Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Një pilulë që të bën më të zgjuar?
Ramela Koleci, vajza e klipeve erotike: “Janë habitur, por na kanë pëlqyer”
EDI RAMA: KUSH PAGUAN GJITHË BORXHIN UL 80% KAMATVONESAT

Ramela Koleci, vajza e klipeve erotike: “Janë habitur, por na kanë pëlqyer”

ramela koleci (6)ramelaAjo ka qenë emri më i lakuar e klipeve të momentit, sepse performanca e saj në klipin e Endrit Mumajesit i ka lënë të gjithë më gojë të hapur. Skenat e forta erotike, por edhe shumë sensuale, kanë bërë që Ramela të jetë në qendër të vëmendjes së publikut. Ajo është modele, por dashuria e saj është edhe interpretimi. Motra e vogël e këngëtares Jona Koleci, me sa duket po ecën në gjurmët e së motrës. Aktualisht, ajo ndodhet në Kinë në një konkurs bukurie dhe shpreson të kthehet në Shqipëri me një trofe. Për këto dhe të tjera, lexoni më poshtë!

Fabjola Kuburi: – Ramela, për të gjithë ata që ndoshta nuk të njohin, të kemi parë së fundi në ekranet e televizioneve muzikore në klipin e Endrit Mumajesit dhe Kris Breshanit “Gun of love” (Arma e dashurisë). Si u gjende në këtë klip?
Ramela Koleci: – Ishte një ftesë nga këngëtari Endrit Mumajesi dhe unë, pasi pashë skenarin, pranova. Të qenit pjesë e klipeve ka qenë një dëshirë e imja e hershme, kështu që e pranova me kënaqësi ftesën.
– Ky klip ka skena shumë të nxehta, sensuale… Nuk pate asnjë lloj kompleksi kur i realizove?
– Jam vajzë pa komplekse, përderisa kam zgjedhur rrugën e artit. Arti është art, në fund të fundit, dhe një artist nuk ka pse të ketë komplekse.
– Cilat qenë momentet më të bukura gjatë interpretimit në klip?
– Atë e vendos publiku që e sheh dhe e pëlqen. Unë mund të them që kam interpretuar me shpirt sepse ky klip është si një minifilm dhe kërkonte një realizim të mirë.
– Gjëja më e veçantë që të ndodhi gjatë realizimit të klipit?
– Pjesa e fundit e klipit është ajo që ka pasur më shumë dubla, sepse duhet të arrihej me patjetër atje ku duhej dhe besoj se ia kemi arritur, për aq kohë sa publikut i ra në sy.
– Aty shkëmbehen puthje dhe prekje të vërteta, që kanë qenë të pranishme edhe më parë në klipet shqiptare, por jo me një masë kaq të fortë erotizmi. Si kanë qenë reagimet e publikut?
– Po, janë bërë edhe më parë, por jo në këtë nivel artistik. Klipet shqiptare kanë ecur shumë përpara dhe reagimet kanë qenë shumë të mira. Paksa janë habitur ndoshta, por në fund, klipi është pëlqyer.
– Ti do të jesh e para në gjithçka?
– Pse jo? Është mirë të jesh e para, apo jo?! (Buzëqesh)
– A ka më tabu për shqiptarët?
– Jo, nuk besoj se ka më.
– Ti je edhe “vajza e vaskës” tek emisioni “Antilope” në Agon Chanel, ku ke qenë edhe në sezonin e parë. Nuk ka njeri tjetër që mund ta bëjë atë performancë?
– Nuk besoj se ka njeri të pazëvendësueshëm. E rëndësishme është të të duan dhe të të kërkojnë përsëri.
– Një pyetje për të cilën dua një përgjigje shumë të sinqertë: Në vaskë, je nudo apo me bikini?
– Si thua? T’i lëmë lexuesit dhe shikuesit që të aludojnë paksa? (Buzëqesh)
– Ndërkohë që je pjesëmarrëse edhe në një kompeticion në Kinë me Petri Bozon…
– Aktualisht, ndodhem në Kinë, në kompeticionin e bukurisë “Miss model of the vvorld” dhe shpresoj të vij me një trofe në Shqipëri. Ndërkohë, kemi realizuar edhe kalendarin “Miss Shqipëria 2014”, ku unë kam muajin korrik dhe dhjetor. Ka dalë diçka e bukur.
– Ka ndonjë gjë që të pëlqen po aq sa modelingu apo aktrimi?
– Po, sporti. Unë jam marrë shumë vite me atletikë, me ecje sportive.
– Motra jote, Jona Koleci, është këngëtare. Të ka ndihmuar emri i saj dhe sa e lidhur je me të?
– Ajo më ka hapur rrugët për të realizuar ëndrrën time për t’u marrë me art në Shqipëri. Ajo është shpirti im binjak.
– Në punë, ndihesh e rrethuar nga njerëz të mirë apo nga inate, bërryla dhe xhelozi?
– E rëndësishme është që unë bëj punën time dhe ndihem mirë.
– Çfarë temperamenti ke?
– Jam shumë e durueshme, e kundërta e motrës sime.
– Me kalimin e viteve, çfarë ka ndodhur me Ramelën?
– Jam kompletuar dhe perfeksionuar.
– Ku e gjen tjetër kënaqësinë?
– Udhëtoj shumë dhe dashuroj gjithçka që më rrethon.
– Për çfarë ke qenë në dilemë?
– Për t’u kthyer në Shqipëri pas një periudhe 18-vjeçare në Greqi.
– Kur je e lumtur, çfarë bën?
– E ndaj lumturinë me të tjerët.
– Çfarë ëndërroje kur ishe adoleshente?
– Të jem maratonomake dhe shpresoj një ditë do të valëvis flamurin shqiptar fitimtar.
– Çfarë mund të të mallëngjejë?
– Ditët që ikin dhe nuk kthehen më.
– Çfarë quan humbje?
– Të ndihem e humbur.
– Sa e rëndësishme është dashuria?
– Si uji për lulen!
– Ramela, është e dashuruar?
– Jo, për momentin jam singëll, po merrem me karrierën tani.
– Çfarë mund të të bezdisë apo shqetësojë?
– Hipokrizia dhe mashtrimet.
– Emocioni apo arsyeja, cila zë më shumë vend te ti?
– Të dyja bashkë.
– Pikat e forta?
– Besimi në Zot.
– Dobësitë e tua?
– Besoj te të tjerët, më shumë se ç’duhet.
– Çfarë është ajo gjë që të ka lënë shije të mirë?
– Dashuria e prindërve.
– Po tani, çfarë do bësh?
– Do të vazhdoj programin që na është caktuar këtu në Kinë. Konkretisht, kemi palestër tani.

