Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Horoskopi 8 dhjetor-14 dhjetor

Dashi

Do të jetë një javë ku do të shpërbleheni për të gjitha veprimet e mira që keni bërë… ose do të dënoheni për gabimet! Do të zgjidhni shpejt një drejtim të caktuar, sepse shumë shpejt do të shihni pasojat e veprimeve tuaja. Do t’i bëni një kritikë pas shpine një shoqes suaj? Nuk do të kalojë shumë dhe do t’ju thërrasë shefi në zyrë për t’ju qortuar. Do të bëni çat në internet pas kurrizit të partnerit/es? Ai/ajo do t’ju tregojë se si janë përpjekur ta joshin në autobus… Kini kujdes!

 

Advertisement

Demi

Gjatë kësaj jave, do t’i bëni vetes pyetje thelbësore. Keni dëshirë të përmirësoheni dhe të ndërgjegjësoheni që disa kokëfortësi nga ana juaj nuk i bëjnë mirë lidhjes. Keni dëshirë që kjo gjë të ndryshojë. Do të studioni seriozisht mënyrën si të kontrolloni më mirë zakonet tuaja dhe sidomos, të bëni disa ndryshime. Në çift keni nevojë të konfirmoni drejtimin që do të merrni së bashku. Megjithatë, tregoni diplomaci, mos i thoni atij/asaj menjëherë pas një puthjeje se duhet të diskutoni për të ardhmen!

 

Binjakët

Do të ndani një sekret me një shok/shoqe apo vëlla/motër, të cilit do t’i kërkoni të mos e bëjë fjalë me askënd. Do të dijë ai/ajo ta mbajë fjalën e dhënë? Në çift do të qeshni, do të bëni shaka së bashku, por do të kaloni edhe momente më serioze. Nëse jeni vetëm, një lidhje e sapofilluar ju shtyn t’i bëni pyetje vetes. Keni dëshira ta vazhdoni, apo jo? Peshoni pro-të dhe kundra-t, por nëse truri juaj nuk është dakord me zemrën, dëgjoni atë të parin…

 

Gaforrja

Shumë punë në perspektivë. Nëse mendoni se do ta hidhni lumin lehtë, e keni gabim, ndaj përvishjuni punës. Duhet të kontrolloni dhe verifikoni që gjithçka është e përkryer. Në çift, situata do të jetë e tendosur, por të paktën do t’i thoni gjërat troç dhe kjo duhet t’ju çojë drejt një situate më të shëndoshë. Ju kërkoni prej tij/saj disa gjëra konkrete, të cilat janë të realizueshme dhe ndihmojnë në jetën në çift.

 

Luani

Do të kaloni nga optimizmi në realizëm dhe do të zbrisni me këmbë në tokë. Ju e doni tjetrin më shumë se kurrë dhe jeni gjithashtu të ndërgjegjshëm për defektet e tij/saj. Gjithashtu, do ta shihni qartë se ku gaboni në punë. Si mund të përmirësoheni duke bërë fare pak përpjekje? Mungesë vullneti apo çfarë? Do të kujdeseni shumë për prindërit dhe fëmijët, duke u bërë mbështetja e të gjithëve në planin familjar. Kjo nuk ju rëndon vërtet, sepse kështu jeni gatuar.

 

Virgjëresha

Shumë ngjarje do të ndodhin këtë javë. Në familje do t’ju duhet të merreni me shumë gjëra njëkohësisht, gjë që ju lodh, por ju jep edhe kënaqësi. Ju do të tregoheni të pranishëm dhe të devotshëm. Disa prej jush do të ndërrojnë shtëpi dhe do të duhet të bëjnë transferimin. Atyre që kanë kafshë shtëpiake do t’u duhen të shkojnë te veterineri, për të kontrolluar një problem të vogël. Në dashuri do të jetë një javë e mirë, sepse partneri/ja do të jetë më shprehës dhe pasionant se zakonisht, bile pa ia bërë ju këtë vërejtje; në mënyrë krejt spontane.

