Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

“Terapia”

Thonë, çdo gjë nis nga vetja
Ndaj, do bëj një “autoterapi”
Nisa të flisja për “rastin”
Ndihesha si një “klient i ri”!

Mbas disa seancash kuptova
Qe s’më mjafton psikoterapia
Sa nisja të vija buzën në gaz
Nga malli më pushtonte mërzia…

Advertisement

Dhe prapë i këshillova vetes
Një psikanalizë të mirë
Në rrëfimet e seancave
E gjeja veten të lirë!

Vazhdoja të trajtohesha
Ta harroja këtë dashuri
Por në çdo rrëfim seance
Gjendesha sërish te Ti! V. Kalemi.

Veç loti le t’më dehë!

Do e pi ngadalë sonte konjakun
me fytyrën tënde në imagjinatë
të dehem për sytë e tu e dashur
xurxull do bëhem këtë natë.

Po le të qeshin vargjet me mua
le të qeshë dhe dashuria
ai pikë loti që në konjak ka pikuar
‘Veç ai” le të marrë mend’t e mia…

E…, do të dehem, po, po!
Ta djeg shpirtin me k’të farmak
veç gotën ku loti pikoi
do e pi ngadalë e nga pak.

Çdo gotë e çdo shishe tjetër
do ta hedh tutje në ajër
vetë do fluturoj tutje në hapësirë
të t’puth njëherë…
para se mëngjesi të zbardhë! Ylli Jahaj

Ishe thjesht një ëndërr

Në të kam munguar, këtë jo s’e di
por në ditet që kalonin, më mungoje ti
Mbase fjalët e mia, duken pa kuptim
por jam e sigurtë që je në shpirtin tim

E nëse ëndrrat i thur gabimisht
i thur me shpresën që do t’jemi të dy.
Nuk e di mbase gabohem
Ashtu siç gabimisht të dashurova ty.

Se ti ishe thjesht një ëndërr
Iluzion që s’gjen mbarim
Mbarim s’gjen as dashuria ime
e rrethuar me zhgënjim. Maurisja Xhamaqi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

Gabova që e lashë kurën e tiroides?

Advertisement