Ramela dhe Jona
– Kush e ka nisur e para rrugën e artit?
– Jona.
– Kur ishit të vogla, kishit zënka të tipit “unë jam më e bukur se ajo”?
– Asnjëherë.
– Po tani, kush mendoni se është më e bukur?
– Nuk kemi vuajtur e as nuk vuajmë nga këto komplekse.
– Çfarë vlerësoni te njëra-tjetra?
– Besnikërinë dhe karakteret e forta.
– I thoni gjithçka njëra-tjetrës?
– Patjetër që po.
– Motrat ruajnë edhe shumë sekrete. Keni ndonjë sekret që ia dini vetëm ju njëra-tjetrës?
– Po, dhe ja ku po e themi tani, që ta dinë të gjithë: Ne jemi çifti më i mirë i motrave. Kaq!
– Çfarë defektesh shihni te njëra-tjetra?
– Defekti i Jonës është se nuk resht kurrë së qeni ekspresive kur unë dua pak si shumë gjumë. (Buzëqesh)
– Ka vend për një mike tjetër mes jush?
– Po, por ajo ruan vendin e saj, pa ndikuar te ne të dyja.
– I jepni apo merrni borxh njëra-tjetrës?
– Ne jemi një dhe nuk ka ndarje.
– Keni shumë miq të tjerë?
– Aq sa mjaftojnë për t’i konsideruar miq.
– Ramela, cila është kënga jote e preferuar nga ato që këndon Jona?
– Ajo që Jona akoma nuk ka krijuar. Fundja, ajo muzikën e ka hobi, jo profesion dhe e di që do realizojë diçka akoma më të bukur se këto që ka realizuar deri tani.
– I bëni shpesh dhurata njëra-tjetrës?
– Po, madje nuk harrojmë t’i kemi me dedikime në ditë të veçanta.
– Cili ka qenë nderi më madh që keni bërë për njëra-tjetrën?
– Që ekzistojmë për njëra-tjetrën.
– Nëse unë them martesë, ju, ç’më thoni?
– Që është shumë e largët, tani për tani.
– Nëse do të mundeshit, çfarë do të bënit për të mos u plakur asnjëherë?
– Do pinim “pijen e përjetësisë”, nëse do ta gjenim, sigurisht. (Buzëqesh)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një pilulë që të bën më të zgjuar?

Next Post

EDI RAMA: KUSH PAGUAN GJITHË BORXHIN UL 80% KAMATVONESAT

Advertisement