 

Peshorja

Jeni në një periudhë komunikimi të mirë: Facebook, Tvvitter, Line, VVhat’s App. Jeni kudo të pranishëm, u përgjigjeni të gjithëve menjëherë, pa vonesë, qoftë edhe disa fjalë. Në dashuri, atmosfera do të jetë pozitive, nganjëherë romantike, nganjëherë do të silleni si shokë dhe partnerë. Në punë do të bëni shumë gjëra njëherësh, por jo gjithmonë kjo gjë sjell rezultatet e kërkuara. Jeni në kërkim të ideve të reja.

 

Akrepi

Saturni në shenjën tuaj ju fut shkopinj nën rrota, por ai do të largohet më 24 dhjetor dhe ju do të ndjeheni të lehtësuar. Pranojini pra këto dy javë që kanë mbetur duke i bërë vazhdimisht pyetje vetes dhe me pasiguritë që keni. Do të keni ndonjë zhgënjim të vogël, për gjëra pa rëndësi. Po mendoni t’u bëni dhurata të tjerëve, por mendoni pak dhe për veten dhe paratë tuaja… Mendoni edhe ku mund të bëni kursime vitin që vjen.

 

Shigjetari

Dielli, Mërkuri dhe Afërdita janë në shenjën tuaj, gjë që i jep gjallëri dhe entuziazëm jetës suaj. Ju i doni personat që keni rreth e rrotull dhe çlironi nga vetja energji pozitive. Kjo ju shton optimizmin dhe ju bën të keni humor të mirë, gjë që i relakson të tjerët. Ky është muaji ku ju festoni ditëlindjen bashkë me njerëzit e dashur, por edhe muaji i festave. Përsa i përket linjës, do të kujdeseni më vonë për të…

 

Bricjapi

Do të ndjeheni me humor paksa të lëvizshëm, sidomos në planin sentimental. Do t’ju duket sikur partneri/ja nuk kujdeset ashtu si duhet për ju dhe nuk jua shpreh si duhet ndjenjat. Doni të ndjeheni më i/e sigurtë për ndjenjat e tij/saj. Ndërkohë, formën fizike do ta keni të shkëlqyer, do të bëni palestër, kërcim, apo pishinë, pasi keni nevojë të shkarkoni stresin. Jeni paksa të acaruar nga gjërat e jetës së përditshme. Mos u mërzisni për hiçmosgjë, reflektoni dhe do ta kuptoni se nuk keni arsye të thella për të qenë kështu.

 

Ujori

Ndjeheni paksa të lodhur, keni nevojë për vitamina, por edhe për çlodhje. Mos e sforconi veten për të dalë mbrëmjeve nëse nuk dëshironi, apo nëse keni nevojë të flini shpejt. Kjo nuk do të thotë se nuk i doni miqtë tuaj, përkundrazi, lidhjet tuaja miqësore janë më të forta se kurrë. Kështu, mund të ndihmoni ndonjë shok/qe për të kaluar një periudhë të vështirë, etj. Keni dëshirë të mësoni gjëra të reja, të zgjeroni rrethin e pasioneve tuaj, të bëni diçka krijuese.

 

Peshqit

Një javë paksa e ngatërruar, Neptuni është kundër Saturnit dhe kjo krijon presion te ju. Keni dëshirë të organizoni jetën tuaj, por ju dalin shumë pengesa përpara. Mund të humbisni çelësat, apo disa dokumente dhe do t’ju duhet t’i ribëni nga fillimi. Përsa i përket jetës sentimentale, do ta keni të vështirë të bini dakord se ku do t’i kaloni festat e fundvitit, do t’ju duhet të bëni ndonjë kompromis. Shoqëria gjithashtu ju merr një pjesë të mirë të kohës…

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pilaf indian

Next Post

Kërkon çmimin Gines për kështjellën e tij prej rëre

Advertisement