Festat po afrojnë dhe kjo është periudha më e bukur e vitit, sigurisht, sepse janë dhuratat, por edhe sepse njerëzit bëhen më të dashur me njëri-tjetrin. Kudo sheh drita dhe dyqane të mbushura me njerëz që blejnë dhurata për personat e tyre të dashur. Por ja që ka edhe nga ata që dhuratën ia bëjnë vetës dhe ajo është këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, e cila e ka llastuar veten me një makinë dhuratë, të kuqe, të lidhur me fjongo. Ndonjëherë është më mirë që dhuratat t’ia bëjmë vetes sepse askush më mirë se ne, nuk e di për çfarë kemi nevojë. Por kjo nuk do të thotë që Albëria nuk pret më dhurata nga të tjerët, sa për ta ditur…
Advertisement