– Kam nevojë të shprehem diku, ndaj vendosa të ndaj historinë dhe pikëpyetjen time të jetës me ju, pasi kam jetuar në Shqipëri dhe kam marrë çdo herë dhe kam lexuar histori të ndryshme. Më quajnë Ana dhe jetoj në Zvicer, këtu kam njohur një djalë nga Kosova, ose më saktë burrë pasi ai është i martuar dhe ka familje. E dashuroj marrëzisht, dhe qëkur jam lidhur me atë nuk jam më ajo vajza e hedhur, kam ndryshuar komplet, jam mbyllur shumë në vetvete, kam shkëputur kontaktet me të gjithë shoqërinë, vetëm sepse nuk doja që ta mërzisja për asgjënë më të vogël. Por këto gjëra atij i ranë në sy dhe mendon që po ndikon tek unë negativisht ndaj dhe më kërkon të ndahemi. Kjo situatë mua më tmerron edhe pse e di që skam asnjë prespektivë me të, apo të ardhme, nuk dua që ai të largohet nga unë. Edhe ai më do shumë, jam e sigurtë por ka natyrë të ftohtë dhe sma ka shprehur pothuajse kurrë. Po torturohem brenda vetes, si mund të thojë një mashkull se do ndahemi për të mirën tënde se me mua ske të ardhme. I lutem shumë atij që të mos ndodhi kjo gjë, të mos ndahet nga unë, por ai ka filluar të mos më telefonojë më, më takon shumë rrallë, dhe thotë se e bën që të mësohem pa prezencën e tij. Ai do që unë të gjej dikë tjetër, një beqar dhe të martohem. Por për mua kjo gjë është e pamundur, më duket sikur më është përmbytur bota, dhe gjithçka më duket zi, kur mendoj se ai do të ndahet përfundimisht nga unë. E dashuroj marrëzisht. Nuk di si të veproj, nuk di çfarë të bëj me veten time, pasi këto gjëra smë falen, pasi jam 25 vjeçe por spo e kontrolloj dot veten. Është hera e parë që dashuroj një mashkull, më duket sikur skam më forcë të jetoj më… Nuk di si të veproj?
Advertisement