Ai quhet Selman Linza dhe punon në Poliklinikën Qendrore. Doktor Selmani është pa dyshim një nga mjekët më të mirë dermatologë që kam takuar në jetën time. Pamja e tij autoritare të jep atë ndjesi se është i njëjti edhe në karakter. Filozofia e jetës dhe e punës së tij ka një kontekst të lavdërueshëm, me sensin e të qenit përherë pozitiv. Doktor Selmani është një shkollë e vërtetë e punës plot pasion, dashuri e përkushtim. Te puna e tij, çdo koleg duhet të shohë një shembull të vyer për mbarëvajtjen e detyrës fisnike që të jep mjekësia e nderuar. Ai e ka hapur me dashuri sublime këtë rrugë të vështirë dhe, puna e tij flet më shumë se një filozofi e tërë. Ajo është e shkrirë në një të vetme dhe shkëlqen në një të vetme, me gjithë forcën e bukur e të veçantë, në çdo zemër, pacient apo mjek. Ajo mbetet një vlerë e shtuar për bluzat e bardha, që duhet të kenë po atë integritet si mjeku e miku i mirë Selmani. Shumë suksese e respekt për Dr. Selmanin. Alban Arapi.
Enea Gjoka është një nga emrat më të njohura të ekranit e publikut. Te figura e tij çdo koleg i TV sheh një pasqyrë të vërtetë të talentit, dashurisë dhe përkushtimit të devotshëm në detyrë. E kam dëgjuar shpeshherë thënien: “Mjalti rrjedh te mjalti!”. Kjo thënie është po aq e vërtetë, sepse Enea vjen nga një familje që mbart më së miri vlerat më të vyera të kulturës e talentit që shndrit. Me një të folur elokuente, zë të fuqishëm e ngazëllues, Enea është kthyer në spikerin më të dashur për të gjithë publikun e njëherësh edhe gazetarin e dëgjuar. E di dhe dua ta nënvizoj me shkronja të mëdha se bota e medias do të ndihej më pak e pasuruar në genin e vet pa zërin melodioz të Enea Gjokës, talentin e apasionuar, pa emocionet e ngrohta e prekëse, që përcjell në mënyrë mahnitëse nëpërmjet valëve të TV AS. E kam adhuruar që në fëmijëri talentin dhe punën e palodhur të babait të tij Dhimiër. Sot po e them me kënaqësi të veçantë; ai duhet të jetë krenar në shpirt për këtë djalë të mrekullueshëm që ka lindur e rritur sepse edhe Enea Gjoka është një gur i fortë e i çmuar në rrugën e vështirë të gazetarisë. Unë po të them Enea, faleminderit përzemërsisht për kënaqësinë e madhe që po na dhuron me zërin tënd. Alban Arapi.
Advertisement