Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ana Kallaku: Marrëdhënia ime me Gjinin e Portokallisë

Ajo quhet Ana, është simpatike, është spikere lajmesh në Televizionin Scan, por jo vetëm kaq… Ju, me siguri nuk e dini që Ana është motra e një prej aktorëve më të pëlqyer të humorit, Besart Kallaku, i njohur ndryshe si Gjini. Ky fakt përmendet për herë të parë në këtë intervistë, ku do të zbuloni mjaft gjëra interesante rreth marrëdhënies së Anës me Besin, por edhe shumë gjëra për vetë Anën…

 

Mia B.: – Ana, për të të bërë një prezantim të shkurtër, si fillim do të thoja se je spikerja simpatike e lajmeve në ekranin e Scan. Çfarë do tregoje ti më shumë për veten?

Advertisement

Ana Kallaku: – Kam mbaruar ciklin Bachelor në degën Financë banke dhe tani vazhdoj studimet në Ekonomi Financë, master, në vit të parë.

– Zakonisht, pjesa më e madhe e vajzave e ëndërrojnë dhe dëshirojnë që në moshë të vogël ekranin. Ka ndodhur edhe me ty kështu?

– Më pëlqente gjithmonë në fakt dhe kam qenë vazhdimisht aktive në organizimet që bënte shkolla qëkur kam qenë e vogël. (Buzëqesh) Fillimisht, merrja pjesë në konkurset e aktrimit dhe recitimit e më pas bëja prezantimet e aktiviteteve të shkollës.

– Kur ishe e vogël dhe luaje me shoqet, provoje të jepje lajmet apo të prezantoje spektakle?

– Provoja gjithmonë të prezantoja spektakle, por lajmet asnjëherë dhe nuk ma kishte marrë ndonjëherë mendja që do bëja pikërisht këtë punë. Fillimisht, më bënë të besoja se i pëlqeja dhe i doja lajmet, por tani po më pëlqen vërtet kjo punë. (Buzëqesh)

– Një fakt tjetër mjaft interesant për ty e që të tjerët nuk e dinë, është se je motra e Gjinit në “Portokalli”. Më thuaj, çfarë ka të veçantë të qenit motra e Besit?

– Jam një motër shumë e bekuar që e kam atë. Kaq është mjaftueshëm, besoj.

– Çfarë ka ndryshe marrëdhënia juaj nga marrëdhëniet e tjera vëlla-motër?

– Fakti që Besin e kam pas dhe e kam më shumë si shok, pastaj vëlla që më ka qëndruar gjithmonë shumë afër në çdo gjë dhe jemi shumë të hapur me njëri-tjetrin.

 – Mua Ana më duket person mjaft i qetë, ndërsa Besi, shumë çapkën. Ku ngjasoni më shumë dhe ku, aspak?

– Besi ka shumë humor dhe ashtu është edhe në jetën e përditshme, ndërsa unë jo. Mundohem ndonjëherë, por pa sukses.

– Çfarë kujton më shpesh nga fëmijëria juaj?

Faktin që kam qenë shumë e lidhur me Besin dhe ai detyrohej të më merrte me vete ngado që shkonte sepse nuk i shqitesha. Besi ishte 7 vjeç kur unë linda dhe është kujdesur shumë për mua kur mami dhe babi ishin në punë. Kur u rrita, u ngjita keq pas tij dhe ia kam nxirë jetën deri kur vajta nga klasa tretë, mos më shumë… por, nga dashuria e kisha! (Qesh)

– Ke mbajtur ndonjëherë ditar? Kujton ndonjë faqe të tij?

– S’kam mbajtur asnjëherë ditar dhe nuk besoj se do mbaj.

– Çfarë femre është Ana; e fortë, e brishtë, e guximshme…

– Pak nga të gjitha…

– Lajmi të cilin e ke patur më të vështirë ta transmetosh?

Televizioni ku punoj është televizion ekonomik dhe transmetohen vetëm lajme ekonomike, kështu që s’kam patur raste të jap lajme shumë të sikletshme dhe të vështira për t’u transmetuar. Por, më ka zënë njëherë e qeshura gjatë një lajmi dhe e kam patur shumë të vështirë t’i shkoj deri në fund fjalisë.

– Po lajmi më i bukur që ke marrë?

– Këto kohët e fundit kam marrë shumë lajme të bukura. S’di të përmend njërin.

– Me siguri, ata që të njohin të kanë pyetur se pse nuk ke zgjedhur humorin. Cila ka qenë përgjigjja jote?

– Jo çdo gjë mund të zgjidhet, këto janë gjëra që njeriu i ka ose jo dhunti. Në rastin konkret, unë nuk kam lidhje me humorin, por ka Besi sa për të gjithë në familje. (Qesh)

– E ke vendosur të qëndrosh e pozicionuar në rolin e spikeres apo aspiron diçka tjetër në televizion?

– Përkohësisht po gjendem mirë në këtë rol, por dëshira është e madhe që më vonë të provoj edhe diçka tjetër, veç spikeres. Të shohim, me kalimin e kohës.

– Je femër që pret apo e merr iniciativën e para?

– Varet nga situatat…

– Çfarë pëlqen Ana tek Ana?

– Mbase vullnetin dhe besimin për t’i bërë gjërat.

– Edhe pse je e fejuar, a futet Besi tek ata vëllezërit tipikë shqiptarë fanatik për motrën?

– Përpara se të fejohesha ishte pak. S’di të them në ishte fanatizëm, më shumë sesa kujdes apo merak, por tani e ka kaluar stafetën tek i fejuari. (Buzëqesh)

– Për çfarë veçohesh në shoqërinë tënde?

– S’e di, këtë nuk mund ta them unë.

– Ke qenë gjithnjë nxënëse e mirë?

– I jam përkushtuar gjithmonë shkollës, qëkur kam qenë e vogël dhe ashtu vazhdoj edhe tani.

– Të pëlqen të bësh plane afatgjata apo afatshkurtra? Apo nuk bën plane fare?

– Sa herë bëj plane, nuk më realizohen, kështu që më mirë fare.

– Ke bërë plane se si do ta festosh ndërrimin e viteve këtë herë?

– Asnjë plan akoma.

– Në familje, je ti apo Besi ai që bën mē shumë dhurata?

– As unë, as Besi. Për dhurata, kemi mamin! (Buzëqesh)

– Mendon se në jetën tënde ka zënë më shumë vend fati, bukuria apo këmbëngulja?

– Këmbëngulja.

– Cila është një cilësi e jotja me të cilën krenohesh me veten?

– Vullneti dhe besimi.

– Arrin ta bësh dallimin se kush të bën lajka dhe kush të komplimenton vërtet?

– Po, patjetër që po.

– Përveç Besit, çfarë të bën për të qeshur?

– Besi, babi i Besit, ija e Besit. (Qesh)

– Shfaqjet e Besit i ndjek nëpërmjet televizorit apo drejtpërdrejt?

– Në fillim, i ndiqja live, por tani na është bërë gjë shumë normale, kështu që më shumë, nëpërmjet televizorit.

– Cila ka qenë hera e fundit që ke qenë e mërzitur dhe Besi ma ka rregulluar humorin?

– Nuk ka herë të fundit me të, Besi ma rregullon gjithnjë humorin, është i paparë. (Qesh)

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

MINIKOMEDI...KONET E ZENGJINËVE

Next Post

15 rregulla të çuditshme ngrënieje nëpër botë

Advertisement