Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Përkujtimore…

– Me rastin e 27 vjetorit të vdekjes të Zarife Shegës.
Nëna Zarja, përfaqësonte shpirtin më të bukur njerëzor. E lindur dhe e rritur mes vuajtjesh e hallesh të mëdha në jetë ajo do të kthehej padashur në forcën e pashtershme të dashurisë e besimit për genin e njerëzve të thjeshtë, nënë Zarja do mishëronte portretin plot dritë e hijeshi të një gruaje fisnike plot dhembshuri. Sa herë sjell në mëndje vitet e arta të vegjëlisë kujtimet zbresin, si një zog pëllumbi te koha aq e bukur, kur jetoi e punoi pa u lodhur nënë Zarja, portreti njerëzor i saj me atë emër aq të thjeshtë e të dashur për të gjithë. Unë do të kaloja shpeshherë para portës së shtëpisë së saj të dashur dhe nuk mund të rrija asnjëherë pa e përshëndetur me ngrohtësi nënë Zaren, që nuk harronte të pyeste për shkollën, familjen e shëndetin. Me fytyrën e saj të qeshur e zërin e ëmbël nuk harronte të thoshte: – Si jeni fëmijët e nënës, Luani këtu!” Pastaj kthehej nga shoqja e saj. Nuk jam e vjetër, më kanë rrëzuar hallet! Oborri i shtëpisë të nënë Zares, sa nuk kthehej në një çerdhe zogjsh, ku të qeshurat e fëmijëve dhe atyre të rritur përziheshin magjishëm me gëzimin e tyre. Nënë Zarja dinte të luante për mrekulli rolin e nënës të të gjithëve, ja, përse ajo mbeti kaq e dashur, e nderuar, e respektuar. Ajo krijoi një det dashurie për të gjithë, edhe për të vegjlit, të rriturit e moshuarit, ndaj sot e kujtojnë me mall e dashuri të veçantë si një nënë të mirë, si motër e të gjithëve, e pse jo dhe qytetaren e nderit. Nënë Zarja kishte një familje të mrekullueshme, djem e vajza për tu patur zili. Me shoqe jete zemër bujare, që trashëgonin virtytet më të mira njerëzore, si vetë ajo, që u bëmë bashkëudhëtaret e pandara të jetës, dhe shpirtit të saj të vuajtur. Me shoqe e nëna të mira si Androni Treni, Shefiqe Kello, Fidarie Lame, Mirset Metolli, nënë Rukije Toska, Myryban meka, Ollga Stojku, Hysni e Meka, Marjanthi Myzeqari, Dhimitra Karanxha, Hysnie Merolli, Tërpena Pana, (baboja e dashur), apo edhe nënë Andromaqi Koli ku ajo do të kalonte pjesën më të madhe të jetës së saj me të mirat e të këqijat. Shoqe të punës, të jetës të përditshme, të halleve e pjesës të gëzimeve, që shpërndante emri i nënë Zares, zëri i saj i ëmbël, fytyra përherë e qeshur. Aty, kurajo gjeti përherë gëzimin më të pastër të jetës, dashurinë e vërtetë dhe forcën e madhe për të përballuar vështirësitë e jetës e krenarinë e madhe e të qënurit Nënë! Nënë Zarja mbylli sytë shumë vite më parë, duke lënë në një pikëllim të gjithë ata që e njohën dhe e deshën, si një princeshë të dashurisë njerëzore. Ndonëse ishte janar ditë dimri, edhe koha do të tregohej bujare me të, me një qiell të kaltër, pa re. Dhjetra sy të përlotur për të e një karvan nderimi… Sepse, të tillë na i imponoi shpirti i nënë Zares, zemra e saj aq e madhe, Kujtimi i saj aq i ndritur. Dashuria e saj rron e do të jetojë në çdo ditë e kohë në çdo zemër, si një shenjë pavdekësie. Ajo është e do të mbetet gjithnjë drita e jetës, e dashurisë njerëzore e së ardhmes e burim i përhershëm frymëzimi. Nga Alban Arapi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Çfarë pensioni i takon?

Advertisement