Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Orinda Huta: Unë, në Dancing With the Stars?!

Lidhja e fjalës me imazhin është një fenomen i pashmangshëm, ndaj nëse thua Orinda Huta, të vijnë në mendje sytë bojëqielli dhe zëri i ëmbël. Këto tipare më kujtojnë edhe kanarinën e famshme të Disney-t, Tweety-n dhe kjo lidhje nuk është fare pa qëllim, pasi Tweety-n, Orinda e ka tatuazh. E dashuruar pas filmave me kartona, Orinda na sjell një tjetër personazh të tillë në këngën e saj më të re, krah Landi Hysit. Për të, si edhe për gjithë gjërat e tjera të cilat Orinda nuk i ka thënë në media, ajo flet në këtë intervistë; shkurt, bukur dhe saktë…

 

Enkeleda Kurcani: – “Winnie Winnie Pooh”,  këndoni ti e Landi Hysi te Kënga Magjike. Si lindi ideja e bashkëpunimit me Landin?

Advertisement

Orinda Huta: – Kënga ishte realizuar prej kohësh si projekt muzikor dhe kërkonte thjesht një bashkëpunëtor. E ku kishte me mirë se Landi i West Side Family?! Për mua, është kënaqësi e madhe të bashkëpunoj me të. E kush mund ta mendonte në vitin 2002 kur unë këndoja “Tani e di” dhe ai “Mesazh”, se në vitin 2014 do të vinim bashkë? Është vërtet bukur!

Me sa di, ti po bashkëpunon me të njëjtët emra për këngët e tua të fundit…

– Produksioni muzikor i këngës i takon Alban Kondit dhe Briz Musaraj, bashkëpunëtorët e mi në projektet e fundit. Me Albanin u bë pothuaj 8 vjet që bashkëpunoj.

Përse pikërisht Winie Pooh dhe jo Simba, për shembull?

– Jo po, pse jo Tweety, meqë e kam edhe tatuazh! (Qesh) U vendos ashtu sepse i përshtatej ritmit të këngës. U krijua titulli e pastaj teksti; nuk ka asnjë mesazh të fshehur.

Duket se të tërheqin personazhet e filmave me kartona. Cilët janë ata që nuk i përmendëm këtu?

– Po, është e vërtetë, i dua shumë filmat me kartona. Nuk ndahem dot prej tyre dhe ndër vite kam rënë në dashuri me personazhe të rinj të filmave Disney. Për momentin, jam me personazhet e filmit “Frozen”.

Mos ndoshta je me filozofinë e Piter Panit “Mos u rrit”?

– Jo, jo, nuk jetoj me këtë filozofi.

– Përse ti zgjedh pikërisht Këngën Magjike? Kjo nuk është hera e parë e jotja në këtë festival…

– Sepse është skena ku për herë të parë mora duartrokitjet e publikut të një moshe më të rritur dhe sepse e bekoi rrugën time në muzikë. Është gjithnjë kënaqësi të rikthehesh.

Nuk të josh Festivali i RTSH-së, aq më tepër që, nëpërmjet tij, mund të marrësh pjesë në Eurovizion?

– Festivali i RTSH-së është një festival historik, por unë, pas Këngës Magjike, do të vazhdoj me publikimin e klipeve.

Je gjithnjë shumë e kujdesshme me pamjen tënde, dukesh e kuruar në çdo detaj…

– Skena ta detyron kujdesin ndaj vetes. Dikur, për një dalje në festival, mendoja me muaj… Kam krijuar edhe vetë; ishte një ndër pasionet e mia.

– Kush kujdeset për ty, që të jesh kështu, e përsosur?

– Faleminderit Kela. Paraqitjen time të viteve të fundit ia kam besuar Ardi Asllanit. Eva Dibra kujdeset për make up-in dhe flokët.

Ndoshta edhe shpenzimet më të mëdha, për pamjen i ke, apo jo?

– Jo gjithnjë. Një performancë e bukur kërkon shumë dhe, nuk e merr pjesën më të madhe vetëm paraqitja ime.

Të mjaftojnë kufijtë e Shqipërisë për blerje?

– Unë përdor më shumë blerjet në internet. Kam firma të preferuara që vijnë në Shqipëri nëpërmjet postës.

Performanca e këngës “Oqean” në Kënga Magjike 2009, ishte mjaft e veçantë…

– Edhe këtë vit, paraqitja e ka detajin të veçantë. Titulli i këngës përfshin të gjithë skenën dhe për performancën e balerinëve, ka punuar me shumë profesionalizëm sërish Olta Ahmetaj. Jam e lumtur që mbështetem nga miq të mirë, të cilët janë me mua gjithnjë. Në këtë rast, për performancën vlen të falënderoj gjithashtu, Oriana Kamberin, e cila më mbështolli në kutinë e barbit.

– Ç’mund të më thuash për prezantimin e Miss Globe 2014, në krah të Blendi Salajt?

– Ishte një eksperiencë vërtet e bukur, që e përjetova shumë mirë.

Megjithëse nuk ishte hera e parë në prezantim, pasi ke qenë edhe prezantuese e Miss Shqipëria 2014… Të pëlqen prezantimi?

– Sigurisht që më pëlqen prezantimi, është një prej pasioneve të mia, ashtu si kënga. Në të dyja këto evente të mëdha, jam ndjerë mjaft mirë.

Kurse nga prezantimi në televizion, duket sikur ke hequr dorë; nuk të kemi parë më në “NEXT”. Përse ky vendim?

– Next ishte eksperienca ime e parë dhe shumë e bukur, por mendoj se aq ishte cikli dhe duhet të përfundonte. Gjithsesi, unë jam sërish pjesë e “Next”, sepse nuk ndahem lehtësisht. Televizionin e dua shumë dhe do të rikthehem me projekt të ri televiziv.

U përfol lart e poshtë se do të merrje pjesë në Dancing With the Stars. Të është bërë një ofertë e tillë, apo është i gjithi një thashethem?

– Unë jam pjesë e Vizion Plus dhe më pëlqen Dancing With the Stars, por nuk kam ende në plan të kërcej, përveçse në këngët e mia. (Qesh)

Ke veshur shumë herë në sfilata fustanin e bardhë të nusërisë. E ke menduar si do të jetë ai i vërteti?

– Jo, nuk e kam menduar.

Ia bëre “Bang Bang” me Diellza Kolgecin. Bëri shumë zhurmë?

– Bëri aq zhurmë sa u kthyen kokat! (Qesh) Me Diellzën ishte një bashkëpunim i shkëlqyer dhe besoj ende që ishte projekti i duhur për t’u rikthyer në muzikë.

– Si fllad i freskët oqeani vjen në klipin e verës, “Te amo”…

– Altin Ago, regjisori i klipit, e realizoi me shumë dashuri. Do thuash ti, nga e di unë këtë të fundit?! E di sepse është një nga miqtë e mi më të mirë. Me njerëz të dashur bëhen gjithmonë punë të bukura. (Qesh)

– Cila është mikesha jote më e mirë?

– Scarlett O’Hara, domethënë Enila Hasani. E njeh? Duhet ta njohësh, është një prej avokateve më të mira në vend!

– Palestra, që e frekuenton aq shumë, të pëlqen apo është diçka e pashmangshme për të ruajtur elegancën?

– Palestra mund të nisë si një gjë e pashmangshme për të mbajtur trupin në formë, por mua edhe më pëlqen shumë. Sidomos kur kam instruktore Ornelën, e cila kujdeset shumë për mua.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lidhje vetëm për qejf...

Next Post

9 pyetje të sikletshme për seksin...

Advertisement