Nuk më intereson ç’thonë njerëzit
Edhe pse më parë ka qenë modele, si dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Miss Turizmi, duhet të dilte në klipin e fundit të Stines që të bëhej kaq e njohur në publik…
Po flasim për Erian, vajzën bukuroshe dhe mjaft seksi e cila tashmë ka tërhequr vëmendjen maksimale të meshkujve, por jo vetëm… E dimë që jeni kureshtarë të mësoni më shumë për këtë vajzë e cila premton se në vazhdim do të mund ta shohim në televizion, ndaj lexoni këtë intervistë…
– Eria, kush ta bëri komplimentin e parë sot?
– Motra ime, e cila është edhe si një shoqe për mua. Teksa po shikonte klipin ku kam dalë, më tha: “Të vdes unë për ty, që të kam yll!”. (Qesh)
– Ke patur një performancë mbresëlënëse në klipin e Stines… Si u gjende aty?
– Po, është e vërtetë. Me Stinen njihem prej 3 vjetësh dhe së fundmi, u shfaqa edhe në klipin e tij. Ai më ftoi për të qenë unë protagonistja dhe, sigurisht që pranova.
– Thua të ketë patur nga ata djem që, pasi të kanë parë ty, janë penduar që janë fejuar?
– (Qesh) Po, pse jo?!
– …Ç’do t’u thoje sot, në këtë intervistë?
– Do t’u shuaja një kureshtje duke u treguar emrin tim: Eria. (Buzëqesh)
– Pas suksesit të madh që pate, të ka “prenotuar” Stine edhe për klipin e radhës?
– Kismet, të shoh, pasi kam edhe shumë oferta të tjera.
– Ti e ke shoqëruar Nestin si balerinë, edhe në koncertet e tij. Si jeni njohur ju të dy?
– Po, e saktë. Ne jemi njohur mes miqsh të përbashkët para shumë viteve.
– Ka diçka më shumë se bashkëpunim artistik mes jush?
– Midis nesh ka patur vetëm raporte pune dhe asgjë më shumë.
– …me pak fjalë, që të jemi të drejtëpërdrejtë, është apo jo Stine i dashuri yt?
– Absolutisht që jo, është thjesht një mik i mirë.
– Pse jo?
– Jo, sepse kështu e ka llogaritur Zoti.
– Si do ishte ai si i dashur?
– Duhet të pyesni të dashurat e tij…
– Ka vajza që do të bënin çdo gjë për të qenë pjesë e ekranit. Je ti njëra ndër to?
– Patjetër që po. Më pëlqen shumë bota e televizionit dhe e spektaklit.
– Cili do të ishte maksimumi që do t’i lejoje vetes në këtë drejtim?
– Gjithçka, pa përjashtim!
– Të kemi parë si Miss, si balerinë dhe tani, së fundi, edhe si figurante në klip. Cili është profesioni yt i vërtetë?
– Po, e vërtetë! Së fundmi, kam përfaqësuar Shqipërinë në eventin prestigjioz Miss Turizmi, mbajtur në Kinë. Profesioni im është: Modele në pasarela dhe sete të ndryshme fotografike.
– Përtej ekranit e pasarelave, me çfarë merresh në jetën e përditshme?
– Një vend mjaft të rëndësishëm zënë edhe studimet e mia. Aktualisht, vazhdoj studimet e larta për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
– Shoubizz-i është shumë joshës, sidomos për vajzat e reja dhe të bukura si ti. Të ka kapur edhe ty mania e tij?
– Po, normal. (Buzëqesh)
– Zakonisht, femrat e bukura edhe paragjykohen. Më thuaj një moment kur ka ndodhur kjo…
– Shumë herë ka ndodhur, por jam munduar t’i anashkaloj me zgjuarsi.
– Në pamje të parë, të jep përshtypjen e vajzës pa komplekse. Por, çfarë kanë menduar apo mendojnë gabim njerëzit për ty?
– Nuk më intereson ajo çfarë mendojnë apo thonë njerëzit.
– Cila është, sipas teje, rruga më e shkurtër drejt suksesit? Ti, nga cila anë e rrugës ke ecur?
– Ka qenë guxim, punë, ëndërr dhe një horizont drejt së ardhmes sime. Përqindja e guximit është e madhe, por 100 % është puna ime, pasi ëndrra, tashmë, po bëhet realitet. Më pëlqen të qëndroj tek e para, pasi po nuk guxove, nuk arrin të mësosh as suksesin, as dështimin. Njeriu mundohet t’i ketë të dyja këto gjëra dhe, mes tyre, të bëjë një balancë të ndershme.
– Për një vajzë seksi si ti, me siguri nuk kanë munguar ofertat. Cila është ajo më e çuditshmja që të është bërë deri tani?
– Oferta e një spoti publicitar për të reklamuar një kompani prezervativësh.
– E pranove?
– Jo! Pavarësisht se m’u ofrua një shumë e majme, nuk m’u duk serioze.
– Do te pozoje nudo?
– Po, pse jo? Ama, kundrejt një shume të majme.
– Ndihesh mirë kur je gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes?
– Edhe po, edhe jo, pasi në disa raste, nuk ndihesh e lirshme.
– Dihet që ekrani kërkon dhe imazhe perfekte. Të është dashur të bësh ndonjë ndërhyrje estetike në trup për të plotësuar këtë “kusht”?
– Aspak, gjithçka natyrale dhe dhuratë nga Zoti.
– Tatuazhi yt në pjesën e kofshës është interesant…
– Janë disa lule dhe si tip tribalesh, e kam bërë para dy vitesh. (Buzëqesh)
– Ç’do ai, pikërisht në atë vend?
– M’u duk më i përshtatshëm ai vend, duke qenë se edhe kofshët i kam të bukura.
– Ka gjëra të cilat do të doje t’i harroje… Cilat?
– Do të doja të harroja që babi im është ndarë nga kjo jetë dhe nuk jeton më, por nejse… këto qenkan gjërat e Zotit.
– Cili është personi që të njeh më mirë, përveç familjes?
– Ai është modeli Hermes Nikaj, shoku im më i mirë, të cilin e përshëndes. (Buzëqesh)
– Çfarë të përbashkëte ke ti me Hermesin?
– Me Hermesin njihem prej 3 vjetësh dhe me të konsultohem për gjithçka. Kemi shumë të përbashkëta, se na lidh moda, pasarelat dhe, pikë së pari, miqësia.
– Ku do të të shohim në vazhdim, që t’ua shuajmë kureshtjen edhe djemve?
– (Qesh) Në televizion, pse jo, duke prezantuar në programe televizive.
Një vajzë ekrani…
– Vendi që frekuenton më tepër?
– Shkolla dhe palestra.
– Ka miqësi të sinqerta?
– Sigurisht që po.
– Përveç të tjerash, duhet të përflitet edhe për lidhjet e saj me djemtë më “in” të momentit?
– S’ka lidhje. Pastaj, këto hyjnë te thashethemet…
– Duhet të bëjë punë shtëpie?
– Patjetër që po.
– Duhet ta sakrifikojë karrierën për familjen?
– Varet…
– Duhet t’i japë mundësinë çdokujt për ta njohur?
– Po pse jo?!