Ja tek perballem edhe sonte me te njejten luftë! Me të njëjtën dhimbje! Me te njejten vuajtje! Me te njejten humbje! Me të njejten disfate! Përballe errësirës dhe heshtjes! Frikes se jetes dhe vdekjes! Perballe dashurisë dhe urrejtjes, përbuzjes dhe shkatrrimit! Ja tek perballem perballe realitetit si nje kokrriz rëre ne mes te shkretetires! E vetmja gje që më ka mbetur ne kete jete eshte të shkruaj! Te shkruaj per ty nostalgjia ime! Të shpreh atë që ndjej në sy të të tjerëve! Ti them atyre që më njohin dhe atyre që nuk më njohin se dashuria ime për Ty s’ka fund! Ti them te gjitheve sesa me dhembi ikja jote! Do ketë nga ata që më kuptojne, do ketë dhe nga ata qe nuk do me kuptojne! Do ketë nga ata qe do qajne se bashku me mua, do ketë dhe nga ata qe do qeshin sëbashku me ty! Por kjo gjë nuk më intereson dhe aq shumë! Jam mbushur plot me bollekun e fjaleve të të tjereve! Kam njohur nga ata qe me uruan lumturin me ty. Kam njohur dhe nga ata qe ndërhyn në lumturinë tonë! Kam njohur veten më mirë sec e njihja! Gjthashtu të njoha edhe ty përfundimisht! Sonte dua veç te shkruaj… sa me gjate… Nuk dua qe te ndaloj se shprehuri ate qe ndjej vertet thelle ne zemer! Dua qe e gjith kjo dhimbje dhe trishtim te mbyllet bashke me plagen e harreses! Por nuk e di ne do ja dal se harruari Ty! Ty që le gjurm të rënda mbi vitet e mia! Sonte pësova zhgenjimin më të madh të rradhes! Pikerisht sonte në këtë datë! Është e tmerrshme imagjinimi i saj, jo me dhe perjetimi në të njëjtën kohe! Nuk e di ne ke zemer apo balte ne vend te saj?! Nuk e di si nuk ke pak dhembje, mëshire!? Por ka një Zot mbi ne! Kjo është e vetmja gje qe me inkurajon! Të pakten sonte s’duhej të silleshe ashtu… Ta ruaje arrogansen tënde për ato që ta mesuan! Është e pamundur që unë po i shkruaj këto! E pabesueshme! Po ja që jeta ndonjëherë te perplaska dhe me djallin! Urime per kurajon qe kishe… Për atë që më shkaktove dhe sot! Urime Zemer Urime!! Po me gjith zemer uroj qe nje dite mos te jetosh pendimin! Sepse nuk e di qe sonte ne do kem me forc te rikthehem e te shkruaj serish per Ty! Nuk e di dhe sesa dit jete me kan mbetur! Ndoshta shume…ndoshta pak! Këtë nuk e di! Por di te them qe rrahjet e zemres kanë ndryshuar totalisht! Një herë vin te shpeshta, pastaj ngadalësohen! Dhe si per te mos mjaftuar kjo, nje e therur pershkon çdo gjë brenda saj! Nuk me vjen keq per veten. Sepse fundi fundit ky qe fati im! Por me vjen keq per Ty se mbase trazohesh aty brenda! Duke te uruar gjith lumturin e botes Ty dhe te gjith atyre qe donin te na shihnin keshtu, po e mbylli kete shkrim bashk me lotin e fundit qe ra! Jetoje kete jete dhe pa mua… pa pendim apo breng ne zemer! Jetoje nen shoqerin e atyre qe te inkurajuan per kete veprim! Jetoje ti lumturinë qe ne lam pergjysem! Dhe endrrat që si realizove me mua, me kedo tjeter realizoi nje dit! Do jem apo s’do jem me… kjo eshte pjese e enigmes!! Ti vetem JETO… Sepse une mbase eshte fryma e fundit tani qe leshoj ne kete BOTE..!! X.
E dashura ime, mora prej teje nje leter që me ka lumturuar. Në të thuhet cdo gje qe nje njeri mund ti thote nje tjetri e sidomos thuhen ato qe vetem ti mund te m’i thuash. Secili nga ne është bere tashme aq shume fat i tjetrit saqe fjalet mund te shkojne ketu fare pak. E prapë se prape çdo here çuditem pa mase dhe jo per gje, por nga fakti qe ne nje kohe te rremujes se madhe, dy jete kaq te ndryshme qe kishin bere aq e aq kerkime qe shpesh hiqni dore nga keto kerkime, u bashkuan kokerr per kokerr. Po ja qe ndodhi e lavdi zotit qe ndodhi. Të dua shume! Sa ngrohtesi te pashpenzuar kam ende ne veten time, kjo ngrohtesi eshte aq e madhe, sa mund te mbaje mbrenda zemra ime. Është e çuditshme si u kthye çdo gje ne dashuri. Si ndodhi qe shume gjera qe gjith jeten e kam urryer, u bene te rendesishme e terheqese e te tjera gjera qe me pare i lakmoja e i kerkoja, u zhyten ne harrese. E ç’mund te jete më e mrekulleshme se zakoni, më e deshirueshme se shpresa, çfare mund te lumturoje me teper se perputhja e plote e ndjenjave tona. Sa te dua! Si nuk dua gje tjeter perveç teje, dhe si ka mundesi qe per mua cdo gje qe ekziston ne kete bote, ndriçohet nga keto rreze, te nje ndjenjesie te pa fund! Sa larg e pa vlere duket tani shkelqimi i rreme i aventurave, shqetesimet, prirja feminore per te prishur, shpenzim te parave pa kriter e harrese. Nuk dua te harroj me, por te kujtoj qe te mbledh sa me shume per ne te dy. Ti je kupe, je zemer e hapur per te tjeret, ti qe je gjithmone e gatshme. Une te dua dhe çdo gje tek une rritet e turret prape drejt teje. Fara mbushet me leng jetesor dhe era fryn e lekund kallinjte qe feshferinje si krahe te medhenje. Perqafome fort e dashur, perqafome sepse nganjehere me kapton frika nga gjeresija e plotesija e ndjenjave, aq te reja jane ato per mua. Mund te mendosh se malli i ngarkuar eshte me i rende se vete anija dhe se tani po i con era ne det te hapur. Kjo është nje frike e kote dhe ne pergjithesi nuk eshte fare frike, vetem se eshte grumbulluar aq shume dashuri, saqe mbremjeve me erren syte e cdo gje mbullohet me hije; ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej. Kjo eshte pjekurija e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar… Ta dish sa te dua! Eh, sa nuk dua te ndahem prej teje. Jo kurrë më.
Advertisement