Gjyste Vulaj para disa ditësh është përballur me një frikë mjaft të madhe në fluturimin duke u kthyer nga Belgjika në Podgoricë. Gjatë fluturimit, avioni është goditur nga rrufeja dhe Gjystja ka parë me sytë e saj një flakë të madhe nën krahun e djathtë tek motorrat dhe kjo e ka bërë që të frikësohet tejmase shumë. Por, për fat të mirë situata nuk ka agravuar dhe Gjystja falenderon Zotin që u kthye shëndosh e mirë tek djali dhe vajza. Në fakt, për shkak të shirave të shumtë dhe temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë këtë muaj, janë anulluar disa fluturime. Avioni në të cilin po udhëtonte Gjystja ka patur fatin e mirë që të ulet pa problem duke shpëtuar kështu për mrekulli. Nuk e dimë nëse ky udhëtim i ka futur frikën aq shumë Gjystes sa për të mos udhëtuar më me avion, por puna që ajo bën, ia kërkon domosdoshmërisht këtë .
Advertisement