– Jemi një çift të martuar me dashuri dhe bëjmë një jetë normale. Problemi qëndron te gruaja, e cila nuk ka oreks për të bërë dashuri. Ne ia kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, ama kur vjen puna për dashuri, ajo është si dru. Ju lutem, a ka ndonjë ilaç që të më ndihmojë për këtë problem? Jemi të dy që po e shkruajmë këtë mesazh. Duam të shpëtojmë martesën tonë…
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Në radhë të parë, desha të dija moshën tuaj. E them këtë për arsye se në bazë të ndryshimeve hormonale që mund të pësojë në rastin konkret gruaja në moshën mbi 45-50 vjeçe, ndodhin ato çrregullime që ju përmendni në letrën tuaj, për shkak të menopauzës. Përveç shumë shenjave dhe ankesave që ka gruaja e kësaj moshe, një gjë e dukshme dhe e rëndësishme është se këtë moshë e shoqëron dhe pamundësia e seksit, sidomos ulja e dëshirës për të bërë aktin seksual. Gruaja jo vetëm që nuk ka dëshirë, por akti seksual i duket shpeshherë i neveritshëm dhe i padëshiruar, për të mos thënë, i urryer.
– Kjo gjë shoqërohet ndoshta edhe me zvogëlimin e buzëve të vaginës, pakësimin e sekrecioneve vaginale dhe për pasojë, akti seksual bëhet i dhimbshëm. E gjitha kjo vjen nga ulja e hormonit të estrogjenit, që është shumë i rëndësishëm te femrat. Në rastet e një moshe më të re, ulja e dëshirës seksuale vjen nga disa patologji, por për fatin tonë, ato janë të rralla dhe kryesisht, kjo ulje dëshire vjen nga faktorët psikologjikë. Që të diferencosh shkakun dhe të jepen rekomandimet apo mjekimet e duhura, është i domosdoshëm kontaktimi me mjekun.
Advertisement