Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Krijimet tuaja...
Gabova që e lashë kurën e tiroides?
Ta operoj tëmthin?

Gabova që e lashë kurën e tiroides?

– Kam që e vogël që vuaj nga tiroidet. Rreth moshës 11-12 vjeçare, fillova një kurë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse doktoresha që më vizitonte e quante stromë sëmundjen e tiroides ose jam unë që s’di të bëj dallimin. Në atë kohë merrja ca ilaçe të cilave s’ua mbaj mend emrin, por mbaj mend që i pija çdo mëngjes para buke; në fillim një kokërr e pastaj 1½, duke arritur deri në 2 kokrra. Doktoresha e shpjegonte këtë shtim të dozës me faktin se, duke qenë në rritje, ishte më e vështirë ta kuroje sëmundjen pasi ajo zmadhohej bashkë me trupin. E kam ndjekur këtë kurë për rreth 4-5 vjet. Në fakt, të them të drejtën, asnjëherë nuk kam vuajtur nga ndonjë gjë konkrete, vetëm se zemërohesha shpejt, qaja dhe më dhimbte shumë pjesa e fytit. Probleme nuk kam patur asnjëherë. Me kurën u lodha dhe e lashë. Nuk po vija re asnjë shenjë përmirësimi. Thjesht, dukej gjendrra te pjesa e qafës; ishte më tepër çështje estetike sesa shëndetësore. Në ushqime, sipas rekomandimeve të doktoreshës, mundohem të evitoj patatet, gështenjat, lakrat e gjëra të këtij lloji. A mund të më thoni diçka më konkrete rreth kësaj sëmundjeje? Tani që jam rritur pak, kam nevojë të di diçka më shumë për pasojat që mund të ketë ajo. Mos duhet të ndjek ndonjë kurë? Është e shërueshme kjo sëmundje? Kam bërë gabim që e kam lënë pas dore? Si mund ta rekuperoj? E përsëris se nuk kam asnjë shqetësim, përveçse zemërohem shpejt dhe, në të tilla raste, më dhemb shumë fyti…
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – Rrëfimi juaj ishte relativisht i gjatë, por i përshkruar mirë në kohë. Me ç’po kuptoj nga kjo histori, juve, kolegët e mi ju kanë trajtuar për strumë të gjendrrës tiroide që s’është gjë tjetër, përveçse zmadhim i kësaj gjendrre në kushtet e mungesës së jodit apo mospërpunimit të mirë të tij nga tiroidja, si lëndë e parë për prodhimin e hormoneve të tiroides. E vërteta është që kjo sëmundje nuk ka shenja klinike, por shfaqet vetëm me zmadhim të gjendrrës që zakonisht është e dukshme dhe në gjuhën popullore e quajnë gushë. Kjo është një situatë mjekësore që duhet të mjekohet gjatë, në radhë të parë për të mos e lënë tiroiden të vuajë më shumë, pasi si pasojë e ekspozimit të saj me mungesën e jodit, ajo shton pafundësisht përmasat e saj për të kompensuar prodhimin e hormoneve. Kështu, në fund, mund të krijojë edhe gunga apo kokrra në brendësi të saj, që më vonë mund të bëhen edhe të këqija (malinje) apo të çojnë drejt daljes së organizmit jashtë kontrollit, duke prodhuar jod më shumicë dhe duke krijuar shumë probleme të organizmit. Në radhë të dytë vijnë efektet kozmetike. Në këtë moment, kërkoj që të rivlerësohet situata juaj klinike dhe mendoj që ju duhen disa ekzaminime. Mendoj mosmjekimi nuk do t’ju ketë lënë pasoja, por këtë do t’jua them pas kontrollit në tërësi. Këto probleme gjejnë zgjidhje me medikamente. Faleminderit dhe shëndet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Ta operoj tëmthin?

Advertisement