Ne dhe natyra jemi një! Duke lënë mënjanë vizionin ekologjik, ritmet e stinëve ndikojnë në jetën tonë. Vera, vjeshta, dimri, si edhe pranvera, përjetohen në mënyrë të ndryshme nga gjithsecili. Mpirja e ëmbël e verës, shëtitje vjeshte në pyll, apo një qetësi e paprekur e mëngjeseve të mbuluara me borë janë disa nga gjërat që na ofrojnë stinët. Si reagoni ju, ndaj tyre? Cila ju pëlqen më shumë, me cilën ndjeheni më mirë? Preferencat tuaja ndaj stinëve zbulojnë tipare të personalitetit tuaj. Për të zbuluar profilin tuaj dominues, përgjigjjuni sa më sinqerisht të mundeni, pyetjeve të testit tonë…
1. Kur ishit i/e vogël, cila ishte loja juaj e preferuar me pemët?
a. Të vilnit qershitë.
b. Të mblidhnit gështenjat.
c. Të luanit me arrat e njoma që ju ngjyrosnin duart.
d. Të studionit sythet në klasën e biologjisë.
2. Cila nga këto aktivitete ju sjell më shumë kënaqësi?
a. Të bëni një piknik me miqtë.
b. Të shkoni të mblidhni kërpudha në pyll.
c. Të lexoni një libër të mirë, duke pirë çaj.
d. Të bëni rrotullime në qiell, me balonën tuaj.
3. Miqtë tuaj të afërm, që ju njohin mirë, e dinë që jeni i/e aftë:
a. Të jeni tolerante dhe të krijoni një atmosferë të ngrohtë.
b. Të jeni e qetë shpirtërisht.
c. Të jeni melankolike.
d. Të jeni krijuese.
4. Gjetja e këpucëve të përshtatshme për këmbët tuaja, është e rëndësishme. Ju, do të zgjidhnit:
a. Lopata noti
b. Këpucë për të ecur gjatë
c. Këpucë skish
d. Këpucë të teknologjisë së lartë, me shollë inteligjente.
5. Sipas jush, cilën shqisë keni më të zhvilluar?
a. Shijen
b. Shikimin
c. Dëgjimin
d. Nuhatjen
6. Kafenetë përfaqësojnë shumë momente të jetës suaj. Juve ju pëlqen të shkoni atje për…
a. …t’u freskuar me një akullore nën një çadër.
b. …të pirë një gotë verë të re.
c. …të shijuar një çokollatë të nxehtë në një vend të rehatshëm.
d. …të pirë një kafe jashtë në oborr.
7. Ju mund të ndjeni lehtësisht:
a. Frikë
b. Trishtim
c. Zemërim
d. Gëzim
8. Gjatë stinëve të ndryshme, ndodhin disa çrregullime klimatike. Cili prej tyre do t’ju bezdiste më shumë:
a. Rënia e borës me shumicë.
b. Shirat me shumicë.
c. Një i nxehtë i madh.
d. Tufanet dhe erërat e forta.
9. Trasta juaj e preferuar do të ishte e mbushur me…
a. Qershi dhe pjeshkë.
b. Patëllxhanë dhe kumbulla.
c. Patate dhe portokalle shegë.
d. Asparagë dhe luleshtrydhe.
10. Ndër përkujdesjet për trupin, ju keni dobësi për ato me dhunti:
a. Relaksuese.
b. Që forcojnë imunitetin.
c. Që ndihmojnë qarkullimin e gjakut.
d. Çhelmuese
11. Të veshësh rroba me ngjyra është bukur, sidomos kur janë:
a. Të kuqe
b. Të bardha
c. Të zeza
d. Jeshile
12. Për të qetësuar ankthet tuaja:
a. Zbaviteni
b. Merrni frymë thellë
c. Izoloheni
d. Ecni
13. Ju i doni shumë lulet. Më tepër…
a. Luleborat ngjyra-ngjyra.
b. Krizantemat.
c. Petuniat dhe mëllagat që zbukurojnë ballkonet.
d. Narcizët e parë që mblidhni në pyll.
14. Ju pëlqen të ndizni zjarrin…
a. …e zgarës
b. …për të djegur gjethet e rëna
c. …e oxhakut
d. …për të djegur mbeturinat dhe përgatitur tokën për mbjelljet e reja.
15. Djali juaj i vogël ju pyet se cila është kafsha juaj e preferuar. Ju i përgjigjeni:
a. Një gjinkallë melodioze
b. Një ketër që grumbullon ushqimin.
c. Një ari që bën gjumin e dimrit.
d. Një dallëndyshe që rikthehet në folenë e saj.
Rezultatet
Nëse keni dhënë më shumë përgjigje a. Stina juaj e preferuar është vera
Për ju, vera rimon me piknikun ose barbekynë me shoqërinë. Është stina që mishëron devizën tuaj: Jeta është një festë dhe trupi bashkë me mendjen duhet të shijojnë kënaqësitë e saj. Mbase ju pëlqen sensualiteti që e shoqëron. Edhe thjesht mundësia që të zhvisheni më shumë, ju mbush me një lloj dehjeje. Ju pëlqen edhe mundësia për t’iu ofruar më lirisht natyrës, për të notuar, bërë banja dielli, apo kërcyer.
