Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezia juaj…

Ishe thjesht një ëndërr

Në të kam munguar, këtë jo s’e di
por në ditet që kalonin, më mungoje ti
Mbase fjalët e mia, duken pa kuptim
por jam e sigurtë që je në shpirtin tim

E nëse ëndrrat i thur gabimisht
i thur me shpresën që do t’jemi të dy.
Nuk e di mbase gabohem
Ashtu siç gabimisht të dashurova ty.

Advertisement

Se ti ishe thjesht një ëndërr
Iluzion që s’gjen mbarim
Mbarim s’gjen as dashuria ime
e rrethuar me zhgënjim. Maurisja Xhamaqi

Enë komunikuese

Sa herë i jam lutur Zotit për të t’pasur pranë
E dhëmbët kam shtrënguar në dhimbjet e tua
Por sonte në këtë mbrëmje, ku fuqitë më lanë
Të thashë pas mijëra herëve, të fundit herë “të dua”

Duke të dashuruar kisha humbur pa vetëdije
Dhe ndjenjat e njeriut një ditë dhënkan fund.
Nuk mund t’i frysh i vetëm një zjarri dashurie.
Sa për dy të duash, shpirtërisht, nuk mund…

Dhe fizikisht do të thoja është shkatërruese
Kur jep e vetëm jep, një ditë shterron fuqia
Marrëdhënia mes një çifti, “enë komunikuese”
Ku zemrat janë dy enët, kanali dashuria… Bledi Ylli

Lule
Eci duke mbjellë lule
E ato më mbijnë
Ndër varre!
Shpirti im, loton e qan,
E ecën sërish,
E lule mbjell!
Vdekjen dot s’e shmangim,
Ndaj duhet të jemi të bukur
Në tokë e në qiell! Miltiadh Davidhi

Absurde

Nisi kjo ditë e përmalluar
Shpirti mendimet i kthen në varg
Njerëz pa fund të dashuruar
Disa të ngjitur, të tjerë nga larg…

Disa të ngjitur, të tjerë të ndarë
Me lot disa, disa të qeshur
“Njerëz të qeshur e të qarë”
Kjo jetë kështu na ka përleshur!

Nisi kjo ditë si gjithë të tjerat
Realitet edhe përrallë
Njerëzit gjithmonë do dashurohen
Disa së bashku, të tjerë në mall… Bledi Ylli

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Te shkoj tek mami apo tek babi?

Advertisement