Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Po bënte dashuri me një tjetër!

Përshëndetje lexues të gazetës “Intervista”! Mua, shoqëria më thërret Kaçurrelsja, por meqë ka edhe shumë vajza të tjera kaçurrelse dhe askush nuk do ta kuptojë kush jam në të vërtetë, kështu do t’ju prezantohem edhe juve, thjesht, Kaçurrelsja. Unë, momentalisht, nuk jam në fakultet si gjithë miqtë e mi, por kam mbaruar gjimnazin dhe jetoj në një fshat jo shumë larg kryeqytetit. Tani punoj si shitëse buke, pasi edhe kushtet e familjes janë të dobëta dhe na duhen para për të mbijetuar, pasi jeta është shumë e vështirë dhe pagat janë të ulëta. Kur isha në gjimnaz kisha shumë ëndrra dhe shumë dëshira, por asnjërën nuk e bëra realitet, përveç njërës: Të bëja tatuazh!
Ky tatuazh u vendos në trupin tim me anën e ndihmës së të dashurit tim. Kur isha në vit të parë gjimnaz, u njoha me një djalë. Ai është nga Jugu, bjond, me sy blu. As në imagjinatën time nuk e kisha menduar kështu djalin me të cilin do të lidhesha. Ky i kalonte kufijtë e imagjinatës sime. Lidhja ime me të zgjati tre vjet, por gjatë këtyre tre viteve ne shpesh grindeshim. Grindja e fundit, e cila më shtyu të merrja vendimin për t’u ndarë ishte tradhtia. Një ditë e mora në telefon dhe i kërkova që të takoheshim. U takuam. Atë ditë ai ishte shumë i ftohtë me mua. Nuk e di pse, po as për të më puthur nuk më puthte si më parë, as ëmbël nuk sillej dhe, çdo tre minuta, shikonte orën. E pyeta se përse vepronte kështu dhe m’u përgjigj se nuk ishte puna ime. Në fakt, dukej i tensionuar. Unë e përkëdhelja si gjithmonë, kurse ai më shtynte. Atë ditë kishte hedhur parfum tjetër. Më çuditi, por nuk doja ta pyesja se përse kishte vepruar kështu, pasi përgjigjen e dija: “Nuk është puna jote”, do më thonte. Prandaj edhe unë u rezervova në pyetjet që po bëja atë ditë. Në fakt, e doja shumë dhe thonte se më donte. Kaq më mjaftonte për të mos u mërzitur nga përgjigjet e ashpra që ai më jepte dhe që unë nuk po ua gjeja shpjegimin.
Ne, të nesërmen, bënim dy vjet bashkë. Mendova se edhe këtë vit do të ma thonte një ditë përpara se ku do ta festonim përvjetorin e lidhjes, por ai nuk më tha asgjë, madje edhe datën e kishte harruar. As nuk donte ta kujtonte, me sa dukej, po nga ta dija unë? Më erdhi keq dhe mendova se këtë vit duhej t’ia bëja unë surprizën dhe nuk po i flisja, por po mendoja se çfarë duhet të bëja. Kur dolëm nga lokali, ai nuk më shoqëroi si herët e tjera, deri në shtëpi. Meqë ai nuk më shoqëroi për në shtëpi, unë përfitova nga rasti që të ndërroja rrugë dhe t’i blija ndonjë dhuratë për përvjetorin. Pasi shëtita për nja një orë, më në fund, e bleva atë që doja; i bleva një triko shumë të bukur, por kur po kthehesha për në shtëpi, e pashë në lokal me një vajzë tjetër. Mund të kishte qenë edhe ndonjë shoqe apo kushërirë, por nuk ishte ashtu. Mbeta e shtangur për një copë herë dhe dyshimet e mia u vërtetuan. Ai u puth me të. Sa keq jam ndier! Lotët më rridhnin dhe nuk dija ç’të bëja. Nuk mund t’u besoja syve. I telefonova dhe e pyeta se ku ndodhej, por nuk e përmbaja dot veten dhe nisa të qaja. Si duket, ai e kuptoi që unë isha në dijeni të faktit që ai më kishte tradhtuar dhe më tha direkt “më fal”, po ç’mund ta falja unë?! Unë isha e copëtuar dhe e vrarë keq shpirtërisht.
Ai më pa dhe doli menjëherë nga lokali. I kërkova llogari dhe më tha se as vetë nuk dinte përse e bëri dhe se ndihej shumë keq. Nuk dija çfarë të bëja… Edhe e urreja, edhe e doja sërish. Të nesërmen, ne bënim dy vjet bashkë dhe ai kishte puthur një tjetër, më kishte zëvendësuar me një tjetër, por gjatë gjithë mbrëmjes ai më kërkoi falje, duke më thënë se kishte qenë vetëm një moment dobësie dhe unë e besova. Për t’i treguar se e kisha falur, mendova t’i bëja një surprizë që të nesërmen. Kisha çelësin e shtëpisë së tij dhe u futa në mëngjes, pa u ndier. Kisha vendosur ta festonim në shtëpi dy vjetorin e lidhjes. Në fakt ai zgjohej vonë nga gjumi, kështu që ora 06:00 e mëngjesit doja të më gjente në shtëpinë e tij. Kisha marrë me vete tullumbace, me të cilat zbukurova ambientin e shtëpisë. Në të gjithë dyshemenë hodha petale trëndafili të thara, të cilat i dhanë një dekorim shumë të këndshëm shtëpisë. Tullumbacet ishin të kuqe dhe te të gjitha, me bojra tushi të zezë, shkrova emrin tim dhe emrin e tij. Doli diçka shumë e bukur! Disa qirinj zbukurues i vendosa nga dhoma e ndenjjes deri në tualet. Më pas, vura petale edhe në vaskën që e mbusha me ujë të ngrohtë, me shkumë dhe petale trëndafili. Kisha sjellë edhe shampanjë e një tortë në formë zemre dhe mezi prisja të zgjohej nga gjumi. Kishte kaluar më se një orë dhe nuk po prisja dot më derisa ai të zgjohej, kur papritmas, dëgjova një zhurmë. Mendova se u zgjua dhe hyra në dhomën e tij, po ç’të shihja?! Ai po bënte dashuri me atë që e pashë një ditë më parë në lokal, duke u puthur. Ata, bashkë, kishin kaluar natën! Ende i kam ato imazhe në mendje, nuk më hiqen prej andej. Nuk mund ta besoja se ai që më premtonte dashuri, më fali lot, zhgënjim dhe më la një urrejtje të thellë në zemër.
Dola e turbulluar nga shtëpia dhe nuk doja që të dëgjoja asnjë fjalë nga ai mashtrues. S’e kuptoj se përse meshkujt kanë kaq shumë qejf të tradhtojnë atë që kanë në krah. Unë kurrë nuk e kuptova dhe nuk besoj se kam për ta kuptuar ndonjëherë. Kur më thoshte se më donte dhe më lutej të mos e lija, pse e kishte të nevojshme të kishte edhe një të dashur tjetër? Që atëhere nuk kam mundur ta rimarr veten dhe nuk di nëse do të mundem ndonjëherë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dëfrim Met’hasani: Më shkon, vetëm kostumi i sportit!

Next Post

Gjyste Vulaj shpëton për mrekulli

Advertisement