Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Jam njeri

…Por jam dhe tokë, dhe ditë,
Dhe ëndërr dhe fije drite,
Dhe natë, dhe diell, dhe erë,
Dhe qiell,
Dhe yll i dashuruar!
Botë moj,
Sa shumë të ngjaj,
Ndaj ndihem i mrekulluar! Miltiadh Davidhi

Te huaj

Advertisement

Përse u bëmë si dy të huaj
Mos më pyet se nuk e di.
Ndoshta shpirtërat zjarrin shuajn’
Atëhere, kur vdes një dashuri…

Përse kur ëmbël vjen mëngjesi
Dëshiroj kujtimin tënd!
Shpirti i etur ç’mund të presë
Nga një dashuri që dhemb!

Shpirti i etur zjarrin fiku
E rreth tij s’gjen “copa drush”.
Thua, dashuria iku?
Jo, se zjarri bëhet prush!

Vijnë kujtimet porsi era
Zjarrin ndezin prapë në shpirt
E merr ngjyra si pranvera
Ajo bojë e tij e hirtë…

Do të djegë, por sa do t’djegë
Për sa ditë zemrën do t’ngroh
Do t’vijë ora hi do të mbesë
Do t’vijë ora, thjesht do kohë…

Më pas do t’fryjë kujtimi yt.
Mbi dashurinë e mbetur hi
Ndoshta rrjedhin lot nga sytë
Zemra s’ngrohet përsëri…

Ja përse u bëmë të huaj
Fjalët s’kanë dhe shumë rënd’si
Në fund të fundit shpirti vuan
“Vazhdon jeta, gjithsesi”… Bledi Ylli

Sytë blu

Më mbaj në krahët e tu
Në kët’ botë të padrejtë mos më braktis
Jam rritur në shpirtin tënd
Me aromën e dashurisë

Dhe qiellin e gjeja në sytë blu
Gjithmonë kur në jetë binte shi
Më mbaj zemër në krahët e tu
Të kem në shpirt dashuri. Fleta Satka

Do Doja…

Do doja të ecja pranë teje
të flisja, të flisja shumë gjatë
Do doja të mos kish largësi
një pritje pse duhet të zgjasë
Do doja aromën e trupit
ta ndjeja dhe ëmbël ta shijoja
Të puthja unë buzën e nxehtë
T’i shkrija ndjenjat do doja…
Do mundja të vdisja pranë teje
në paqe me ty veç të isha
Do dhuroja gjithçka nga vetvetja
po vetëm këtë mall e dhimbje të mos kisha. Ina Vlorë

Ti…

Një fjalë e vetme më mjafton,
Që unë të prek qiellin e tetë.
Je ti ai që më frymëzon,
Që dashurisë sime i jep jetë!
Zëri yt, më magjeps krejt,
Ma vesh shpirtin me flatra.
Jetoj në tjetër planet,
Planet i veshur në të kaltra!
Veç një shikim më mjafton,
T‘më zgjojë fluturat në bark.
Ai shikim më skllavëron,
Trup, zemër e shpirt, m‘i ndez flakë!
Jetës sime m‘i jep kuptim,
Që unë përditë të buzëqesh.
Je ti, i dashur, motivi im,
Aroma e shpirtit, që unë “vesh”! Laerta Kajtani

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

BAKSHISH NË MATERNITET

Next Post

Përkujtimore...

Advertisement