Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A shkaktojnë shytat infertilitet?

– Djali im është 17 vjeç dhe nuk i ka kaluar shytat. Dua të di, si të kujdesem për të kur t’i ketë? Di që çdokush i kalon, por kam frikë se kam dëgjuar që shytat shkaktojnë infertilitet. A është e vërtetë? Në momentin që shfaqen, çfarë duhet t’i marr për mjekim? Kam dëgjuar raste të tilla që kur kanë kaluar shytat në moshë të madhe, meshkujt janë bërë infertilë, prandaj ju pyes juve…
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – E nderuar zonjë, parotiti epidemik është një sëmundje infektive virale. Ajo lë imunitet të përhershëm kur kalohet një herë dhe kap si meshkujt, ashtu edhe femrat. Karakteristikë kryesore është se kjo është sëmundje kryesisht e moshës pediatrike dhe ndodh kryesisht në periudhën e vjeshtës apo dimrit, si çdo lloj sëmundje tjetër e kësaj stine. Fëmija i vogël shfaq zakonisht temperaturë dhe një shenjë tjetër karakteristike është enjtja e gjendrrave të pështymës, pra, ka fryrje në gjendrrën e nofullës. Zakonisht, mjekimi kalon me të ngrohta, regjim shtrati, antiflamatorë si paracetamol etj., si çdo sëmundje tjetër virale dhe me vitamina. Një gjë karakteristike dhe shqetësuese e kësaj patologjie është se ky virus ka cilësitë e veta që të instalohet te meshkujt në test. Pra, përveç enjtjes apo inflamimit të gjendrrave të pështymës, ky jep patologji edhe te testet dhe në këtë rast, quhet orkid. Testet rriten, zmadhohen dhe skuqen. Në rastet kur parotiti prek fëmijët e vegjël nën moshën 6-7 vjeç, nuk lë pasoja në të ardhmen.
– Prekja e testeve është gjithmonë shkak për infertilitet, për arsye se dëmton qelizat për prodhimin e spermatozoideve. Në rastin, pra, kur prek në moshë të vogël është vënë re që nuk shkakton në të ardhmen probleme në riprodhim dhe në këto raste, është mirë që fëmija ta kalojë parotitin në moshë të vogël. Ne u rekomandojmë nënave se, në qoftë se ka ndonjë epidemi parotiti, ta lërë fëmijën e saj të vogël të rrijë bashkë me të infektuarin, ta marrë atë, që ta kalojë në moshë të vogël. Thekoj se është më mirë ta kalojë këtë infeksion në moshë të vogël sesa në moshë të madhe sepse në moshën e pubertetit apo në prag të tij, në qoftë se një djalë do të infektohet nga parotiti, shoqëruar edhe me orkid, është e sigurtë që ky person është kontigjent i rrezikshëm për të patur probleme me infertilitetin, pra, pamundësinë për të pasur fëmijë. Kam vënë re që edhe doktorët pediatër, orkidin nga komplikacioni i parotitit, e mjekojnë me antibiotikë, gjë që nuk ka efekt. Në rastin konkret, mjekimi duhet të jetë me kortizonikë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vëllai im është homofobik. Çfarë është kjo?

Next Post

Më la shtatzënë dhe më braktisi!

Advertisement