmarrje të tensionuara. Akullin e theu Presidenti:
-Do më dëgjoni mua një herë dhe pastaj të flisni ju…Sot ishte një mbledhje e Plenumit të partisë…Desha tju njoftoj për çka u vendos. Së pari, në qershor 1991 të mblidhet kongresi I 10-të I Partisë së Punës …Së pesti, të lejohet krijimi i organizatave politike të pavarura…
Pauze. I pari u ngrit Arben Demeti…Pastaj Arben Imami, Azem Hajdari, Zef Brozi, Tefalin Malshyti, Shenasi Rama, Arben Meçe, Blendi Goxhe, Ardian Petrollari, Edmond Budina, Mimoza Ferraj, Arben Lika…Kaluan rreth tre orë. Autobusi mori rrugën për në Qytetin e Studentëve. Në podium u ngjitën me radhë disa oratorë: Berisha, Imami etj. Kudo thirrje entuziazmi. Tha Pashko:
-Në magnetofon do të vëmë kasetën ku është incizuar biseda me Ramiz Alinë. Ju dëgjojeni!- tha.- Ne do të mblidhemi, sepse do të hartojmë programin e Partisë…
Ata kaluan para meje. Në fillim urova Pashkon. “Mitro, hajde! Do të punojmë për programin,- më tha.- Mendoj se do të na nevojitet përvoja jote.” Pastaj takova Imamin, Berishën etj.
-Pse nuk shkon, -më tha Gëzim Sinemati,- m’u duk sikur të ftuan me gjithë zemër.
-Nuk kam të drejtë të shkoj! Këta kanë tri ditë që luftojnë. Ndërsa unë kam rrufitur kafe të ngrohtë…
Çfarë kishte ngjarë? Dy – tre javë më parë se të se të fillonte lëvizja studentore, në Qytetin Studenti qarkullonte një letër “top secret”. Kishte dy qëllime. Së pari, të firmosej. Së dyti, të krijohej: “ Organizata e studentëve dhe intelektualëve të rinj.” Këto ide, ishin hedhur nga një grup studentësh dhe pedagogësh të godinës 15-të. Javën e parë të dhjetorit 1990, ishin mbledhur tek shtepia e Gramoz Pashkos: Eduart Selami, Aleksandër Meksi, Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Ruli. Debate. Me bereqet dhe pa bereqet. Mbi të gjitha shkëlqeu një batutë e Aleksandër Meksit: “Lërini budallallëqet! Në asnjë vend të botës nuk ka parti studentësh…” U diskutuan dy variante: Parti Demokratike apo Lidhja Demokratike. Mbeti varianti I parë, sepse Lidhja Demokratike bënte një farë dualizmi me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-pergjigje me njeri-tjetrin...

Next Post

Njoftime nga Italia...

Advertisement