Këto preferenca tregojnë…
…për një temperament (elementi Zjarr, sipas teorisë energjetike kineze) të afrueshëm dhe bujar, në unison me natyrën tuaj diellore. Për ju, jeta duhet shijuar vetëm nëse shoqërohet me moskokëçarje dhe relaks. Për mirëqenien tuaj, trupi juaj duhet të zhytet pa rezerva në një banjë natyre si diellore, ashtu edhe ujore. Në personalitetin tuaj, mbizotëron gëzimi i jetës.
Për trupin:
Energjia e verës favorizon edhe lëvizjet, mes dy seancave gjumi të merituara. Lëvizni më shumë, bëhuni njësh me mjedisin që ju rrethon. Ecja, kërcimi apo noti janë mundësi për të shijuar stinën e preferuar dhe për të mbajtur në lëvizje trupin. Kushtojini vëmendje edhe qarkullimit të gjakut, i cili vështirësohet, për shkak të temperaturave të larta.
Nëse keni më shumë përgjigje b. Stina juaj e preferuar është vjeshta
Nuk prisni t’jua thonë dy herë për të bërë një shëtitje në pyll, për të mbledhur kërpudha ose për të luajtur me gjethet e rëna. Vjeshta për ju përfaqëson rënien, ku natyra heq stolitë e saj, që mund të shoqërohet me njëfarë ankthi për disa, por jo për ju! Juve ju pëlqejnë gjethet e zverdhura, aroma e tokës së lagur, si edhe ajo e reçelit dhe supave që përgatiten në kuzhinë.
Këto preferenca tregojnë…
…për një temperament (elementi Metal, sipas teorisë energjetike kineze) pa dyshim ëndërrimtar, nganjëherë melankolik. Vjeshta ju sjell në mendje ciklet e “vdekjes dhe rilindjes”, duke ju ftuar të hiqni dorë nga gjërat e vdekura… Pa dyshim, jeni njeri emotiv/e, pika juaj e dobët. Mbase ndjeheni si i/e goditur keqas nga faktorët e jashtëm. Duke marrë shëmbull nga vjeshta dhe duke hequr dorë e duke u shkëputur nga ajo që nuk vlen, do të ndjeheni më i/e qetë.
Për trupin:
Evitoni ftohjet e ndryshme! Për të stimuluar sistemin tuaj imunitar, që ka më shumë nevojë në vjeshtë kur fillojnë rrufat dhe gripërat e ndryshme, bëni masazhe. Për shembull, masazhi shiatsu vepron në thellësi, një garanci e mirë për shëtitjet e gjata, plot aroma dhe ngjyra, por nganjëherë, me lagështirë.
Nëse keni më shumë përgjigje c. Stina juaj e preferuar është dimri
Pa dyshim, ju pëlqen të futeni në një vend të ngrohtë dhe të qëndroni atje, i/e strehuar nga i ftohti që ju kërcënon! Dimri është stina ku natyra fle dhe juve ju pëlqen të mbylleni në vetvete e të meditoni. Bora e parë ju duket si një mrekulli e veçantë e natyrës, që ju fton të visheni dhe të dilni jashtë për të shijuar flokët e borës që ju bien përsipër.
Këto preferenca tregojnë…
…për një temperament (elementi Ujë, sipas teorisë energjetike kineze) të aftë për të kërkuar brenda vetes. Dimri që përbën një sinjal për të ngadalësuar ritmet, shpesh të shfrenuara, ju duket i mirëpritur. Ai kënaq dëshirën tuaj për të shijuar rehatinë dhe ngrohtësinmë e shtëpisë, më shumë sesa daljet. Mbase duke medituar keni arritur një lloj diturie të veçantë, duke filluar me të mësuarin me ciklet e natyrës.
Për trupin:
Për të qenë në formë edhe në dimër, kushtojuni kohë ëndërrimeve, leximeve dhe gjumit… Çelësi i vitalitetit tuaj është i lidhur ngushtë me cilësinë e gjumit, që duhet t’ju mbushë me energji.
Nëse keni më shumë përgjigje d. Stina juaj e preferuar është pranvera
Në pranverë merr fund ngjyra e verdhë e fytyrës, natyra rilind dhe mbushet me dritë. Pa dyshim, ju pëlqen momenti kur natyra zgjohet, duke çliruar aromat e saj. Si një krizalidë, ju përgatiteni të lini kukulen tuaj për t’u bërë një flutur, një perspektivë që ju kënaq në veçanti. Ju pëlqejnë edhe zhurmat e saj, si për shembull cicërimat e zogjve.
Këto preferenca tregojnë…
…për një temperament (elementi Dru, sipas teorisë energjetike kineze) shumë krijues. Një natyrë po aq e gjallë si era, të cilën e vlerësoni shumë. Jeni pionier/e në shpirt dhe i keni për zemër idetë e reja. Sipas jush, bota është në evolucion të vazhdueshëm, ashtu si cikli i stinëve. Gjithashtu, jeni muzikant/e ose poet/e në shpirt.
Për trupin:
Çhelmimi është çelësi! Duke çliruar trupin nga helmet, largohet lodhja e dimrit. Për këtë arsye, përdorni me shumicë çajra, eksfoljime, etj. Për të zgjuar trupin ngadalë, përdorni shtriqjet e jogën para se të filloni një aktivitet fizik më të vështirë.