Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë marrëdhënieje ke me vëllanë?

Test
Çfarë marrëdhënieje ke me vëllanë?

Çdo marrëdhënie vëllazërore është unike dhe e ndryshme. Ka vajza që janë gati të japin edhe jetën për vëllanë e tyre, të tjera që e duan ashtu siç është dhe të tjera akoma, që e admirojnë pa kufi. Nuk ekzistojnë rregulla në këtë fushë, as model që të mbizotërojë; secili bën atë që i pëlqen! Kjo është edhe një nga temat e filmit që sapo ka dalë në kinematë franceze “Një kështjellë në Itali”. Në këtë komedi dramatike, regjisorja, që luan edhe personazhin kryesor, përjeton me të vëllanë një lidhje shumë të ngushtë, në kufirin e incestit. Dy personazhet arrijnë më në fund të “divorcohen”, por kjo ndodh vetëm kur të dy krijojnë çifte dhe gjejnë partnerin/en e duhur. Megjithatë, aktorja Valeria Bruni-Tedeski (motra e Karla Brunit) nënvizon se ajo vetë nuk ka patur një lidhje të tillë me të vëllanë dhe se, sipas saj, një afërsi kaq e madhe mes vëllait dhe motrës, nuk është e këshillueshme. Po ju, në ç’mënyrë e doni vëllanë tuaj? Përgjigjjuni shpejt pyetjeve tona, për ta zbuluar…

1. Ju mund të shkruanit një roman për jetën tuaj sentimentale… Meqë ra fjala, kur ka qenë hera e fundit që ju ka bërë zemra “tak” për një burrë?
a. Të enjten e kaluar në mbrëmje, kur festuat transferimin e një kolegu në një tjetër qytet, i cili kishte ftuar edhe dy miq të tij… Mendoj se joshem shpejt nga burrat!
b. Para tre vjetësh, për X-in, me të cilin vazhdoj të jem e lidhur.
c. Para disa muajsh, mbase? Nuk bie lehtë në dashuri dhe nuk bëhet fjalë të bie me të parin që shoh!

Advertisement

2. Ju e keni takuar Y-nin para pak kohësh, por lidhja juaj shkon shumë mirë. Etapa e ardhshme, prezantimi me familjen tuaj. Ju, e mendoni këtë:
a. Pa stres. Do të shihemi për Vitin e Ri… 2016!
b. Me gëzim! Ju mezi prisni që ata të takohen dhe jeni e sigurtë se do të shkojnë shumë mirë bashkë.
c. Me shumë stres! I shkretim nuk ka tjetër rrugëzgjidhjem përveçse ta kalojë me sukses provimin.

3. Cili nga këto proverba ju përshtatet më shumë?
a. “Jini vëllezër në jetën e përditshme, të huaj në biznes” (proverb arab). (Në shqip kemi shprehjen “Vëllazëria-vëllazëri, qesja të vejë e të vijë”).
b. “Kur vëllezërit punojnë bashkë, edhe malet kthehen në ar” (proverb kinez)
c. “Kush nuk ka vëlla, është me një dorë” (proverb arab)

4. Sa e habitshme! Papritur e pakujtuar, pas gjashtë vjetësh martese dhe dy fëmijëve, vëllain tuaj e lë gruaja:
a. Sido që të jetë, ata e kishin zgjedhur vetë njëri-tjetrin, ju s’kishit gisht në këtë lidhje.
b. E merrni shpesh në telefon për ta pyetur si është dhe tregoheni e disponueshme nëse ka nevojë për ju.
c. I propozoni të rrijë te ju ca kohë, pavarësisht nëse i pëlqen bashkëshortit tuaj, apo jo.

5. Sapo dilni nga parukieri ku keni ndryshuar gjithçka; gjatësinë e flokëve, ngjyrën. Jeni bërë që mezi njiheni! Krenare për modelin e ri të flokëve, ju dilni që atë darkë me shoqërinë. Për çudinë tuaj, komentet e këqija nuk mungojnë. Reagimi juaj:
a. Si kështu, prej sa kohësh nuk më shkokan flokët biondë? Sa të keq të bën xhelozia nganjëherë!
b. Thellë në vetvete, e dinit që nuk ju shkonin balluket. E vendosët! Herën tjetër do të shkoni te parukieri me shoqen tuaj, Anën, që ndjek gjithmonë modën.
c. E hutuar, ju mërmërisni dy-tre fjalë për t’u mbrojtur, më kot. Ktheheni në shtëpi dhe nxirrni kapuçët nga dollapi. Për fat të mirë, është dimër…

