Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Karavidhet… binjake siameze!

Një grup shkencëtarësh gjermanë, singapuras dhe neozelandezë, kanë zbuluar një lloj të panjohur deri tani të karavidheve Amarinus lacustris. Ky lloj ka tre sy, dy samarë dhe antena në shpinë. Ata mendojnë se këto qenie të gjalla nuk janë gjë tjetër veçse binjakë siamezë. Këto karavidhe të jashtëzakonshme u zbuluan në ujërat e lumit Hoteo në ishullin verior të Zelandës së Re, afër Oklendit. Në gjithçka tjetër ato u ngjajnë karavidheve të zakonshme të llojit Amarinus lacustris. Autopsia dhe studimi i sistemit të tyre nervor treguan se që të tre sytë ishin të lidhur me trurin dhe, me sa duket, funksiononin për mrekulli, ndërsa vetë truri i tyre nuk ishte edhe aq i zhvilluar dhe kishte deformime të ndryshme. Pas studimeve të mëtejshme, shkencëtarët vunë re se anatomia e jashëzakonshme e këtyre qenieve të gjalla shpjegohet me rritjen bashkarisht të dy binjakëve, njëri prej të cilëve ka pësuar ndryshime fragmentare në kokë. Binjakët siamezë krijohen nga një vezë e fekonduar në rastet kur ndarja e saj vonohet. Ky fenomen ndeshet pothuajse në të gjitha qeniet e gjalla, pavarësisht nga ndryshimet e tipeve të zhvillimit embrional.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

TA FILLOJME DITEN DUKE QESHUR

Next Post

Shqiponjat: Kë do ti tani?

Advertisement