6. Ju jetoni në një shtëpi me tre shoqet tuaja. Deri tani, gjithçka mirë, vetëm se, këtë mëngjes, Greta ju ka marrë një kos të cilin e ruanit për ta ngrënë në orën 11.00. Kur vjen darka, ajo vjen në shtëpi sikur nuk ka ndodhur gjë…
a. Ju i thërrisni që të treja në kuzhinë për të vënë pikat mbi i. Është e vërtetë, duhet t’i keni llogaritë e hapura, nëse doni të ruani miqësinë.
b. Edhe ju bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë, pasi edhe ju nuk i kërkoni leje asaj kur i merrni çokollata nga kutia.
c. S’ka kuptim të jesh në një shtëpi dhe të mos ndash gjëra me njëri-tjetrin. Meqë ta fjalë do përgatisni darkën për të katërta, u bë kohë që s’keni ngrënë bashkë.

7. Pas pesë vitesh të gjata studimi, stazhesh dhe punësh të vogla, më në fund keni gjetur një punë të qëndrueshme. Të hënën në mëngjes, dita e parë e punës, ju futeni në zyrë me një ide në kokë:
a. Të gjithë janë të panjohur rrotull meje, sa frikë! Më shohin në mënyrë të çuditshme, por, sido që të jetë, nuk kam ardhur këtu për të zënë shoqëri.
b. Me siguri, do të gjej një shoqe të re këtu. Ja, kjo e llogarisë duket simpatike, do t’i propozoj të pimë një kafe nesër.
c. Duhet të krijoj shpejt një grup të ri në Facebook. Do të jetë më e lehtë për të organizuar daljen me shoqërinë e punës.

8. Kur ishit të vegjël, vëllai juaj dhe ju, ishit…
a. Tomi dhe Xherri, gjithmonë duke u zënë.
b. E Bukura dhe Bisha, dashuria fiton gjithmonë.
c. Dypont dhe Dypond (personazhe të Tintin), të pandarë.

9. Ju jeni e apasonuar pas kinemasë dhe doni të bëheni aktore. Ende e re në këtë mjedis, grumbulloni rolet e vogla dhe ato si figurante. Kur shoqja juaj ju thotë se i kanë dhënë një rol dytësor në një film të rëndësishëm, ju mendoni:
a. Sigurisht që ajo ka talent, por pati fat që ju nuk morët pjesë në audicion. Herën tjetër, nuk do ta lini një rast të tillë t’ju shpëtojë.
b. Lajm shumë i mirë. Nxirrni shampanjën për të festuar dhe e përgëzoni me të vërtetë. Më në fund, njëra nga ju do të dalë nga hija. Mbase një ditë, kur t’i paraqitet rasti, ajo do të mendojë për ju.
c. E keni ditur gjithmonë se kjo vajzë ishte plot talent, që ajo meritonte një karrierë të bukur në ekranin e madh. Jeni e lumtur dhe krenare që bën pjesë në shoqërinë tuaj të ngushtë.

10. Ju e doni punën tuaj, shefin, kolegët dhe veturën që ju kanë dhënë në punë, vetëm se ju jepet rasti të bëni përpara në karrierë dhe të merrni një rrogë më të mirë duke pranuar një vend pune… 500 km larg qytetit ku jetoni!
a. Nuk hezitoni asnjë sekondë… Pastaj, ju keni kohë që jeni larguar nga qyteti juaj i lindjes!
b. Flisni me partnerin dhe parashikoni një debat të gjatë në perspektivë. Sido që të jetë, ky është një vendim i rëndësishëm për jetën e të dyve.
c. Karrierë, apo jo, familja është familje! Unë nuk lëviz prej këtej!

11. Një vëlla dhe një motër marrin pjesë në përvjetorin e martesës së prindërve të tyre. Çfarë mendoni se po i thotë ajo atij?
a. E ke problem ta marrësh mamanë për Vit të Ri në shtëpinë tënde?
b. Sa bukur ta kalosh gjithë jetën me një burrë të vetëm!
c. Për dhuratën, vendosëm momentin e fundit, por e kemi zgjedhur të mirë…

Rezultatet
Nëse keni më shumë përgjigje a. E doni vëllanë tuaj… nga larg!
Ju jeni pak a shumë e larguar nga vëllai. Ndani pak gjëra me të dhe nuk i tregoni gjithçka mbi jetën tuaj. Jo sepse nuk e doni, por nuk jeni shumë e lidhur me të. Kur ishit të vegjël, për shkak të një ndryshimi moshe apo karakteri, ju grindeshit shumë dhe secili kishte shokët e grupin e vet të interesave. Ai nuk të ka marrë ndonjëherë me vete në festat ku e ftonin, as nuk t’i ka prezantuar shokët e futbollit!
Nga fëmijëria, në moshë të rritur
Ndjenja të ligjshme në vëllazëri, por që nuk duhen lënë të mbizotërojnë, si rivaliteti dhe xhelozia, janë futur shpejt mes jush dhe kjo, gati në mënyrë të pandërgjegjshme. Por, qëkur keni takuar partnerin tuaj, keni ndërtuar jetën tuaj dhe marrëdhënia që kishit me vëllanë, ka evoluar pak me kalimin e kohës. Sot, ju takoheni vetëm me raste, si për ditëlindje, Vit të Ri, pagëzime dhe dasma. Po sikur të afroheshit më shumë? Me siguri, do të befasoheshit dhe do të ndjeheshit më mirë.

Nëse keni më shumë përgjigje b. E adhuroni vëllanë!
Ju dhe vëllai jeni të afërt, marrëdhënia juaj pasqyron një lidhje të fortë familjare dhe gjaku… Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë kështu! Kur ishit të vegjël, ju grindeshit me njëri-tjetrin dhe në adoleshencë, ai ju ngacmonte për shkak të lukut dhe të dashurve tuaj. Por, kjo lloj grindjeje nuk ka asgjë alarmuese, përkundrazi. Në realitet, ju e keni ndihmuar dhe jeni shqetësuar për njëri-tjetrin. Asnjë nga ju nuk ka pasur nevojë të ndjehet superior ndaj tjetrit për të gjetur vendin e tij në gjirin e vëllazërisë ose kundrejt prindërve.
Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi
Ju keni shumë kujtime së bashku, bëni shumë gjëra bashkë dhe ju pëlqen të takoheni rregullisht, vetëm, ose me familjet respektive. Nuk do të hiqnit kurrë dorë nga pushimet e përbashkëta në breg të detit. Mirëkuptimi me vëllanë, me siguri ka kontribuar në krijimin e identitetit tuaj dhe ju ka lejuar të keni besim në vetvete. Kjo lidhje është e rëndësishme për të dy edhe tani dhe mirëkuptimi është real e i qëndrueshëm. Megjithatë, tregoni kujdes që të mos ndërhyni shumë në jetën e njëri-tjetrit. Ju keni gjetur ekuilibrin e duhur!

Nëse keni më shumë përgjigje c. E doni vëllanë më shumë se veten!
Vëllai juaj është një hero! Ai është më i miri, më i bukuri, më i forti! Ai është dashuria juaj e parë dhe kemi dëshirë të themi se kjo do të zgjasë përgjithmonë. Megjithatë…
Një lidhje shumë e ngushtë
Kur ishit e vogël, ju hidhnit mënjanë kukullën tuaj për të luajtur me makina me të dhe e ndihmonit kur ai ndërtonte një shtëpi në pemë. Gjatë viteve të shkollës, ua keni nxirë jetën vajzave që guxonin t’i afroheshin! Ju keni një tendencë ta kontrolloni dhe të largoni gjithë femrat e jetës së tij.
Çfarë do të thotë kjo?
Ju e perceptoni vëllanë si një zgjatim të trupit tuaj, si një alter ego, pa të cilin nuk do të ndjeheshit e plotë. Megjithatë, ju jeni një grua e plotësuar nga të gjitha anët dhe keni nevojë vetëm që të përqendroheni te vetja, për t’u ndjerë e plotësuar. Megjithëse e keni të vështirë ta pranoni, ju e idealizoni lidhjen e fortë që keni me të. Kujdes! Mos e ngatërroni dashurinë vëllazërore me ndjenjat e dashurisë! Po sikur t’i bënit më shumë vend në zemrën tuaj partnerit dhe ta linit vëllanë pak të qetë? Të gjithë do të dilnin të fituar…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilët nuk intervistuam dot këtë javë? Nga Artan Kristo

Next Post

Omëletë ala gjeorgjiane

Advertisement